Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dibra dhe Korça janë qarqet me numrin më të ulët të automjeteve në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dibranët janë përdoruesit më të pakët të makinave në vend, pasi atje numërohen vetëm 103 automjete për 1000 banorë. Por nuk mbeten pas korçarët, ku referuar INSTAT, përllogaritet të ketë vetëm 112 makina për 1000 banorë që jetojnë në qarkun e Korçës. Me sa duket dibranët dhe korçarët preferojnë të ecin pak më shumë në këmbë se pjesa tjetër në vend.
Në vend të tretë për numrin e ulët të automjeteve në raport me popullsinë është qarku i Elbasanit, ku për vitin 2018 kishin në përdorim 116 makina për 1000 banorë.
Nga ana tjetër edhe pse Kukësi është cilësuar si qarku më i varfër i vendit, kur vjen puna të numri i automjeteve, në vitin 2018 kishin 130 automjete për 1000 banorë, me një diferencë të konsiderueshme nga qarku i Dibrës që renditet i fundit.
Në qarkun e Fierit dhe të Beratit, në vend të pestë dhe të gjashtë, kanë përkatësisht 153 makina për 1000 banorë, ndjekur nga Gjirokastra me 171 makina për 1000 banorë, Vlora dhe Shkodra me 187, si dhe Lezha me 190 makina për 1000 banorë.
Nga ana tjetër Tirana dhe Durrësi mbajnë rekord për numrin e lartë të makinave, ku për vitin 2018 e tejkaluan numrin 200 për një banorë në këto qarqe, përkatësisht 201 për qarkun Durrës dhe 215 për qarkun e Tiranës.
Sipas INSTAT gjatë të dhënave tre vjeçare 2016-2018, vihet re se mjetet rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë kanë një tendencë rritje në numrin e tyre. Qarku i Tiranës zë 38,3 % të mjeteve për pasagjerë
Gjatë periudhës 2016-2018, qarku me rritjen mesatarisht më të lartë të numrit të mjeteve për pasagjerë llogaritur për 1.000 banorë është qarku i Kukësit me mesatarisht 10,3 % mjete për 1.000 banorë i ndjekur nga qarku i Dibrës me 10,1 % mjete për 1.000 banorë. Qarku me rritjen mesatarisht më të ulët të numrit të mjeteve për pasagjerë është qarku i Tiranës me 2,5 % mjete për 1.000 banorë. Ndërkohë, për të njëjtën periudhë, qarku me rënien mesatarisht më të lartë paraqitet qarku i Gjirokastrës me 2,2 % mjete më pak për 1.000 banorë. Marrë nga Monitor.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Qendra e Përbashkët e Kërkimit e Komisionit Evropian (JRC) hap laboratorët dhe lehtësirat e saj shkencore për njerëzit që punojnë në akademi dhe organizata kërk...
Viti 2020 nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në barrën tatimore të biznesit, por penalizimet për fshehje të të ardhurave do të jenë të dyfishuara duke nisur ...
Shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësore (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera përgjatë periudhës 2015-2018. Kjo shifër është bërë e...
Nata e ndërrimit të viteve dhe orët e para të mëngjesit të 1 Janarit kanë shënuar fluks në Urgjencën e Qendrës Spitalore universitare Nënë Tereza. Sipas bluzave...
Shqipëri-Shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësore (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera përgjatë periudhës 2015-2018. Kjo shifër ësh...
“Albanian Highway Concesion”, kompania që ka kontratën e koncesisonit për Rrugën e Kombit ka arritur që vetëm në 9 muajt të këtij viti të arkëtojë nga tarifa e ...
Kjo kontratë ka ngjallur debate për shkak të kostos së lartë dhe rritjes përtej parashikimeve fillestare, duke detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të urdhërojë ...
SHKODËR- Institucionet që i janë bashkuar thirrjes së qeverisë për solidarizim me të prekurit nga tërmeti janë të shumta. Dhe Universiteti i Shkodrës është...
Ndërkohë që kërkesa për qira ka arritur kulmin në Durrës, më të prekursin nga tërmeti i 26 nëntorit, kërkesa për blerje apartamentesh është pezulluar. Agjencitë...
Shqipëria rezulton të jetë shteti me përqindjen më të lartë të grave në Europë të cilat studiojnë degë të ndryshme të shkencës si Teknologji, Inxhinieri dhe Mat...