Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
TIRANË– Nëna 75-vjeçare e atletit Pirro Dhima, Lefteria u gjet pa jetë pranë banesës së saj nga fqinjët. E moshuara kishte nisur që të dekompozohej pasi prej ditësh askush nuk e kishte vënë re mungesën e saj. Madje as i biri…Por përveç medalistit, ajo ka edhe një djalë tjetër, tre vjet më të madh se kampioni i botës, Odhiesean.
E ndjera ka punuar gjatë gjithë jetës në Tiranë duke i rritur të dy djemtë në kryeqytetin shqiptar, por mesa duket kjo nuk e ka ndihmuar për të pasur një marrëdhënie më të ngushtë me ta. Pas rënies se komunizimit, Piro Dhima shkoi në Greqi ku 13 vite më vonë u shpall kampion bote. Ambicia e tij nuk u ndal me aq, pasi Dhima u zgjodh deputet i partisë së majtë greke PASOK.
Marrëdhënia me nënën
Siç raporton “ABC”, Piro Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushte me nënën e tij, gjë që shpjegon edhe faktin sesi për ditë të tëra ajo është dergjur e pajetë, ndërsa askush nuk është kujtuar për të. Atleti raportohet se kisgte marrëdhënie të vështirë me të ëmën për shkak të martesës me gazetaren e njohur Anastasia Sdougou. Kjo për shkak se nëna e tij nuk kishte aprovuar martesën me gazetaren më të madhe në moshë. Në intervistat e dhëna për mediat greke, ai ka mohuar faktin se është shqiptar, duke shtuar se është rritur nga gjyshja në Himarë.
“Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur,”– thoshte Dhima. Bashkëshortja e tij, Anastasia Sdougou ndërroi jetë nga kanceri disa vite më parë, por duket se marrëdhëniet mes nënës nuk ndëryshuan kurrë. Nëse kërkon për Dhimën në internet, del vetëm emri i të atit, Vasil, ndërsa mëmësia nuk rezulton askund.
Në vitin 2017 ajo kishte humbur edhe bashkëshortin, Viktorin. Lefteria kishte një marrëdhënie të trazuar me të birin, ndërkohë kjo foto e mëposhtme tregon momentin kur ajo përqafon të birin, i cili kthehej nga Lojërat Olimpike ku kishte fituar medaljen e artë në vitin 1992.
Qasja ndaj Shqipërisë
Piro Dhima është bashkuar më parë në protestat e Agimit të Artë, organizatë e cila u cilësua si terroriste nga Gjykatat greke pak muaj më parë, duke kërkuar autonomi për të ashtuquajturin “Vorio Epir”.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Klinton Pira, 26 vjeç, kishte 3 vite që jetonte në Angli dhe sapo ishte kthyer gati një muaj më parë. I riu, me origjinë nga Dibra, ki...
TIRANË – Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë, ka njoftuar ditën e sotme në rrjetin social Facebook se mbi 800 mijë qytetarë janë vaksinuar ...
TIRANË– Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë kundër projektit të zgjatimit të Unazës Re, ku është projektuar që të shemben rreth 700 banesa në zonë....
DURRËS – Në veri të qytetit brezi i rërës është ngushtuar ndjeshëm e në disa pjesë është zhdukur. Edhe bunkerët, pjesë e fortifikimit shtetëror në br...
TIRANË – Gjuetia e paligjshme shënoi rekorde të reja në Shqipëri gjatë pandemisë. Importi i armëve të gjahut dhe fishekëve u rrit ndjeshëm gjatë viti...
TIRANË– Qytetarë të shumtë dhe studentë kanë dalë pasditen e sotme në protestë në sheshin “Nënë Tereza” për të ngritur zërin kundër vaksinimit me det...
Gjykatat shqiptare po hasin përherë e më shumë vështirësi për gjetjen e përkthyesve të licencuar nga Ministria e Drejtësisë që duhet të jenë në krah të migrantë...
ELBASAN– Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi ka qëlluar me sende të forta bashkëfshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur b...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë ditën e sotme me dy viktima në Tiranë. Mësohet se 31-vjeçarja ganeze me pasaportë fran...
TIRANË- Kryeqyteti sot u trondit nga vdekja e një çifti në një nga banesat që kishte marrë me qera. Jawsackie Jaboah, nga Gana por me nënshtetësi fr...