12 Qershor 2025, 00:01
Nga DOSJA
TURQI - Leroy Sané do të vazhdojë karrierën në Turqi. Pas pesë sezonesh me Bayern-in, ku fitoi katër tituj të Bundesligës, anësori gjerman ka vendosur të bashkohet me Galatasaray-n, pasi nuk arriti marrëveshje për rinovim kontrate me kampionët e Gjermanisë.
Sané, 29 vjeç, u transferua te Bayerni nga Manchester City në vitin 2020 për 49 milionë euro dhe zhvilloi 220 ndeshje me klubin bavarez, duke shënuar 61 gola dhe dhënë 55 asiste. Në sezonin 2024/25, ai regjistroi 11 gola dhe 6 asiste në 30 ndeshje në Bundesligë. Megjithatë, oferta për një rinovim me pagë të reduktuar nuk u pranua nga lojtari. Pavarësisht bisedimeve të gjata, Bayerni nuk ishte i gatshëm të përmirësonte kushtet financiare të ofruara.
Galatasaray ka përfituar nga situata dhe ka bindur Sané-në me një projekt ambicioz që përfshin edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare deri në vitin 2028 dhe do të përfitojë 10 milionë euro neto në vit, duke u bërë lojtari më i vlefshëm në kampionatin turk me një vlerë tregu prej 32 milionë eurosh.
Edhe pse kishte interes nga Arsenali dhe Arabia Saudite, Sané zgjodhi të vijojë karrierën në Stamboll, ku pritet të jetë lideri i ri i Galatasaray-t. Zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë së shpejti, duke shënuar një ndër goditjet më të mëdha të merkatos verore në Süper Ligë.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Qershor 2025, 18:30
ANGLI - Blutë e Londrës do ta nisin turneun e Botërorit të 32 ekipeve ditën e hënë, ku do të udhëtojnë drejt S...
Sport
11 Qershor 2025, 17:50
SPANJE - Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës për Klube, e cila fillon k&eu...
Sport
11 Qershor 2025, 17:34
PORTUGALI - E ardhmja e Viktor Gyökeres po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Sporting CP ka vendosur. Ka rënë dakord t&e...
Sport
11 Qershor 2025, 17:19
SPANJE - Largimi i Joan Garcías nga Espanyol në Camp Nou, po shkakton trazira në Barcelonë.
Tifozët e ‘Peric&e...
Sport
11 Qershor 2025, 16:49
BRAZIL - Carlo Ancelotti, trajneri i Brazilit, pas fitores së ekipit të tij kundër Paraguajit, u shpreh: "Kemi një listë shumë...
Sport
11 Qershor 2025, 16:29
ITALI - Ardhja e Filippo Inzaghit te Palermo duket e afërt, duke vazhduar valsin e tij si trajner në Itali. Ashtu si vëllai i tij, Simone,&n...
Sport
11 Qershor 2025, 16:22
ZVICER - Kupa e Botës për Klube 2025 në Shtetet e Bashkuara ende nuk ka filluar (14 qershor - 13 korrik) dhe megjithatë janë duke u zhv...
Sport
11 Qershor 2025, 16:11
KOREJA E JUGUT - Vjen fundi i një çështjeje për Heung-Min Son. Dy persona u akuzuan të mërkurën për shantazh dhe tenta...
Sport
11 Qershor 2025, 15:59
ANGLI - Pas nënshkrimit të portierit Marcus Bettinelli, mbrojtësit Rayan Aït-Nouri dhe francezit Rayan Cherki, Manchester City vazhdon ...
Sport
11 Qershor 2025, 15:42
SHBA - Beckham kundër Beckham. Ky është një duel që mund të ofrohet nga ndeshja hapëse e Kupës së Botës pë...