LIVE UPDATES
Politike

Tabaku tregon planin ekonomik të PD: Nuk duhen dhjetëra taksa e licenca për bizneset, do ristrukturojmë tatimet, do thithim

29 Qershor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Tabaku tregon planin ekonomik të PD: Nuk duhen dhjetëra taksa e

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka qenë sot e ftuar në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për klimën e biznesit. Në fjalën e saj, Tabaku tha se klima e biznesit në Shqipëri është në rënie, e shtoi se qeveria është fajtore pasi nuk po ndihmon ekonominë.

Më tej zyrtarja e PD ka prezantuar planin ekonomik të Partisë Demokratike, që sipas saj rrit konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon, ul informalitetin si dhe afron investitorët e huaj. Ajo shtoi se zotohet për një ekonomi dinamike ku sipërmarrjet shqiptare dhe ato të huaja, të jenë pjesë e tregut dhe ekonomisë.

FJALA E PLOTË E TABAKUT

Kam kënaqësi të veçantë që jam sot në këtë takim organizuar nga një prej partnerëve më seriozë dhe të çmuar të Shqipërisë. Për vite me radhë, anketimi dhe raportet e Dhomës Amerikane të Tregtisë i kanë dëshmuar publikut dhe vendimmarrësve në Shqipëri një pasqyrim të ndershëm dhe të vërtetë në lidhje me gjendjen ekonomike dhe financiare të vendit. Raportet dhe sondazhet e AMCHAM kanë qenë një etalon matës dhe vlerësim real i politikave fiskale dhe ekonomike të qeverive. Ndaj dua t’ju falenderoj edhe në emër të PD e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar për kontributin e çmuar që ju keni dhënë në vendin tonë gjithë këto vite. Të flasësh për biznesin dhe ekonominë në Shqipëri po bëhet përditë e më shumë sfiduese. Mjafton t’i hedhësh një sy raporteve që kjo Dhomë ka botuar këto vite për të kuptuar gjendjen ku ndodhemi. Dhe këto rezultate konfirmojnë shqetësimet tona e tuajat të viteve të fundit. Në këtë sallë sikundër jashtë saj debati është mes dy përqasjeve të ndryshme: do taksojmë punën apo do e nxisim punën? Do të dorëzojmë gjithçka në duart e një shteti të madh, burokratik dhe të korruptuar apo do t’ia mirëbesojmë tregut dhe marrëdhënieve njerëzore?

Do të kemi një shtet që angazhohet të quajë treg pseudo-koncesionet që shpërndan tek një grusht klientësh dhe nënkontraktorët që i paracakton në zyrat e shtetit dhe në darka pazar, apo do të stimulojmë ekonominë e lirë e konkurencën e ndershme? Pas 30 vite tranzicion Shqipëria nuk e ka luksin të bëjë eksperimente e të përsërisë të njëjtat gabime! As ne, as ju! Indeksi i sotëm i biznesit është një bazë e fortë për të kuptuar se ku çalojnë jo vetëm thithja e investimeve të huaja por edhe ku është problemi në lidhje me sipërmarrjen në vend. Kemi mbajtur shënim dhe po finalizojmë një dokument, të cilin e kemi diskutuar me shumë prej jush. Duke qenë se situata ekonomike dhe financiare në vend, bazuar në çdo kriter matës dhe referues, është përkeqësuar në këto 7 vitet e fundit, ne besojmë fort se është i nevojshëm ndryshimi përmes një politikë të re fiskale dhe rregullave se si do të jetë raporti i sipërmarrjes me qeverinë. Një qeveri e madhe, e mbushur me institucione dhe agjenci që kanë përplasje dhe vështirsojnë jetët e biznesit.

Institucione, leje, autorizime, licenca që i marrin ditë jete sipërmarrjes, para edhe energji investitorit dhe që veç burokracisë dhe korrupsionit nuk prodhojnë eficencë në treg. Një sistem fiskal i cili më shumë të shtyn të shpenzosh parà dhe energji për t’iu shmangur se sa për të paguar taksat. Një atmosferë aspak shqiptare e mikpritjes së të huajve. Korrupsion dhe një perspektivë negative për ekonominë. Ekonomi në krizë dhe besim në rënie. Këto të vërteta të dhimbshme janë shtysa për rikonceptim themelor për të nesërmen: politikë e re fiskale dhe rishikim tërësor i mënyrës së si do të funksionojë marëdhënia me biznesin. Një sistem eficent fiskal do të jetë motorri i ekonomisë sonë dhe karburanti i buxhetit tonë me normën më të ulët të taksës në rajon prej 9%. Taksa e sheshtë do të ndihmojë në luftën kundër informalitetit dhe korrupsioni dhe do ta bëjë këtë sistem më të thjeshtë dhe transprent. Kështu kontabilistët nuk do vrasin mendjen si t’i gjejnë anën taksave por si të rrisin eficencën e kompanive ku punojnë.

Jo vetëm kaq, por ajo që ofrojmë është një shkurtim i llojeve të taksave nën parimet e transparencës, thjeshtësisë, eficencës ekonomike, fleksibilitetit, përgjegjësisë politike dhe paanësisë. Boll më me 18 taksa dhe mbi qindra licensa që ju ngarkojnë me burokraci. Boll me ndryshimeve të pakuptimta e tendencioze të legjislacioni siç ka ndodhur në këto 7 vite. Ku ligjet fiskale dhe sistemi tatimor i janë kryer 150 ndryshime. Ju keni nevojë për qartësi e parashikueshmëri dhe ne kemi nevojë për suksesin e sipërmarrjes. Kjo jo vetëm për të mundësuar një rritje të standartit të jetës së shqiptarëve që sot rrezikojnë nivele varfërie si në vitin 2005. Por, edhe për të mirëpritur investimet e huaja të cilët janë kthyer si ujët e pakët në ekonominë e thatësirës që shkretëtira progresive na ka ofruar deri më tani. Për muaj me radhë kam dëgjuar thirrjen e sipërmarrjeve që kërkojnë më shumë drejtësi për mënyrën se si shkruhen politikat fiskale në këtë vend. Përherë e më pak zëri i tyre dëgjohet në një vend me dhjetra institucione dhe agjenci që paguhen nga buxheti i shtetit, për të mos u dhënë zgjidhje.

Për të reduktuar edhe më shumë barrën burokratike do të angazhohemi për të ristrukturuar tërësisht administratën tatimore dhe atë doganore. Do të jetë me eficente, më mirëfunksionale dhe nuk do të ketë si synim gjobitjen e sipërmarrjes. Nuk mbahet shteti me gjoba. Vizioni ynë ekonomik për Shqipërinë ngrihet mbi themelet e lirisë së sipërmarrjes, iniciativës private, hapjes ndaj investitorëve të huaj dhe qeverisë së vogël. Shteti duhet të ketë rregulla të thjeshta për të gjitha nivelet dhe llojet e konkurencës. Beteja jonë ngrihet mbi luftën ndaj korrupsionit duke krijuar një mjedis të paqshëm dhe dëshirueshëm për biznesin. Ku burokracia e pakët do të ketë synim të zgjerojë bazën tatimore, përmes incentivave dhe lehtësimit të mënyrës se si do të paguhen. Jemi të bindur dhe të qartë për atë se çfarë përfaqësojmë ne në rajon, ndaj duam të jemi një “hub” ku investorët nga vendet e partnerëve strategjik të ndjehen komod. Ne nuk do të luftojmë vetëm për të krijuar mundësi ekonomike për investitorët shqiptarë por synim dhe qëllim të veçantë kanë edhe investitorët e huaj.

Partia Demokratike është thellësisht e shqetësuar nga fakti që Shqipërisë në këto 7 vite i kanë munguar investime të huaja direkte në fusha strategjike për ekonominë e së ardhmes. E kam ndjekur me tejet trishtim se si tregu jonë po monopolizohet apo oligarkizohet ndërkohë që biznese të rëndësishme të huaja largohen nga vendi duke mos iu ofruar mundësi. Humbja ka qenë e dyanshme. Ne jemi të qartë që për të krijuar atmosferën e nevojshme për biznes dhe për t’u rikthyer kompetitivë në rajon do të duhet të angazhohemi edhe në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë, në eliminimin e licencave dhe lejeve të padobishme dhe përsëritëse që janë kthyer barrë për biznesin. Duhet të largojmë nga rregullat institucionale dhe praktika e përditshme vizitat e vazhdueshme e bezdisëse të dhjetra inspektoriateve. Reformat që ne do të zbatojmë, do të mundësojnë konkurueshmërinë, do të zhbëjnë monopolet e dëmshme, do çlirojnë tregun nga oligarkia e padobishme për ekonominë dhe do të rrisin punësimin dhe të ardhurat.

Shqipëria nuk ka përse të humbasë edhe më shumë vende në Doing Business, nuk ka përse të vazhdojë të mbetet në të fundit në rajon për investimet e huaja. Të nderuar pjesëmarrës! Ne do të bëjmë gjithcka që ky të jetë dimri i fundit i pakënaqësisë suaj karshi qeverive që nuk ju dëgjojnë. Ne zotohemi per një ekonomi dinamike ku sipërmarrjet shqiptare dhe ato të huaja, të jenë pjesë e tregut dhe ekonomisë sonë. Lejomëni ta përfundoj këtë fjalim duke cituar një vizionar të madh si Thomas Jefferson, që kur përshkruante një qeverisje të mirë i vishte asaj cilësitë e një qeverie që “duhet të parandalojë njerëzit të dëmtojnë njëri-tjetrin, duhet t’i lërë të lirë të rregullojnë sipërmarrjet e tyre dhe nuk ka përse të fusë dorën në xhepin e biznesit.” Shpreh bindjen se të gjithë jemi të një mendje. Shqipërisë dhe sipërmarrësve u duhet një qeveri e tillë një orë e më parë.

Sot paradite Dhoma Amerikane e Tregtisë ka publikuar një raport për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2019. E pranishme në këtë konferencë ishte dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për punësim të të rinjve. Sipas anketimit të publikuar nga Dhoma Amerikane, vihet re se ka një rënie të indeksit mbi përmirësimin e klimës së biznesit për vitin 2019.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhoma amerikane e tregtise jorida tabaku raporti i dhomes amerikane te tregtise dhoma amerikane e tregtise jorida tabaku raporti i dhomes amerikane te tregtise

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime