LIVE UPDATES
Ekonomi

Llogaritjet e gabuara për Sterilizimin, në 2018-n u dyfishua numri i operacioneve, u paguan 5 mln euro më shumë

30 Dhjetor 2019, 06:11 Nga DOSJA
Llogaritjet e gabuara për Sterilizimin, në 2018-n u dyfishua numri i

Kjo kontratë ka ngjallur debate për shkak të kostos së lartë dhe rritjes përtej parashikimeve fillestare, duke detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të  urdhërojë pezullimin e operacioneve të thjeshta.

Sipas raportit të financave, pagesat për këtë kontratë realizohen sipas skemës (pay x use), prandaj tejkalimi në nivel vjetor i numrit të ndërhyrjeve të planifikuara sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

Por, të dhënat e paraqitura nga Ministria e Financave tregojnë se planifikimi ka qenë shumë i gabuar dhe situata ka dalë nga kontrolli në 2018-n. “Niveli i ndërhyrjeve i parashikuar në kontratë është 62.957 ndërhyrje ndërkohë që vetëm për vitin 2018 janë realizuar 117.000 ndërhyrje”, thuhet në raport.

Si rrjedhojë, pagesat e detyrimeve për tejkalimin e numrit të ndërhyrjeve gjatë vitit 2018 ishin 610 milionë lekë, ose rreth 5 milionë euro më shumë, të cilat po paguhen dhe përgjatë 2019-s.

“Pagesat për 9-mujorin e vitit 2019 janë rreth 1.64 miliardë lekë ose rreth 85.7 përqind e planit të rishikuar vjetor të pagesave të parashikuara për vitin 2019. Ky realizim i lartë lidhet me pagesat e detyrimeve për tejkalimin e numrit të ndërhyrjeve gjatë vitit 2018 (610 milionë lekë)”, thuhet në raport.

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e operacioneve duket se e ka dhënë efektin në vitin 2019, ku numri i tyre është ulur ndjeshëm. Ministria e Financave raporton se për vitin 2019 janë parashikuar 63.600 ndërhyrje dhe për periudhën Janar- Shtator janë realizuar 47,241 ndërhyrje, ose rreth 74 përqind e planit vjetor të parashikuar.  Nga tabela (shih tabela 11 më poshtë) rezulton se është ulur ndjeshëm pesha e ndërhyrjeve me kompleksitet të ulët, nga 61.4% në 2018-n, në 42.2% për 9 mujorin 2019.

Për gjithë vitin 2019, financat parashikojnë të paguajnë 1.9 miliardë lekë nga buxheti për këtë koncesion. Financat pranojnë që kanë rishikuar në rritje planin e pagesave si për 2018 ashtu dhe 2019.

Për 2020 dhe 2021, parashikimet për pagesat janë përkatësisht 1.65 dhe 1.7 miliardë lekë.

Nga krahasimi i projektbuxhetit 2018 dhe 2020 rezulton se se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018 për gjithë periudhën 10 vjeçare kur parashikohet koncesioni. Si rrjedhojë, nga llogaritjet e gabuara të bëra nga ana e hartuesve të saj, vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65 % në harkun e dy viteve.

PPP-ja e sterilizimit “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të përsonalizuar të instrumenteve kirurgjikal, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale” u firmos në fund të vitit 2015 midis kompanisë  “Sani Service” dhe Ministrisë së Shëndetësisë, si përfituese e shërbimit, përfaqësuar nga ministri Ilir Beqja dhe FSDKSH, përfaqësuar nga Milva ikonomi, ku janë përcaktuar kushtet paraprake, objekti i kontratës, çmimet dhe rishikimi i çmimeve.

Kontrata nisi të zbatohet më 2016. Monitorimi i saj bëhet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciale (DAPSHET) në QSUT, raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga auditimi i këtij shërbimi, KLSH ka konstatuar se, nuk ka një përcaktim detajuar për përdorimin e kompleksiteteve për çdo lloj operacioni, numrin e pajisjeve të kompleksiteteve për çdo ndërhyrje dhe nuk ka një përcaktim të qartë të përdorimit të seteve të sterilizimit me avull në shërbimet spitalore universitare dhe në spitalet rajonale.

Risku financiar mbahet nga buxheti

Në raportin e fundit, financat pranojnë se risku financiar mbahet nga buxheti. “Tek pala private janë transferuar risku i projektimit, ndërtimit, i operimit dhe performancës, si dhe risku i transferimit të aseteve, ndërsa risku i ndryshimeve ligjore, risku material nga vendimet politike dhe risku financiar i janë alokuar palës publike. Ndërkohë janë ndarë mes palëve risku i lejeve dhe licencave, risku i kërkesës, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes së kontratës”, thuhet në raport.

Deri në momentin aktual të funksionimit të kontratës, sipas financave janë materializuar risqet e mëposhtme:

Pak ditë më parë, Organizata Nisma Thurje ka dorëzuar pranë SPAK, Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kallëzim penal për disa zyrtarë të lartë, që siç bëjnë me dije janë të përfshirë në procesin e dhënies me koncesion të procesit të sterilizimit, i cili ka qenë i paplanifikuar mirë dhe  po rezulton se ka krijuar kosto të panevojshme për buxhetin e shtetit.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi koncesioni i sterilizimit koncesioni i sterilizimit

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime