Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka biseduar ditën e sotme me familje të njohura në zonën e Pazarit të ri në qendër të Tiranës. Në bisedën që patën me Bashën, ata shprehën keqardhje për gjendjen e keqe që është sot kryeqyteti prej keqqeverisjes së 8 viteve të fundit.
“Unë mendoj që ju jeni mbështetur tek njerëzit humanë, tek njerëzit e mirë, tek stafi juaj i mrekullueshëm dhe unë kam besim që edhe këtë skorie të fundit do shporret, se nuk ka mundësi mo, si është e mundur që të politizojë edhe vaksinën që i jep bota, ky thotë jua kam sjell unë. Çfarë është ky muhabet, a e kupton ky popull, vaksinën që shpëton njerëzit që është e falur, ky thotë vetëm unë e bëj vaksinën, prandaj ky duhet shporrur një orë e këtë e shohin të gjithë tashmë, do kesh mbështetjen tonë”.
“Si një pedagog në universitet privat këtu në Tiranë, jam dhe ekspert gjithashtu dhe i ekonomisë. Duke parë këtë krizë totale jam shumë dakord me planin ekonomik që ka Partia Demokratike, e cila duke u nisur dhe nga vlera tatimore që do të jetë 9%, kjo bën që shumica e bizneseve të kenë atë mundësinë që të lulëzojnë përsëri. Ne gjithmonë jemi, më tepër duke parë, jemi dëshmitarë të të gjithë këto bizneseve që po mbyllen gjithmonë e më tepër nga gjithë këto masa të rrepta, që pa kuptim kuptohet që po merr kjo lloj qeverie. Dhe kjo padyshim për mua si gjithë njerëzit këtu në Tiranë që po shikojmë që bizneset aktualë janë gjithmonë në rënie. Shpresojmë që me votën tonë që ne do të japim qeverisë së ardhshme demokratike, kuptohet dhe kjo ekonomi të lulëzojë gjithnjë e më tepër. Duke qenë dhe në aspektin e arsimit duhet të theksoj edhe diçka që shumica e rinisë sot aktualisht duke mos pasur një mundësi që të zhvillohen këtu në vendin tonë, gjen rrugën më të shkurtër për tu larguar jashtë vendi. Dhe kjo është një krim, pse duhet të iki gjithë ky tru i ri, në këtë moshë kaq të re që të lulëzojë në këtë vend, vetëm prej kushteve ekonomike të largohet jashtë vendit tonë. Këtë ne duhet ta ndalojmë patjetër t’i japim mundësi rinisë tonë që ato të lulëzojnë, të zhvillohen gjithmonë e më tepër dhe të japin më të mirën e mundshme për vendin e tyre.” – u shpreh Genti Dajçi.
Kreu i Partisë Demokratike tha se Tirana është motori kryesor i ekonomisë shqiptare dhe ajo që i prin çdo ndryshimi të madh të vendit. Sipas tij, në 8 vitet e fundit Tirana ka pësuar një shkatërrim të trashëgimnisë kulturore dhe nuk ka asnjë bilanc pozitiv. Për këtë, ai u shpreh se 25 prilli është dita e nisjes së angazhimeve serioze për ndryshimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë dhe jo premtimeve boshe.
“Ndihem shumë i nderuar, i privilegjuar që ndodhem në këtë tokë, në këtë shtëpi, në këtë djep të traditës të familjeve autoktone të Tiranës, në këtë djep të disidencës dhe të qëndresës dhe tamam në zemrën e zemrës të Tiranës. Në aspektin e trashëgimisë kulturore po zhduken monumente të qytetarisë, të kulturës dhe traditës, të Europianizmit të kahershëm për të cilën Tirana është krenare dhe tiranasit duhet të jenë krenarë dhe të gjithë kryeqytetasit duhet të jenë krenare se Tirana është 5-fishuar në këto 30 vite tranzicion. Në radhë të dytë ky është motori i ekonomisë, jo vetëm të Shqipërisë por ekonomisë kombëtare të kombit shqiptar. Por, që motori të funksionojë siç duhet, duhet që bazat e ekonomisë të jenë të shëndetshme duke filluar me konkurrencën, me trajtimin e barabartë para ligjit, me respektin për pronën që është e shenjtë në ç’do shoqëri normale, me respektin dhe nderimin për punën, për djersën dhe për ata që prodhojnë apo që hapin vende pune dhe më vjen shumë mirë që këtë bisedë shumë prej jush e prekët planin tonë ekonomik. Dua ta theksoj edhe njëherë. Jeni mësuar që këto 30 vite të dëgjoni premtime nga politikanët, jeni mësuar këto 8 vite të dëgjoni premtime pa doganë nga pala tjetër dhe sa herë që vjen koha për bilanc, nuk ka bilanc po dëgjoni sharje, fyerje në adresë të opozitës, në adresë të medias, në adresë të qytetarëve. E kam thënë dhe po e përsëris. Nuk kam për t’ju përgjigj, megjithëse më thonë pse nuk i kthen përgjigje kur sulmon me atë gjuhë të ulët, me atë gjuhë të padenjë për median se nuk duhet ta dëgjojnë fëmijët, nuk duhet ta dëgjojë rinia. Është një gjuhë të cilën, ju jeni këtu mësues, ish-arsimtare, ish drejtues shkollash. Për atë gjuhë të nxjerrin nga klasa, të dënojnë, jo më të dëgjosh nga personi që akoma edhe për disa javë është në krye të qeverisë. Por unë nuk kam ndërmend ti përgjigjem për një arsye të thjeshtë. Unë e di arsyen pse e përdor atë gjuhë sepse ai do ti iki bilancit, ai do ti iki llogarisë me qytetarët, llogarive 8 vjeçare që ka hap kur premtoj 300 mijë vende pune, kur premtoj uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, kur premtoj uljen e kostos së jetesës, shëndetësinë falas, e shumë e shumë premtime të tjera nga të cilat jo vetëm nuk mbajti asgjë por shkoj në drejtim të kundërt. Prandaj edhe dy javë e gjysmë, tre javë që kanë mbetur taksirat sa herë që do ta dëgjoni kujtohuni që gjithë atë gjuhë të mbushur me vrer, të mbushur me mllef, me sharje e ka për një arsye të thjesht, nuk ka ça t’i thojë shqiptarëve. Nuk solli asnjë përparim. Asgjë! Përkundrazi tani e fajëson Europën për dështimet e veta apo një forcë politike që ua ka demonstruar me vepra që sa herë ka pasur përgjegjësinë e qeverisjes ka prodhuar zhvillimin ekonomik, ka prodhuar investime në infrastrukturë që e kanë bërë sot Tiranën dhe Elbasanin si dy lagje të një qyteti, apo që kanë lidhur kombin përmes Rrugës së Kombit dhe ka prodhuar të mira që sot i shijojmë të gjithë siç është lëvizja e lirë. Nuk ra nga qielli, as lëvizja e lirë e shqiptarëve pa viza, as futja në NATO nuk ra si dhuratë nga qielli. Ishin pengesa të jashtëzakonshme por ne i kaluam pa i bërë më të mëdha seç ishin, pa bërë teatër me to, pa i vënë fajin as Amerikës, as Europës, por duke ulur kokën, duke plotësuar kushtet, duke bërë reformat dhe ja ku jemi sot. Shqiptarët me pasaportën e tyre lëvizin si qytetarë të lirë në Europë. E prandaj ne e kemi provuar, ne e dimë rrugën që të çon drejt Europës dhe tani Partia Demokratike ka një ekip të ri, ka edhe një drejtues të ri në moshë, por që përvojën e kam, por të drejtuar drejt atij destinacioni ku jemi nisur në dhjetor të 1990-ës. Shumë prej jush mund të mos e kenë besuar kur folëm për lëvizjen e lirë se do të arrihej por ja sot e kemi arritur. Dhe sot po ju them kini besim që të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur futjen e Shqipërisë në Europë me të gjitha përfitimet ekonomike, financiare, pronësore, të dinjitetit, të kulturës, të dijes që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në familjen e saj natyrale, politike që është Bashkimi Europian. Shpresoj që pas 25 Prillit të jemi të gjithë bashkë dhe unë pastaj do të kem barrën, detyrimin bashkë me ekipin tim, t’iu përgjigjem e t’iu jap llogari për të gjitha angazhimet dhe planit tonë, për të gjitha angazhimet që kemi marrë para pronarëve, para të përndjekurve, para studentëve, para sipërmarrësve, para fermerëve, dhe para çdo qytetari shqiptar,” – tha Basha.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KAVAJË– Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Vaid Shaba ka bërë premtim para kryeministrit Edi Rama. Gjatë një aktiviteti politik në Kavajë...
KAVAJË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mandatin e tretë nga qyteti i Kavajës, i cili njihet si bastion i Partisë Demokratike. Nga sheshi i qytetit, para ...
TIRANË– Qeveria e Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit, që lojtarët e Kombëtares, të cilët janë të pajisur me pasaport...
KAVAJË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në Kavajë, për të inspektuar nga afër punimet në kantierin Rindërtimit.I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranë...
KAVAJË– Kryetari i Partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Dashamir Shehi po vijon me fushatën elektorale. Sot ai ka shkuar në Kavajë, ku edhe ka zh...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimin e emrit të bashkisë Ura Vajgurore në Dimal.Ai ka dekretuar ndryshimin ditën e sotme me shpallje ligjin...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka konfirmuar për gazetaren e ABC Esiona Konomi se emri i Bashkim Finos nuk do të jetë në fletën e...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një mesazh në 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me anë të një video të publik...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme nga Durrësi, se pas vaksinimit të punonjësve të fasonerive do të vijojë vaksinimi i punonjësve të...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në Tiranë. Ai është pritur me...