24 Dhjetor 2023, 15:29
Nga DOSJA
TIRANE - Tirana shpartalloi Egnatian në ndeshjen e fundit për këtë vit, duke fituar 0-5 në Rrogozhinë. Bardheblutë e mbyllin me fitore vitin kalendarik, duke u rikthyer tek fitorja pas katër ndeshjesh. Goditje e rëndë për kryesuesit e kampionatit, të cilët pasi humbën Superkupën në mesjavë zhgënjejnë para tifozëve të tyre, duke pësuar humbjen më të thellë në këtë sezon.
Rimal Haxhiu arriti që të realizojë golin e parë të sfidës në të 25-ën, ndërkohë që në pjesën e dytë, Albano Aleksi i ndërlikoi llogaritë për Egnatian. Mesfushori bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Latifit në të 67-ën, duke e detyruar gjyqtarin që ta ndëshkojë me karton të kuq.
Gjërat u thjeshtuan në anën tjetër për bardheblutë që pak momente pas këtij episodi shënuan golin e dytë me anë të Latifit. Tirana shfrytëzoi momentin e mirë që po kalonte, teksa realizoi përsëri në të 74-ën, me Rimal Haxhiun që shënoi të dytin personal e të tretin për kryeqytetasit.
Në 10 minutat e fundit, Tirana e gjeti dhe dy herë të tjera golin, fillimisht me Abazajn që shënoi të katërtin e më pas Latifi kristalizoi rezulatin përfundimtar.
Një fitore qetësie për bardheblutë që fazën e dytë e mbyllin në kuotën e 26 pikëve, duke u renditur të tretët, në të njëjtën kuotë me Vllazninë. Në anën tjetër Egnatia mbetet e para, me 37 pikë, ndonëse kjo humbje lë një shije shumë te keqe.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Dhjetor 2023, 15:29
GJERMANI - Belgu Thomas Meunier zbuloi për RTBF sanksionet e vendosura nga Borussia Dortmund ndaj lojtarëve që shtojnë peshë gjat&eum...
Sport
24 Dhjetor 2023, 15:00
GJERMANI - Mbrojtësi italian nënshkroi për Unionin më 1 shtator, pas ndarjes me Juventusin dhe u prit me një entuziazë...
Sport
24 Dhjetor 2023, 14:30
SPANJE - Mediat spanjole kanë zbuluar se çfarë transferimi dëshiron të bëjë italiani Carlo Ancelotti. Real Madrid ës...
Sport
24 Dhjetor 2023, 14:00
ITALI - Pjesa e parë e ndeshjes Roma-Napoli, e cila u mbyll në barazim 0-0, ishte mjaft e tensionuar, me gjyqtarin Andrea Colombo që trego...
Sport
24 Dhjetor 2023, 13:30
GJERMANI - Pas më shumë se 7 vitesh (2015-2023), Emil Forsberg do të largohet nga RB Leipzig për të kaluar te MLS në New York Re...
Sport
24 Dhjetor 2023, 13:00
ITALI - Katër futbollistë interistë dhe po kaq juventinë janë midis lojtarëve që paguhen më tepër në Serin&e...
Sport
24 Dhjetor 2023, 12:30
TAXHIKISTAN - Ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore kanë një histori të pasur të përdorimit të futbolli...
Sport
24 Dhjetor 2023, 12:00
TURQI - Bëhet fjalë për Besiktas-in, ekip që tekniku rumun 78-vjeçar e ka trajnuar edhe në periudhën korrik 2022 - maj 20...
Sport
24 Dhjetor 2023, 11:30
ARABIA SAUDITE - Ciprian Tatarusanu dhe Abha, skuadra për të cilën luan ish-portieri i Milanit i kombëtares rumune, kanë pësuar ...
Sport
24 Dhjetor 2023, 11:00
SPANJE - Rodrigo De Paul ishte fokusi i komenteve gjatë seancës së fundit stërvitore të Atletico Madrid.
Futbollisti argjentina...