I hiqet 'non grata' Berishës nga SHBA, Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon
11 Qershor, 10:59
VIDEO/ Berishës ...
Sport
Liga e Kampioneve / Manchester United del jashtë, mundet edhe nga Bayern Munich! - VIDEO
Surpriza e këtij edicioni padiskutim është Copenhagen, me skuadrën daneze që fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Galatasaray-t në takimin e fundit të fazës së grupeve dhe siguroi për herë të dytë në histori, pas edicionit 2010-2011, fazën e 1/8-ave të Champions League.
12 Dhjetor 2023, 23:11Nga DOSJA
GJERMANI - Pas PSV dhe Arsenal, mbrëmjen e kësaj të marte u zbuluan gjashtë skuadra të tjera që shkojnë në fazën e 1/8-ave të Champions League.
Surpriza e këtij edicioni padiskutim është Copenhagen, me skuadrën daneze që fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Galatasaray-t në takimin e fundit të fazës së grupeve dhe siguroi për herë të dytë në histori, pas edicionit 2010-2011, fazën e 1/8-ave të Champions League.
Copenhagen fitoi me golin e vetëm që u realizua nga Lerager në minutën e 58’ dhe e mbylli fazën e grupeve, duke u renditur në vend të dytë të Grupit A me tetë pikë.
Ndërsa Galatasaray do ta vazhdojë rrugëtimin në fazën e 1/16-ave të Europa League, pasi u rendit në vend të tretë me pesë pikë.
Ndërkohë Bayern Munich fitoi me rezultatin 0-1 në transfertën e Manchester United, duke i nxjerr “Djajtë e Kuq” nga Europa.
Goli i vetëm në këtë sfidë u realizua nga Coman në minutën e 71’, duke u dhënë triumfin bavarezëve.
Bayern Munich kualifikohet në 1/8-at e Champions-it si kryesues i Grupit A me 16 pikë, ndërsa Manchester United del nga Europa, pasi e mbylli këtë fazë në vend të fundit me katër pikë.