Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
‘Heqja’ e pasaportave diplomatike për lojtarët e Kombëtares, Olta Xhaçka sqaron: Është thjesht çështje rregulloreje,
1 Prill 2021, 13:55Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Qeveria e Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit, që lojtarët e Kombëtares, të cilët janë të pajisur me pasaporta diplomatike ta dorëzonin. Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila ka sqaruar se kërkesa është bërë për shkak të përfundimit të afatit. Ndaj ajo ka sqaruar se futbollistët e kombëtares nuk do ta humbasin statusin e dhënë në vitin 2016.
Postimi i Olta Xhaçkës:
Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti. Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.
Në vitin 2016, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit u kualifikua për herë të parë në Europian dhe si shpërblim për arritjen, qeveria shqiptare i ofroi futbollistëve dhe trajnerit të asokohe, Gianni De Biasi, pasaportën diplomatike.
(k.m.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KAVAJË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në Kavajë, për të inspektuar nga afër punimet në kantierin Rindërtimit.I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranë...
KAVAJË– Kryetari i Partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Dashamir Shehi po vijon me fushatën elektorale. Sot ai ka shkuar në Kavajë, ku edhe ka zh...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimin e emrit të bashkisë Ura Vajgurore në Dimal.Ai ka dekretuar ndryshimin ditën e sotme me shpallje ligjin...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka konfirmuar për gazetaren e ABC Esiona Konomi se emri i Bashkim Finos nuk do të jetë në fletën e...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një mesazh në 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me anë të një video të publik...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme nga Durrësi, se pas vaksinimit të punonjësve të fasonerive do të vijojë vaksinimi i punonjësve të...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në Tiranë. Ai është pritur me...
TIRANË– Ditën e sotme ka pasur disa përplasje gjatë mbledhjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në lidhje me logot e partive. Ishte sekretari i PD, Ilvi ...
TIRANË– Takimin elektoral me qytetarët, kryedemokrati Lulzim Basha e zhvendosi në Tiranë. Teksa po takonte qytetartët e njësisë numër 2 në Tiranë, Basha u ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në njësinë numër 2 në Tiranë. Ai ka takuar qytetarët e kryeqytetit të cilët iu ja...