23 Prill 2024, 16:42
Nga DOSJA
ITALI - Klasifikimi i përgjithshëm ka filluar t’i buzëqeshë Lecces pas fitores së pastër të arritur në fushën e Sassuolos, mirëpo situata në ekipin puljez nuk është aq e qetë sa u përket mungesave.
Përmes një shënimi të shkurtër, zyra e shtypit e klubit të Lecces ka bërë të ditur se futbollisti shqiptar, “Ylber Ramadani, është i padisponueshëm për ndeshjen e së shtunës. Ditët e fundit atij i është shfaqur një infeksion në qafë, që i ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.
Mesfushori iu nënshtrua menjëherë testeve dhe terapive të specializuara që e ndihmuan të shmangte operacionin. Deri më sot ai e ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit Gotti.
Më tej, anësori ofensiv Banda, i cili vuan nga dhimbjet e gjurit të djathtë, sot do t’i nënshtrohet një operacioni në Perugia, të cilin do ta kryejë profesor Cerulli.”
Ramadani konsiderohet lojtar kyç në formacionin e Lecces, teksa gjatë sezonit aktual është aktivizuar në 30 ndeshje të Serisë A, në të gjithë si titullar, si dhe ka shënuar një gol, atë të fitores 2-1 përballë Frosinones me 16 dhjetor.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Prill 2024, 16:39
GJERMANI - Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman p...
Sport
23 Prill 2024, 16:20
ITALI - Prej disa javësh, e ardhmja e Olivier Giroud ka qenë në lajme në Itali. Në moshën 37-vjeçare, ai është ...
Sport
23 Prill 2024, 16:06
ANGLI - Edhe pse prej disa sezonesh është një lojtar i njohur, Phil Foden është stratosferik këtë sezon me fanelën e M...
Sport
23 Prill 2024, 15:39
FRANCE - Paris Saint-Germain është në prag të fitimit të Ligue 1. Skuadra franceze kryeson ndaj Monacos me 11 pikë me 15 t&...
Sport
23 Prill 2024, 15:24
FRANCE - Fundi i historisë që duhet të çojë Kylian Mbappe të veshë fanelën e Real Madrid verën e ardhshme duket...
Sport
23 Prill 2024, 15:06
Gjyqtari i njohur italian Daniele Orsato
ZVICER - Tetëmbëdhjetë gjyqtarë kryesorë ndeshjesh janë përzgjedhur nga komisio...
Sport
23 Prill 2024, 13:15
ITALI - ‘Scudetto’ të bën të bukur, por ‘scudetto’ të bën edhe të pasur. Fitimi ju ndihmon të fiton...
Sport
23 Prill 2024, 12:28
BRAZIL - Me krahun e djathtë të mobilizuar, pas një rënieje të keqe gjatë skateboardit të dielën, John Texto...
Sport
23 Prill 2024, 11:46
TIRANE - Të mërkurën do të luhen takimet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përc...
Sport
23 Prill 2024, 11:20
MAQEDONI - Trajneri Ernest Gjoka është trajneri i ri i Shkupit, teksa pritet që lajmi të zyrtarizohet. Është portali “Spor...