"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Takimi i Kim me Alibeajn/Paloka: Më shumë se turp, ti zonjë s’vendos mbi Gjykatën shqiptare
5 Prill 2022, 11:28Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas përfundimit të takimit të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeajn. Paloka e quan takimin turp dhe shkelje të çdo ligji të Republikës së Shqipërisë. Sipas Palokës, Kim nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës Shqiptare, duke quajtur si kryetar të PD-së, Alibeajn.
POSTIMI I PLOTË:
Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise! Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim. Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine . Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!
Ditën e sotme Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka quajtur si ‘kryetari në detyrë i PD’, duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Deputeti demokrat Tritan Shehu u pyet ditën e sotme nga gazetarët edhe për takimin e ambasadores amerikane Yuri Kim me kreun e grupit parlame...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duket se nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të votuar në Kuvendi...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka bërë sërish thirrje SPAK-ut që të veprojë për të kthyer sundimin e ligjit. Tabaku e ka vë...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë sot pjesë në konferencën e IDM, promovimi i “shkollës si qendër komunitare”, ku ka dhënë...
SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit reagoi pasi kryeministri pakistanez, Imran Khan deklaroi se Uashingtoni kërkon të rrëzojë qeverinë e drejtuar prej t...
Socialistët do të futen në një proces zgjedhor në nivel bashkie.Në Kongresin e 9 prillit, kreu i mazhorancës Edi Rama do të kërkojë ndërprerjen e mandatit 4-vje...
BULLGARI– Presidenti Ilir Meta është pritur në Bullgari me ceremoni shtetërore nga presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit ka ndarë pamjet nga pritja që iu...
TIRANË- Deputeti demokrat Tomorr Alizoti tha se duhet të zgjidhet kryetari i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.“Alibeaj le të rikonfirmohet, t...
TIRANË- Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani ka folur në lidhje me animimin e Enkelejd Alibeajt për vendimin e gjykatës në 25 mars që regjist...