12 Dhjetor 2023, 19:32
Nga DOSJA

BELGJIKE - Ndeshjet mes Anderlecht Brukselit dhe Standard Liege do të zhvillohen pa tifozë në tribuna deri në fund të sezonit 2024-2025. Pas incidenteve të shumta të muajve të fundit, dy klubet emblematike në kampionatin belg kanë marrë masën drastike.
“Në gjashtë vitet e fundit, “Klasikja” belge është ndërprerë katër herë”, sqaruan dy klubet, duke iu nënshtruar rregullisht sanksioneve të Federatës Belge (RBFA). Dy herë, ndeshja nuk u rifillua.
Të enjten e kaluar, në fazën e 1/16-tës së Kupës së Belgjikës, ndeshja mes dy skuadrave u ndërpre për një kohë të gjatë, pasi mbështetësit e çdo kampi ishin fajtorë për dëmtimin, hedhjen e karrigeve dhe përdorimin e mjeteve piroteknike.
“Ajo që duhet të ishte një nga momentet madhështore të futbollit belg, ka rezultuar shpesh në një zhgënjim për sportdashësit në vitet e fundit”,- kanë shpjeguar zyrtarët e dy klubeve, të vetëdijshëm edhe për penalizimin e tifozëve të mirëfilltë.
“Pavarësisht masave të sigurisë, “Klasikja” përfundoi me përplasje të dhunshme dhe dëme të konsiderueshme materiale” , justifikuan dy grupet.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Dhjetor 2023, 18:53
ANGLI - Răzvan Burleanu do të kishte një mbështetje të rëndësishme për t'u bërë presidenti i ri i UEFA-s, pozicio...
Sport
12 Dhjetor 2023, 18:25
ITALI - Barazimi 1-1 me Fiorentinën në "Olimpico" mbrëmjen e së dielës, i kushtoi Romës dy pikë në përpje...
Sport
12 Dhjetor 2023, 18:04
ANGLI - Pontypridd United, i cili garon në ligën amatore të Uellsit, është ndëshkuar me minus 141 pikë nga F...
Sport
12 Dhjetor 2023, 17:43
ARABIA SAUDITE - Në Al Nassr, përveç Cristiano Ronaldos, garon edhe djali i tij, Ronaldo Junior.
Edhe djali i superyllit...
Sport
12 Dhjetor 2023, 17:10
ANGLI - Në periferi të Oldham, të dielën u zhvillua derbi i Grupit Verior të 8-të të ligës angleze me Avro F...
Sport
12 Dhjetor 2023, 16:34
SHBA - Inter Miami i Lionel Messit dhe Al-Nassr i Cristiano Ronaldos ishin ndër ekipet sportive më të k...
Sport
12 Dhjetor 2023, 16:15
ZVICER - FIFA ka shpallur të nominuarit e parë për çmimet e saj “The Best”, duke u përqëndruar në kategorin&e...
Sport
12 Dhjetor 2023, 16:04
ANGLI - Matematika është e thjeshtë për Man.United: ata duhet të fitojnë kundër Bayern në raundin e fu...
Sport
12 Dhjetor 2023, 15:39
ITALI - Pas lajmeve nga “La Repubblica”, e cila këtë të martë raportoi se Renato Sanches ishte konsultuar me një mag...
Sport
12 Dhjetor 2023, 15:27
ANGLI - Alan Shearer ka qëlluar sërish. Në përputhje me stilin që e ka karakterizuar atë në podcast "The Rest Is Footb...