LIVE UPDATES
Aktualitet

Studentja në Tiranë përjeton MAKTH/ Përndiqet nga një person, dyshon te fqinji, DENONCON në polici: Një person i veshur m

3 Tetor 2021, 07:26 Nga DOSJA
Studentja në Tiranë përjeton MAKTH/ Përndiqet nga një

Një studente po kthehej në shtëpinë ku jeton me qira në katin e parë. Ajo u nda në rrugë me të dashurin dhe mbasi u përqafua me të vazhdoi rrugën për në banesë. ​Por mbas shpine dëgjoi hapa të dikujt që e ndiqte. Ktheu kokën dhe nuk pa asgjë dhe nuk dalloi askënd të dyshimtë.

Vajza më pas u rikthye në polici ku kishte qenë dhe një vit më parë dhe tha se iu përsërit e njëjta ngjarje si atëherë. Një i panjohur po e ndiqte dhe ajo arrinte ta shquante përmes parandjenjës. Sipas një burimi pranë policisë, ishin shërbimet e policisë që i rekomanduan të denonconte dyshime që kishte mbasi ajo njoftoi në numrin pa pagesë. Bëhet me dije se e reja me inicialet F. S i tha të dashurit mos ta përcillte deri poshtë banesës për shkak të rrugës së pashtruar.

“Shkova e vetme në banesë, i thashë të dashurit mos të më përcillte deri tek banesa, mbasi rruga është me gropa dhe kisha merak mos i dëmtohej makina. Po shkoja në këmbë dhe ndeza dritën e celularit dhe eca nëpër lagje. Në momentin që po kaloja gropat dhe rruga është pa ndriçim ndjeva pas meje një person që po më ndiqte”.

Studentja thekson pranë policisë sipas burimeve se ktheu kokën por nuk shqoi asgjë.

“Në këtë kohë nxitova hapat për të hyrë në shtëpi dhe ndjeja që dikush ishte mbas meje. Sapo hapa derën, vendosa çantën tek dhoma ime dhe sapo hyra në tualet dëgjova zhurma hapash jashtë. Po i dëgjoja këto zhurma në ballkon”.

Sipas F. S, dhe sipas asaj që policia tregon e frikësuar vajza telefonoi të parin të vëllain.

“Ndërkohë vërejta nga dritarja se një person kishte afruar veshin pranë portës kryesore dhe po dëgjonte. Personi ishte me mjekër dhe i veshur me të zeza. Shtanga në mes të dhomës”, tregon e reja. E trembur studentja tregon se si ajo i kërkoi të vëllait të shkonte sa më shpejt në banesë, mbasi dikush po lëvizte dorezën e derës dhe po përpiqej ta hapte.

“Ndërkohë personi nisi ta gjuajë shtëpinë me gurë dhe më pas për rreth 20 minuta mbërriti vëllai me një motor, por vëllai nuk pa askënd as afër shtëpisë dhe as në lagje”.

Bëhet me dije se mbasi ka mbyllur telefonin me të vëllain e reja ka telefonuar policinë që mbasi ka shkuar në objekt nuk ka gjetur gjurmët e askujt.

Policia thotë se e njëjta situatë është denoncuar edhe më herët nga e reja që madje ka shtuar se personi në fjalë e ka ofenduar dhe sharë. E pyetur gjatë kësaj kohe se kush mund të ishte ky person, vajza ka treguar se ai mund të ishte fqinji. Edhe në rastin e dytë policia ka thërritur të dyshuarin që ka këmbëngulur se ishte në gjumë dhe se policia e zgjoi pa të drejtë.

I riu A. D thotë “sqaroj se rreth orës 01 kur mbërriti policia isha në gjumë dhe policia kërkoi shpjegime, por kam qenë në gjumë mbasi rashë herët në krevat”./GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perndjekje ne tirane perndjekje ne tirane

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari