LIVE UPDATES
Sport

Nga varfëria ekstreme, sot hero i Paraguajit…

Portieri Orlando Gill shiti fanelat dhe këpucët për të ushqyer djalin, dje eliminoi Gjermaninë nga Botërori

30 Qershor 2026, 15:17 Nga DOSJA

Nga varfëria ekstreme, sot hero i Paraguajit…

SHBA - Pak ditë më parë, emri i Orlando Gill njihej vetëm nga tifozët e futbollit në Paraguai dhe Argjentinë. Sot, 26-vjeçari është kthyer në heroin e një kombi të tërë, pasi me dy penallti të pritura udhëhoqi Paraguain drejt një prej fitoreve më historike, duke eliminuar Gjermaninë nga Kupa e Botës 2026.

Por rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë. Vetëm katër vite më parë, portieri jetonte një dramë të vërtetë familjare. Bashkëshortja e tij, Melissa Ávalos, ka zbuluar se kur lindi djali i tyre Lautaro, familja nuk kishte pothuajse asgjë.

Foshnja përballej me probleme shëndetësore, ndërsa shpenzimet shtoheshin dita-ditës. Në ato momente të vështira, Gill mori një vendim të dhimbshëm: shiti gjithçka që kishte për të siguruar mbijetesën e familjes.

"Kur lindi Lauti nuk kishim asgjë. Orlando shiste rrobat dhe pajisjet që i jepte klubi për të përballuar shpenzimet. Djali ynë luftonte për jetën dhe ai ishte gjithmonë pranë tij. Shiti fanelën e kombëtares U-20, këpucët, rrobat sportive... shiti fjalë për fjalë gjithçka", tregoi bashkëshortja e tij në një postim që u bë viral pasi portieri shkëlqeu në Botëror.

Nga varfëria ekstreme, sot hero i Paraguajit…

Sot, historia e tij duket si një skenar filmi. Në ndeshjen ndaj Gjermanisë, Gill zhvilloi një paraqitje fantastike, bëri disa pritje vendimtare gjatë lojës dhe ndali dy penallti në serinë finale, duke i dhënë Paraguajit një kualifikim historik dhe duke u shpallur lojtari më i mirë i takimit.

Pas sfidës, portieri ia dedikoi suksesin popullit paraguajan, por mbi të gjitha nipit të tij, i cili ndodhet i shtruar në spital dhe po kalon një periudhë të vështirë. Një dedikim që e bëri edhe më emocionues momentin e tij të madh.

Nga një baba që detyrohej të shiste fanelat dhe këpucët për të ushqyer familjen, Orlando Gill është shndërruar sot në simbolin e sakrificës, këmbënguljes dhe ëndrrës së realizuar. Historia e tij është një nga më frymëzueset e Kupës së Botës 2026 dhe një kujtesë se pas çdo heroi në fushë, shpesh fshihet një betejë shumë më e madhe jashtë saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik

Pas përplasjeve me rojet brenda Universitetit të Politeknikut, protestuesit marrin banderolën

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët

“Edi Rama është një komunist”/ Sopranoja në protestën e 29-të: Jam fëmijë e rritur internimeve

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës