LIVE UPDATES
Ekonomi

“S’pranoi ta ndajë gruan dhe tani më përndjek”/ Lidhje që përfundojnë keq, burrat nuk pranojnë që t

4 Korrik 2021, 15:26 Nga DOSJA
“S’pranoi ta ndajë gruan dhe tani më përndjek”/

A.D i humbi telefoni në rrethana të paqarta. Por ndonëse e denoncoi si të vjedhur, nuk u desh shumë punë që ta kuptonte se aparati i ishte rrëmbyer nga ish i dashuri, që mbasi aksesoi aparatin dhe mori prej andej fotografitë personale të 30 vjeçares nisi nga kërcënimet. “Ishte një histori e shkurtër me N. P”, pohoi më pas në polici e reja e cila për vite me radhë u përndoq dhe pretendoi se u mbajt peng nga ish i dashuri që këmbënguli se ajo duhej të kthehej me të. Katër vjet nga mbyllja e historisë që zgjati vetëm pak muaj e reja arriti të krijojë familje dhe të bëhet nënë e dy fëmijëve, por stresi që kaloi e dërgoi atë në polici, atje ku shumë vajza të reja që përndiqen nga ish-partnerët kërkojnë ndihmë.

“Në telefon kisha fotografi personale dhe kur gjendja u bë e padurueshme i dhashë fund historisë me të pandehurin. Ndërrova numrin për të mos patur kontakte me të,” tha në polici e reja. Por në këtë periudhë asaj i nisen në messenger fotot private që i kishte patur në telefonin e denonucuar si të vjedhur.

“Mbas kësaj ai erdhi në vendin e punës, doli përpara meje dhe me një pistoletë që mbante në çantë më kërcënoi se do më fuste plumbin kokës nëse largohesha prej tij,” kujton e reja përpara psikologëve teksa në dosje thuhet se vajza u mundua ta qetësojë ish të dashurin dhe e ka bindur atë se nuk do ta braktiste por do kthehej me të. Kaq ka mjaftuar që ai ta kthejë në vendin e punës.

“Jam njohur në një rreth shoqëror, kam pasur një marrëdhenie të shkurtër. Jo, bashkëjetesë, lidhje. Arsyeja ka qenë pse isha shkëputur prej tij dhe pse nuk i jepja numrin e telefonit, filloi tmë përndiqte dhe prej asaj dite dërgoi fjalë edhe pse ishte brenda në paraburgim, kërcënime nëpërmjet njerëzve të vet, por lashë drejtësinë të merrej me të. Ishte njeri shumë posesiv. Unë nuk doja të bëja më me të dhe filloi me kërcënime të të gjitha llojeve, do të vras. Nuk ishte mirë nga trutë,” pohon para autoriteteve vajza e përndjekur. Një 27 vjecare u përball me ish të dashurin e martuar i cili kur duhet të vendoste mes saj dhe gruas, zgjodhi bashkëshorten. Por ndërkohë nuk e lejoi ekonomisten që të vijonte jetën e saj. A. R u tremb prej 45 vjeçarit kur ai jo vetëm e telefononte vazhdimisht, por ju shkruante të gjitha shoqeve të saj.

“Hapi llogari me fotografinë time, me emrin tim dhe krijoi shoqëri të rreme me shoqet e mia. Ulej në kafe përbri dhe sapo më shikonte me kolegët e firmës , krijoi skandale, nuk lejonte asnjë mashkull t’më afrohej,” thotë e reja. E alarmuar fillimisht vajza ka kërkuar ndihmën e gruas, sapo ajo dështoi në një lidhje e cila u mbyll pa nisur ende, ngaqë ish i dashuri i martuar u prezantua tek i riu A.F

“Bashkëshortja e tij që i shkrova në “Facebook”, mu përgjigj ky nuk është problem im dhe nuk pranoi t’më takojë fare,” tha para policisë vajza që në një rast teksa po konsumonte kafe me një koleg është rrahur nga ish i dashuri. “A. R. nuk pranoi ta ndajë gruan dhe tani më përndjek pasi nuk pranon që të vazhdoj jetën time dhe kjo është e frikshme,” thotë në denoncim 27 vjecarja “që ashtu si mjaft gra të tjera kanë rënë viktima të ish partnerëve për shkak tolerancës. Pyetjes së oficerit se përse nuk ishte paraqitur më herët, por mbas incidentit më të fundit ku rezultoi si dëshmitar edhe kolegu i vajzës, 27 vjeçarja i përgjigjet:- “u mundova të humbas gjurmët.Krijova një rutinë të re. Shtëpinë që më paguante me qera e lëshova dhe po mundohesha të krijoja një lidhje stabël, por ish i dashuri nuk e përballon dot këtë fakt”.

Ndërkohë edhe gratë përndjekin, madje duke i gjobitur të martuarit. E. D është një 30 vjeçare nën arrest shtëpiak dhe jeton në Tiranë. Ajo u vu nën hetim për përndjekje mbasi në polici u paraqit shtetasi H.V i cili mori dhjetra mesazhe në telefon në mbyllje të një historie të gjatë dhe jashtëmartesore. Në fund ai u shantazhua nga e reja nën dijeninë e të ëmës për një lidhje të marrë fund prej kohësh.

“Më shantazhuan nënë e vijë dhe më këkruan në këmbim 2000 euro. E njoh E. D. por prej 10 vitesh nuk kam më asnjë lidhje me të,” ka treguar në polici i riu. I ndjerë i kërcënuar dhe i dhunuar psikologjikisht nga sjelljet dhe veprimet e të pandehurës, kallëzuesi i është drejtuar organeve përkatëse duke vënë në dispozicion edhe aparatin e tij të telefonit celular, ku identifikohen mesazhet me përmbajtjen e sipercituar-“, thuhet në dosjen që gazeta “Si pati mundësi ta aksesojë. Të kundërtën këmbëngul 30 vjeçarja sipas të cilës lidhja me burrin vijon prej 11 vitesh dhe se aktualisht çifti është grindur duke qenë sei martuari nuk po i jep zgjidhje lidhjes.

“Para rreth 2 javesh u zumë me njeri – tjetrin për arsye se i kërkova kallëzuesit 1.000 euro dhe me pas 2.000 euro dhe nuk mi dha. Më pas i dërgova sms nëse nuk më jepte 2.000 euro, do t’i tregoja familjes së tij për këtë lidhje të fshehtë, gruas dhe femijeve te tij,” përmendet në dosje. E pandehura deklaron se kërkesat e saj për para i ka bërë duke qenë se kishte një kohë të gjatë lidhje me këtë shtetas dhe i dukej normale që i dashuri i fshehtë ta ndihmonte duke qenë se kishte nevojë për ato para, pasi ajo donte të udhëtonte për në Gjermani dhe të niste një jetë të re.

“Historinë tonë e dinë të gjithë në Tiranë kështu që më nevojiteshin para të shkëputesha,” këmbëngul vajza. Por policia mbasi kqyri telefonin zbuloi se në aparatin e burrit të martuar gjendeshin disa mesazhe mes të cilave paralajmërimi “po nuk ma dhe shumën prej 2.000 euro, do t’ua dërgoj mesazh gruas dhe fëmijëve të tu”. Këto mesazhe sipas policisë i kapërcejnë kufinjtë e përndjekjes dhe ndaj krimi i kryer nga 30 vjecarja u konsiderua gjobëvënie.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale histori dashurie histori dashurie

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni