6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË– Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i ka bër thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave.
Ky lajm është bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social Twitter nga Komiteti i SHBA-së, ku shihet më tej se ka ritheksuar se vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë.
Ndërkohë kujtojmë se thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Amerikës, pasi edhe më parë i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i bëri thirrje BE-së që të liberalizojë vizat me Kosovën.
Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian dy vjet më parë patën konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash, megjithatë ngërçi qëndron në Këshillin e Bashkimit Europian, ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.
Gjithashtu edhe brenda institucioneve të BE-së është rritur presioni në drejtim të Këshillit të BE-së, pasi një numër i konsiderueshëm eurodeputetësh përmes një letre kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.
Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën.
Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger thotë se çështja e liberalizimit të vizave me Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së.
“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë besueshmëria e BE-së është në diskutim.”- ka deklaruar Ischinger në Twitter.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Ditën e sotme ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i VV-së Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një dek...
KALIFORNI– Kujdestari i shtëpisë së aktorit të Hollywood, Johny Depp ka deklaruar se vetë Elon Musk, në orët e vona e vizitonte shpesh gruan e të njohurit, Ambe...
BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka nënshkruar marrëveshjen për të siguruar 90 milion doza të dy nga vaksinave anto-COVID-19 nga kompanitë Pfizer Inc, BioNTech...
BELGJIKË– Shkencëtarët belgë kanë bërë thirrje për më shumë informacion publik në lidhje me rreziqet e rikthimit të Covid-19Në javën e fundit, Belgjika ka ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,898,694 të infektuar dhe janë ...
BRITANI E MADHE– Koronavirusi është bërë tashmë një vrasës që nuk kursen as të rinj as të moshuar. Në më shumë se gjysëm viti pandemia Covid-19 u ka marrë jetën...
KOSOVË– E mbijetuara e aksidentit ajror ka bërë një dedikim prekës ndaj të riut që humbi jetën ditën e djeshme, i identifikuar si Fatos Gerxhaliu.E mbijetu...
PRISHTINË– Ish-Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga koronavirusi. Lajmin e kanë bërë të ditur të dy m...
PRISHTINË– Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Kosovë për një vizitë dy-ditore, ndërkohë që po zhvillon edhe një konferencë të përbashkët për media...