Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE- Pas largimit të Besa Shahinit nga pozicioni i Ministres së Arsimit, Evis Kushi u prezantua nga kryeministri Rama si ministrja e re. Dy ditë pasi mori këtë detyrë të rëndësishme studiuesi Vladimi Kola ka bërë kërkimet e tij dhe ka zbuluar se një artikull shkencor i Kushit është 70% plagjiatur.
Kola denoncon se 70% e artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.
Menjëherë sot ka ardhur edhe një reagim nga vetë ministrja, e cila shprehet ka mbaruar mbaruar doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, ku ka dhënë një sërë provimesh. Ajo thekson se në postin e ri do të bëjë të pamundurën për të nderuar Partisë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.
Postimi i plotë:
MINISTRJA E RE E ARSIMIT EVIS KUSHI (CAKU), SI BASHKËAUTORE, ME ARTIKULL SHKENCOR 70% PLAGJIATURË (TË KOPJUAR)
Natyrisht nuk mund t’i mohohet znj. Evis Kushi (Caku) Doktoratura në Staffordshire University (Mbretëri e Bashkuar) dhe shkrimet e tjera shkencore, por nga kontrolli im në internet rezulton se 70% të artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.
Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është paraqitur nga autoret në një konferencë shkencore me titull <<6th International Conference of ASECU, “Economic development, tax system and income distribution in the countries of Southern and Eastern Europe”>> që është mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi, më 20-22 maj 2010.
Nuk përjashtohet mundësia që artikulli “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, të jetë përdorur nga autoret (apo nga njëra autore), si një ndër shkrimet shkencore, për të marrë tituj akademikë si Profesor i Asocuar ose Profesor.
Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, gjendet i plotë në internet dhe mund të konsultohet lirisht, në këtë adresë (te dokumenti PDF shih faqet 21-36):
http://ëëë.asecu.gr/…/6th-international-conference-asecu-po…
Artikulli shkencor origjinal me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang, gjendet i plotë në internet dhe mund të konsultohet lirisht, në këtë adresë:
https://afrobarometer.org/…/Ëorking%20pap…/AfropaperNo79.pdf
Në artikullin “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, janë kopjuar nga artikulli origjinal teksti dhe referencat (burimet e tjera shkencore). Madje, është edhe interesante të vihet në dukje se disa vlera numerike në përqindje, që gjenden në artikullin origjinal (2007, faqja 13) për shtete të ndryshme të Azisë, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë paraqitur të njëjta si vlera në artikullin e kopjuar (2010, faqja 34) për ca qytete të Shqipërisë. Pra, në artikullin e kopjuar, thjesht janë hequr shtetet e Azisë dhe në vend të tyre janë vendosur ca qytete të Shqipërisë, por vlerat numerike, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë të njëjta në artikullin e vitit 2007 (shtete të Azisë) dhe 2010 (qytete të Shqipërisë). Edhe konkluzionet, në artikullin e vitit 2010 janë të njëjta me konkluzionet e artikullit të vitit 2007.
Te bibliografia e artikullit të kopjuar “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, 2010, është vendosur “Political corruption and income inequality in third ëaves democracy, Eric Chang” (shih faqen 35 te dokumenti PDF), por siç mund të vihet re titulli i artikulli origjinal është shënuar i pasaktë dhe pasaktësia duhet të jetë e qëllimshme, për të mos zbuluar burimin origjinal për lexuesin, duke pasur parasysh edhe faktin se titulli i saktë i artikullit origjinal dhe titulli i artikullit të kopjuar, janë pothuajse të njëjtë.
Gjithsesi, edhe sikur te bibliografia e artikullit “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, 2010, të ishte vendosur titulli i saktë i artikullit origjinal (shih faqen 35 te dokumenti PDF), “Eric Chang, 2007, Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, do të mbetej fakti se nga artikulli origjinal i vitit 2007 me autor Eric Chang, është kopjuar 70% në artikullin e vitit 2010 me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Tre kompani turke, të cilat u shpallën fituese të tenderit 20 miliardë lekë (të vjetra) për rindërtimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërm...
KUKËS– Një 47-vjeçar nga Kukësi është arrestuar ditën e sotme nga Policia, pasi ky i fundit kishte detyruar një që të vjedhë në market.Mësohet se Sp...
RROGOZHINË- Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar për ekzekutimin e 33-vjeçarit Klevis Kapllani në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Dyshohet se ...
TIRANË- Pallati ku banonin Gesian Llaçi, bashkë me dy vëllezërit dhe familjet e tyre, ka pësuar dëmtime serioze dhe është klasifikuar DS4 nga komi...
ITALI- Nëse nuk kishit parë ndonjëherë hyrje të çuditshme në ekranet e huaja, na lejoni t’ju prezantojmë se çfarë ka bërë Maria De Filipi.Pr...
TIRANE– Një 59–vjeçar është arrestuar në flagrancë për zjarrvënie në fshatin Kashar, në Tiranë.Në vendin e quajtur “Pompat e ujit”, kishte rënë zjarri e ...
RROGOZHINË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Klevis Kapllanit në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu është v...
DURRES– Ndalohet shtetasi anglez në qytetin e Durrësit pasi lëvizte me mjet të vjedhur.Rezultoi se mjeti ‘BMW’ ishte i vjedhur në Angli me datë 28 gusht të këti...
GREQI– Kufiri shqiptaro-grek do të jetë i mbyllur deri në datën 30 shtator, duke mos lejuar të kalojnë turistët nga Shqipëria.Do të lejohen të kalojnë vetëm sht...
TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë emisionit ‘Opionin’ ka deklaruar se prioritet për hetimin epi...