12 Dhjetor 2024, 11:00
Nga DOSJA

SUEDI - Ky është fundi i një serie që ka rënduar mbi Kylian Mbappé prej dy muajsh. Edhe pse emri i tij nuk ishte përmendur kurrë nga autoritetet suedeze, sulmuesi i Real Madrid u konsiderua, sipas mediave lokale, "arsyeshëm i dyshimtë" (shkalla më e ulët e akuzës në Suedi), pas një ankese për përdhunim në lidhje me ngjarjet që dyshohet se kanë ndodhur në 10 tetor, në një hotel në qendër të Stokholmit, ndërsa Mbappé po qëndronte në kryeqytetin suedez.
“Unë konsideroj se provat nuk janë të mjaftueshme për të vazhduar hetimin, i cili për këtë arsye është i mbyllur”,- tha në një deklaratë Marina Chirakova, prokurorja përgjegjëse për rastin. Pa përmendur emrin e kapitenit të skuadrës franceze, ajo saktësoi se personi i shënjestruar nga hetimi “nuk ishte njoftuar për një dyshim për krim”.
Mbappé nuk u “ndie kurrë i shqetësuar”
I pyetur për këtë temë në emisionin Clique, të transmetuar fundjavën e kaluar në Canal+, lojtari këmbënguli se “nuk është ndjerë kurrë i shqetësuar” nga kjo aferë.
“Nuk kam marrë asgjë. Asnjë thirrje, asgjë,- i shpjegoi ai gazetarit Mouloud Achour. - Unë përjetoj të njëjtën gjë si gjithë të tjerët. Disa njerëz kanë folur për këtë në shtyp, por qeveria suedeze nuk ka thënë asgjë. Unë nuk jam i shqetësuar. (...) Është vetëm keqkuptim”.
Kur shpërtheu afera, Mbappé fillimisht denoncoi “lajme të rreme” në rrjetet sociale, duke krijuar një lidhje me mosmarrëveshjen e tij financiare me PSG-në.
Kjo është hera e parë që prokuroria suedeze komunikon që nga 15 tetori, kur konfirmoi denoncimin për një “incident që dyshohet se ka ndodhur më 10 tetor 2024 në një hotel në qendër të Stokholmit”.
Që atëherë, prokuroria i është përgjigjur pa u lodhur në të njëjtën mënyrë kërkesave, duke treguar se “prokurorja do të dërgojë një njoftim për shtyp kur të ketë informacione të reja për të dhënë” në dosjen AM-152477-24, gjë që ajo e bëri këtë të enjte.
Hetimet u kryen në hotelin Bank, ku kishte qëndruar Mbappe. E kontaktuar, avokati i paditëses, Petra Eklund, nuk ka dashur të “bëjë asnjë koment”. Gjithashtu e kontaktuar, Canu-Bernard, avokati i Kylian Mbappé, nuk është përgjigjur për momentin.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Dhjetor 2024, 10:30
PORTUGALI - Ish-futbollisti Pepe tha këtë të mërkurë se do të dëshironte të ishte 10 vjet më i ri për të...
Sport
12 Dhjetor 2024, 10:00
GJERMANI - Në Gjermani prokuroria po shqyrton rastin e shantazhit ndaj familjes së Michael Schumacher, ku mund të përf...
Sport
12 Dhjetor 2024, 09:30
ITALI - Ndryshim i papritur plani: Interit iu desh të kalonte natën në Gjermani, pas disfatës ndaj Bayer Leverkusenit, duke e &...
Sport
12 Dhjetor 2024, 09:00
KAZAKISTAN - Në krye të renditjes së Conference League për të dominuar pa sfidë, Chelsea ka gjetur vetëm fitore ...
Sport
12 Dhjetor 2024, 08:30
FRANCE - Siç u njoftua, dje është mbajtur seanca dëgjimore e Komisionit Disiplinor të Ligës Profesionale të Futbollit (LF...
Sport
12 Dhjetor 2024, 08:00
SPANJE - Kur i jepet rasti, Ferran Torres shfaqet. Ai kishte luajtur vetëm 101 minuta përpara mbrëmjes të së mërkur&eu...
Sport
12 Dhjetor 2024, 07:30
GJERMANI - Nga e keqja te më e keqja për Borussia Dortmundin. Pasi panë rikthimin e Barcelonës, të nënshkruar nga dopi...
Sport
12 Dhjetor 2024, 00:41
GJERMANI - Një moment emocionues ka ndodhur pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Aston Villa, ku ang...
Sport
12 Dhjetor 2024, 00:32
ZVICER - Disa Organizata Joqeveritare (OJQ) kanë shprehur kritika të forta ndaj vendimit të FIFA-s për t'ia besuar organizimin e Kupës ...
Sport
12 Dhjetor 2024, 00:27
PALESTINE - Susan Shalabi, zëvendëspresidente e Federatës Palestineze të Futbollit dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Konfederat...