12 Dhjetor 2024, 00:32
Nga DOSJA
ZVICER - Disa Organizata Joqeveritare (OJQ) kanë shprehur kritika të forta ndaj vendimit të FIFA-s për t'ia besuar organizimin e Kupës së Botës 2034 Arabisë Saudite. Në një komunikatë të përbashkët, këto OJQ theksojnë disa nga shkeljet e të drejtave të njeriut që sipas tyre janë kryer nga ky vend: "Punëtorë migrantë të shfrytëzuar dhe viktima të racizmit, aktivistë të dënuar me dekada burgim për shprehje paqësore, gra dhe individë LGBTQIA+ që përballen me diskriminim të legalizuar, dhe madje banorë që janë dëbuar me forcë për të bërë vend për projekte shtetërore."
Komunikata, e nënshkruar nga organizata si Amnesty International dhe Human Rights Watch, shton se ky Botëror "do të njolloset nga shtypja, diskriminimi dhe shfrytëzimi në shkallë të gjerë."
Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, diskutoi këto kritika gjatë një kongresi të organizatës, duke thënë: "Jemi të vetëdijshëm për kritikat dhe shqetësimet, por kam besim të plotë se mikpritësit tanë do t'i trajtojnë të gjitha çështjet e hapura."
Ai shtoi: "Kemi një transparencë që do të sjellë një ndryshim të vërtetë dhe afatgjatë. Kjo është ajo që presim dhe për çfarë shpresojmë, përmirësime sociale dhe ndikime pozitive në të drejtat e njeriut. Kjo është një nga përgjegjësitë e mikpritjes së një Botërori dhe bota do të jetë natyrisht e vëmendshme."
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Dhjetor 2024, 00:27
PALESTINE - Susan Shalabi, zëvendëspresidente e Federatës Palestineze të Futbollit dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Konfederat...
Sport
11 Dhjetor 2024, 23:00
ITALI - Festë bardhezi në “Allianz Stadium” të Torinos. Juventusi ka fituar nga kampionëve të Anglisë së Manche...
Sport
11 Dhjetor 2024, 22:28
SPANJE - Atletico e Madridit bën detyrën përballë Slovan Bratislavës në “Metropolitano”, duke fituar me rezultat...
Sport
11 Dhjetor 2024, 20:01
TIRANE - UEFA u beson një tjetër ndeshje në arenën ndërkombëtare arbitrave shqiptarë. Një skuadër gjyqtarësh s...
Sport
11 Dhjetor 2024, 19:49
GJERMANI - Federata Gjermane e Futbollit dhe Liga Gjermane e Futbollit kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur që të...
Sport
11 Dhjetor 2024, 19:46
TURQI - José Mourinho ka komentuar humbjen 0-2 të Fenerbahçes në shtëpi, ndaj Athletic Bilbaos, në xhiron e gjashtë...
Sport
11 Dhjetor 2024, 19:20
SPANJE - Kupa e Botës 2030 do të sjellë përfitime të rëndësishme për Spanjën, si bashkorganizatore me Marokun dhe P...
Sport
11 Dhjetor 2024, 19:16
TURQI - Athletic Bilbao vazhdon të jetë në rritje në Europa League dhe këtë të mërkurë, në...
Sport
11 Dhjetor 2024, 19:15
GJERMANI - Falë katër fitoreve nga pesë ndeshje në fazën e grupeve të UEFA Champions League (UCL) këtë sezon, Borussia D...
Sport
11 Dhjetor 2024, 19:08
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo është krenar që Botërori 2030 do të zhvillohet në Portugali. Në një deklaratë p&e...