12 Dhjetor 2024, 08:00
Nga DOSJA

SPANJE - Kur i jepet rasti, Ferran Torres shfaqet. Ai kishte luajtur vetëm 101 minuta përpara mbrëmjes të së mërkurës, por pasi zëvendësoi Lewandowski në minutën e 71-të, sulmuesi spanjol nuk humbi kohë për të ndriçuar rrugën e tij, duke shënuar dy gola shumë të rëndë kundër Borussia Dortmund, në fitoren përfundimtare 2-3 të Barcelonës.
Duke folur për Movistar pas fitores, 24-vjeçari u shpreh kështu: “Këto janë ndeshje që na lejojnë të formojmë një grup, sepse mundëm të vuanim. Pas barazimit të tyre, në vend që të rrëzoheshim, ne reaguam shumë mirë”,- vijoi ai.
Për dopietën ndaj BVB-së: “Unë hyra në fushë për të ndihmuar ekipin, ata po na bënin presion. Me lojtarë si Lamine Yamal apo Pedri, thjesht më duhej të vrapoja në hapësirë."
Ndërsa ishte në rikuperim nga dëmtimi i muskujve të kofshës, që e mbajti jashtë fushës, vetëm për t'u kthyer më pas kundër Las Palmas dhe për të shënuar 4 gola në 4 ndeshjet e fundit, Ferran Torres u shpreh: "Kjo është e gjitha. Të rikuperojmë ndjesitë, fitoren, unitetin, mënyrën se si i festojmë golat. Fitoren ua dedikoj të gjithë njerëzve që erdhën që Dortmund”.
Së fundi, edhe një koment se çfarë ka për të përmirësuar: “Ka gjithmonë vend për t’u përmirësuar. Jemi një skuadër shumë e re, kemi shumë hapësirë për përmirësim”.
B.T Dosja.al)
Sport
12 Dhjetor 2024, 07:30
GJERMANI - Nga e keqja te më e keqja për Borussia Dortmundin. Pasi panë rikthimin e Barcelonës, të nënshkruar nga dopi...
Sport
12 Dhjetor 2024, 00:41
GJERMANI - Një moment emocionues ka ndodhur pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Aston Villa, ku ang...
Sport
12 Dhjetor 2024, 00:32
ZVICER - Disa Organizata Joqeveritare (OJQ) kanë shprehur kritika të forta ndaj vendimit të FIFA-s për t'ia besuar organizimin e Kupës ...
Sport
12 Dhjetor 2024, 00:27
PALESTINE - Susan Shalabi, zëvendëspresidente e Federatës Palestineze të Futbollit dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Konfederat...
Sport
11 Dhjetor 2024, 23:00
ITALI - Festë bardhezi në “Allianz Stadium” të Torinos. Juventusi ka fituar nga kampionëve të Anglisë së Manche...
Sport
11 Dhjetor 2024, 22:28
SPANJE - Atletico e Madridit bën detyrën përballë Slovan Bratislavës në “Metropolitano”, duke fituar me rezultat...
Sport
11 Dhjetor 2024, 20:01
TIRANE - UEFA u beson një tjetër ndeshje në arenën ndërkombëtare arbitrave shqiptarë. Një skuadër gjyqtarësh s...
Sport
11 Dhjetor 2024, 19:49
GJERMANI - Federata Gjermane e Futbollit dhe Liga Gjermane e Futbollit kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur që të...
Sport
11 Dhjetor 2024, 19:46
TURQI - José Mourinho ka komentuar humbjen 0-2 të Fenerbahçes në shtëpi, ndaj Athletic Bilbaos, në xhiron e gjashtë...
Sport
11 Dhjetor 2024, 19:20
SPANJE - Kupa e Botës 2030 do të sjellë përfitime të rëndësishme për Spanjën, si bashkorganizatore me Marokun dhe P...