12 Qershor 2025, 00:04
Nga DOSJA
ITALI - Aleksandar Kolarov ka marrë hapin e radhës në karrierën e tij si trajner. Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka konfirmuar se ish-mbrojtësi i njohur ka pranuar ofertën e Interit, ku do të shërbejë si zëvendëstrajner i Cristian Chivu, aktualisht në stolin e ekipit të parë zikaltër. Lajmin e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i FSS, Branko Radujko, përmes një komunikate zyrtare:
“Kur ia besuam Aleksandarit drejtimin e kombëtares U-21, ishim të bindur se ishte fillimi i një karriere të madhe trajnimi. Edhe pse periudha e tij me ne ishte e shkurtër, ai tregoi profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe pasion në punën me të rinjtë.
Kalimi i tij tek një nga klubet më të mëdha të Europës, si Interi, është dëshmi e potencialit që ai ka për të lënë gjurmë në futbollin modern. Jemi krenarë që ky kapitull i ri për të nisi pikërisht në Federatën tonë,” – shtoi Radujko.
Kolarov, që si lojtar ka mbajtur fanellën zikaltër mes viteve 2020 dhe 2022, ka fituar me Interin Serinë A, Kupën e Italisë dhe Superkupën italiane. Tani, në rolin e ndihmësit të Chivu, ai pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në stafin teknik të një prej klubeve më të suksesshëm në Itali dhe Europë.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Qershor 2025, 00:01
TURQI - Leroy Sané do të vazhdojë karrierën në Turqi. Pas pesë sezonesh me Bayern-in, ku fitoi katër tituj të Bundesli...
Sport
11 Qershor 2025, 18:30
ANGLI - Blutë e Londrës do ta nisin turneun e Botërorit të 32 ekipeve ditën e hënë, ku do të udhëtojnë drejt S...
Sport
11 Qershor 2025, 17:50
SPANJE - Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës për Klube, e cila fillon k&eu...
Sport
11 Qershor 2025, 17:34
PORTUGALI - E ardhmja e Viktor Gyökeres po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Sporting CP ka vendosur. Ka rënë dakord t&e...
Sport
11 Qershor 2025, 17:19
SPANJE - Largimi i Joan Garcías nga Espanyol në Camp Nou, po shkakton trazira në Barcelonë.
Tifozët e ‘Peric&e...
Sport
11 Qershor 2025, 16:49
BRAZIL - Carlo Ancelotti, trajneri i Brazilit, pas fitores së ekipit të tij kundër Paraguajit, u shpreh: "Kemi një listë shumë...
Sport
11 Qershor 2025, 16:29
ITALI - Ardhja e Filippo Inzaghit te Palermo duket e afërt, duke vazhduar valsin e tij si trajner në Itali. Ashtu si vëllai i tij, Simone,&n...
Sport
11 Qershor 2025, 16:22
ZVICER - Kupa e Botës për Klube 2025 në Shtetet e Bashkuara ende nuk ka filluar (14 qershor - 13 korrik) dhe megjithatë janë duke u zhv...
Sport
11 Qershor 2025, 16:11
KOREJA E JUGUT - Vjen fundi i një çështjeje për Heung-Min Son. Dy persona u akuzuan të mërkurën për shantazh dhe tenta...
Sport
11 Qershor 2025, 15:59
ANGLI - Pas nënshkrimit të portierit Marcus Bettinelli, mbrojtësit Rayan Aït-Nouri dhe francezit Rayan Cherki, Manchester City vazhdon ...