LIVE UPDATES
Bota

SUPER të PASUR, talibanët kanë në duar qindra miliona dollarë, ku i marrin paratë për të financuar luftën në Afganista

16 Gusht 2021, 11:05 Nga DOSJA
SUPER të PASUR, talibanët kanë në duar qindra miliona

AFGANISTAN Në mars 2020, talibanët thuhet se kanë fituar  1.6 miliardë dollarë amerikanë, sipas Mullah Yaqoob, djalit të ish-udhëheqësit shpirtëror të talibanëve Mullah Mohammad Omar, i cili zbuloi burimet e të ardhurave të talibanëve në një raport konfidencial të porositur nga NATO . Në krahasim me ta, qeveria afgane fitoi 5.55 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë. Ja cilat janë burimet kryesore nga vijnë të ardhurat e tyre:

1.Droga – 416 milionë dollarë

Afganistani kontrollonte afërsisht 84% të prodhimit global të opiumit gjatë këtyre pesë viteve deri në 2020, sipas “Raportit Botëror mbi Drogën” të Kombeve të Bashkuara. Pjesa më e madhe e këtyre përfitimeve të drogës ilegale shkojnë për talibanët, të cilët menaxhojnë opiumin në zonat nën kontrollin e tyre. Grupi ka vendosur një taksë prej 10% për çdo hallkë në zinxhirin e prodhimit të drogës, sipas një raporti të vitit 2008 nga “Njësia e Kërkimit dhe Vlerësimit në Afganistan” , një organizatë kërkimore e pavarur në Kabul. Kjo përfshin fermerët afganë që kultivojnë lulëkuqe , përbërësin kryesor të opiumit, laboratorët që e shndërrojnë atë në drogë dhe tregtarët që lëvizin produktin përfundimtar jashtë vendit.

2.Minierat – 400 milionë dollarë deri në 464 milionë dollarë

Minierat e xeherorit të hekurit, mermerit, bakrit, arit, zinkut dhe metaleve të tjera dhe mineraleve të rralla në Afganistanin malor janë një biznes gjithnjë e më fitimprurës për talebanët . Të dy kompanitë e vogla që merren me nxjerrjen e mineraleve paguajnë militantët talibanë që ata t’i lejojnë të mbajnë bizneset e tyre në punë. Ata që nuk paguajnë përballen me kërcënime për vdekjeSipas “Komisionit të Gurëve dhe Minierave të Talibanëve”, ose Da Dabaro Comisyoon, grupi fiton 400 milionë dollarë në vit nga minierat. 

3.Zhvatje dhe taksa – 160 milionë dollarë

Industritë “e taksuara” përfshijnë operacionet minerare, mediat, telekomunikacionin  dhe projektet e zhvillimit të financuara nga ndihma ndërkombëtare. Nuk përjashtohen shoferët që përdorin autostradat në rajonet e kontrolluara nga talibanët, dyqanet që paguajnë talibanët për të drejtën për të bërë biznes, fermerët etj. Sipas Mullah Yaqoob , të ardhurat nga taksat – të cilat gjithashtu mund të konsiderohen si zhvatje – sjellin rreth 160 milionë dollarë në vit .

4.Donacione bamirësie – 240 milionë dollarë- Talibanët marrin kontribute të fshehta financiare nga donatorët privatë dhe institucionet ndërkombëtare në të gjithë globin.

Këto donacione arrijnë në rreth 1500-200 milion dollarë çdo vit, sipas “Qendrës Afganistane për Kërkime dhe Studime Politike” . Këto organizata bamirëse janë në listën e Departamentit të Thesarit, të grupeve që financojnë terrorizmin në ShBA.

Qytetarë nga Arabia Saudite , Pakistani, Irani dhe disa vende të Gjirit Persik gjithashtu ndihmojnë në financimin e talibanëve, duke kontribuar me 60 milionë dollarë të tjerë në vit në rrjetin “Haqqani” të lidhur me talebanët, sipas agjencive amerikane të antiterrorit.

5.Eksportet – 240 milionë dollarë

Pjesërisht për pastrimin e parave të paligjshme, talebanët importojnë dhe eksportojnë mallra të ndryshme të përditshme të konsumit, sipas Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara . Filialet e njohura të biznesit përfshijnë importimin e  pjesëve të  makinave dhe shitjen e automjeteve të montuara dhe pjesëve të  këmbimit të automobilave.

6.Pasuritë e paluajtshme – 80 milionë dollarë

Talibanët kanë prona të paluajtshme në Afganistan, Pakistan dhe disa vende të tjera. Yaqoob tha se të ardhurat vjetore të pasurive të patundshme janë rreth 80 milionë dollarë.

7.Vende të veçanta

Sipas burimeve të shumta amerikane dhe ndërkombëtare, qeveria e Rusisë , Iranit, Pakistanit dhe Arabisë Saudite mendohet se financojnë talibanët. Ekspertët thonë se këto fonde mund të arrijnë deri në 500 milionë dollarë në vit , por është e vështirë të vendosësh një shifër të saktë.

Cfarë do të sillte ndërtimi i një buxheti në kohë paqeje ?

Për gati 20 vjet, pasuria e madhe e talibanëve ka financuar kaosin, shkatërrimin dhe vdekjen në Afganistan. Për të luftuar kryengritjen, qeveria afgane gjithashtu shpenzon shumë për luftën, shpesh në kurriz të shërbimeve bazë publike dhe zhvillimit ekonomik.

Një marrëveshje paqeje në Afganistan do t’i lejonte qeverisë të rishpërndante burimet e saj të pakta. Qeveria gjithashtu mund të grumbullojë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave nga sektorët ligjorë që tani dominohen nga talibanët, siç është miniera.

Stabiliteti pritet gjithashtu të tërheqë investimet e huaja në vend, duke ndihmuar qeverinë t’i japë fund varësisë së saj nga donatorët si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian . Ka shumë arsye për të rrënjosur paqen në Afganistanin e dëmtuar nga lufta. Ana financiare është vetëm njëra prej tyre. Derisa kjo të ndodhë, shumica e të ardhurave do vazhdojnë të jenë të përqëndruara në duart e talibanëve.

(m.k;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan paratë e talebanëve afganistan paratë e talebanëve


Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim