Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Studimi i ri: Hëna është 86 milion vjet më e re sesa e kemi menduar më parë
20 Korrik 2020, 14:33Nga DOSJA
GJERMANI– Hëna është konstante në planetin Tokë. Më herët është supozur se hëna e ka shoqëruar Tokën për më shumë se 4.5 miliardë vjet. Hëna është një konstante në jetën tonë. Përmes baticave dhe zbaticave të oqeanit të Tokës, ai stabilizon pjerrësinë e boshtit të planetit dhe, deri vonë, ishte menduar se e kishte shoqëruar Tokën për më shumë se 4.5 miliardë vjet.
Por një studim i ri ka sugjeruar që rezultatet e mëparshme të epokës së Hënës ishin miliona vjet larg.
Shkencëtarët nga një qendër gjermane kanë llogaritur se sa zgjati oqeani magmë i Hënës, duke besuar se sipërfaqja hënore dikur ishte shkrirë dhe mendohet se Hëna është në të vërtetë pothuajse 100 milion vjet më e re nga sa mendohej më parë, rreth 85 milion vjet më e re.
Hëna, kanë thënë shkenctarët, në të vërtetë është krijuar në fund të formimit të Tokës.
Si u krijua hëna:
Shumë shkencëtarë bien dakord mbi historinë e origjinës së Hënës se është krijuar rreth 4.51 miliard vjet më parë. Toka ishte akoma duke u ngrohur dhe ndryshonte me shpejtësi. Gjatë asaj kohe, ajo u përplas me një protoplanetë të quajtur Theia. Theia e ka marrë emrin nga një prej titanëve në mitologjinë greke, i njohur si nëna e perëndeshës së hënës Selene. Asgjë nuk mbetet nga protoplaneti i gjithi u shkatërrua.
Mbetjet e ngelura nga përplasia u bashkuan përfundimisht për disa mijëra vjet dhe formuan satelitin natyror të Tokës, Hënën. Energjia që doli nga aglomerimi i shkëmbit krijoi një magmë në sipërfaqen e hënës të sapo krjuar. Ajo përfundimisht u kristalizua dhe formoi sipërfaqen hënore që ka formën që ne shohim.
Mostrat e marra në Hënë gjatë misioneve Apollo dhe misioneve të tjera robotike sovjetike, ate kohë nuk ndihmuan në sigurimin e të dhënave për moshën e saktë të Hënës dhe shkencëtarët nisën të hulumtonin për metoda të tjera të përcaktimit moshor të satelitit të Tokës. Duke përdorur një model kompjuterik, ekipi i shkencëtarëve gjerman vlerësoi se sa kohë iu desh oqeanit magmë të Hënës për t’u ftohur dhe forcuar, për të kuptuar pastaj se sa e vjetër ishte me të vërtetë Hëna. Modelet e mëparshme kishin vlerësuar se për ftohjen ishin dashur 30 milionë vjet, por studimi i ri tregoi se modelet e mëparshme kishin gabuar me miliona vite.
Shkencëtarët gjithashtu llogaritën përbërjen e mineraleve antike që ishin formuar gjatë ngurtësimit, gjë e cila i ndihmoi edhe në përcaktimin e evolucionit të oqeanit magmë.
Hulumtimi i ri zbuloi se u deshën gati 200 milion vjet që Hëna të qetësohej nga forma e saj e shkrirë dhe të krijonte atë që ne tani e njohim si kore e Hënës. Sipas shkencëtarëve, mosha e Hënës është afërsisht 4.425 miliardë vjet, ose 85 milionë vjet më e re nga sa kishin treguar studimet e mëparshme.
KINË -Pas gjashtë muajsh mbyllje dhe pas një situate të vështirë për shkak të Covid-19 , Kina po i rikthehet normalitetit. Ditën e sotme kinematë në Kinë k...
INDI– India nuk po gjen qetësi nga pandemia cOVID-19 ku ditë pas dite shënohet një bilanc i frikshëm i rasteve të reja.Në 24 orët e fundit India ka grumb...
BRITANI– E teksa e gjitha bota po pret gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse, çereku i qytetarëve në Britaninë ...
BRITANI E MADHE– Sot një lajm i mirë vjen nga Britania, pasi vaksina e Oksfordit kundër Covid-19 ka dhënë shenja pozitive në kurimin e virusit.Vaksina Covid-19...
KOSOVË-Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 viktima si shkak i koronavirusit dhe janë infektuar edhe 142 pacientë të tjerë.Ky lajm është bërë...
KOSOVË– Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i ka bër thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Ko...
KOSOVË– Ditën e sotme ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i VV-së Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një dek...
KALIFORNI– Kujdestari i shtëpisë së aktorit të Hollywood, Johny Depp ka deklaruar se vetë Elon Musk, në orët e vona e vizitonte shpesh gruan e të njohurit, Ambe...
BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka nënshkruar marrëveshjen për të siguruar 90 milion doza të dy nga vaksinave anto-COVID-19 nga kompanitë Pfizer Inc, BioNTech...
BELGJIKË– Shkencëtarët belgë kanë bërë thirrje për më shumë informacion publik në lidhje me rreziqet e rikthimit të Covid-19Në javën e fundit, Belgjika ka ...