Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, Shqipëria vijon të ketë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë, duke lënë pas jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe të gjitha ekonomitë e tjera të rajonit.

Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madhe e burimeve financiare përdoret ende për sigurimin e ushqimit.
Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, Shqipëria vijon të ketë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë, duke lënë pas jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe të gjitha ekonomitë e tjera të rajonit.
Statistikat tregojnë se shpenzimet nominale për ushqime në Shqipëri arritën në vitin 2025 në 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.5% një vit më parë. Kjo do të thotë se një vlerë e barabartë me rreth një të pestën e gjithë prodhimit vjetor të ekonomisë shqiptare përdoret për blerjen e ushqimeve.
Pesha e lartë e ushqimeve tregon se familjet shqiptare vazhdojnë të përdorin një pjesë të madhe të të ardhurave për nevojat bazë. Në ekonomitë me të ardhura më të larta, ushqimet zënë një pjesë shumë më të vogël të shpenzimeve, pasi familjeve u mbeten më shumë para për strehim, transport, arsim, shëndetësi, kulturë dhe argëtim.
Të dhënat janë pjesë e bazës së Eurostat për barazinë e fuqisë blerëse, nivelet e çmimeve dhe shpenzimet sipas kategorive të konsumit.
Treguesi i përdorur në këtë rast është “shpenzimi nominal si përqindje e PBB-së” dhe mat vlerën totale të shpenzimeve për ushqime në një vend, në raport me madhësinë e ekonomisë së tij.
Shqipëria mbi të gjithë rajonin
Shqipëria renditej e para në rajon në vitin 2025, me shpenzimet për ushqime sa 20.4% e PBB-së.
Shumë pranë saj ishte Mali i Zi, ku ushqimet përfaqësonin 19.9% të PBB-së, nga 19.3% në vitin 2024. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, pesha u rrit lehtë nga 19% në 19.1%.
Në Maqedoninë e Veriut, shpenzimet për ushqime zinin 17.9% të PBB-së në vitin 2025, me rënie nga 18.2% një vit më parë.
Mesatarja e vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate, pa përfshirë Turqinë dhe Kosovën, ishte 15.9% e PBB-së, rreth 4.5 pikë përqindjeje më e ulët se në Shqipëri.
Serbia kishte një nivel dukshëm më të ulët se pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Shpenzimet për ushqime përbënin 12.8% të PBB-së në vitin 2025, nga 12.7% në vitin 2024.
Për Kosovën, tabela e publikuar nuk përmban të dhëna të veçuara.
Europa shpenzon shumë më pak për ushqime
Diferenca me Bashkimin Europian është edhe më e madhe. Në 27 vendet e BE-së, shpenzimet për ushqime përfaqësonin mesatarisht 6.2% të PBB-së në vitin 2025.
Në Shqipëri, pesha prej 20.4% ishte mbi tri herë më e lartë se mesatarja europiane. Diferenca arrinte në 14.2 pikë përqindjeje.
Edhe krahasuar me vendet më të varfra të BE-së, Shqipëria kishte një peshë shumë më të lartë. Në Rumani, ushqimet zinin 12.9% të PBB-së, në Bullgari 11%, ndërsa në Greqi 11.2%.
Në Kroaci, pesha ishte 10.2%, në Portugali 11.4%, ndërsa në Poloni 9%.
Në Itali, shpenzimet për ushqime përfaqësonin 7.9% të PBB-së, ndërsa në Spanjë 6.6%.
Në vendet me të ardhura më të larta, pesha e ushqimeve në ekonomi ishte shumë më e ulët.
Në Gjermani, shpenzimet për ushqime përbënin 5% të PBB-së, në Francë 5.8%, në Austri 4.6% dhe në Zvicër 4%. Në Danimarkë dhe Holandë, raporti ishte vetëm 4.4%, ndërsa në Norvegji 3.3%. Nivelet më të ulëta u regjistruan në Luksemburg, me 2.8% të PBB-së, dhe në Irlandë, me vetëm 2.1%.
Çmimet e ushqimeve janë më të shtrenjta se mesatarja e BE-së, sipas fuqisë blerëse
Një nga faktorët që rrit buxhetin e familjeve për ushqime janë çmimet e shtrenjta të tyre, në raport me të ardhurat. Të dhënat e tjera të Eurostat, bënë të ditur se në 2025-n, çmimet e ushqimeve për herë të parë u bënë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian. Çmimet janë rritur me shpejtësi, nga 85% e mesatares së BE-së që ishin në 2022-n, në 99.6% në 2024-n, për të kaluar në 102.9% në 2025-n.
E thënë më thjesht, një shportë ushqimesh që mesatarisht kushton 100 euro në Bashkimin Europian, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse, ndërkohë që të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë më pak se gjysma e mesatares europiane (48%, sipas konsumit individual për frymë).
Shqipëria është dhe më e shtrenjta në rajon. Serbia renditet e dyta me një indeks prej 96.6, megjithëse edhe atje çmimet janë rritur gradualisht nga 91.5 në vitin 2022. Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kanë nivel pothuajse të njëjtë çmimesh, përkatësisht 84.6, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet vendi më i lirë në rajon me 74.3% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën mungojnë.
5 miliardë euro, një e pesta e ekonomisë, për tu ushqyer
Në terma nominalë, shpenzimet për ushqime në Shqipëri arrijnë në rreth 5 miliardë euro në vit. Për banor, çdo shqiptar, sipas Eurostat, shpenzoi 2349 euro në 2025-n, një shifër që është e krahasueshme me mesataren e Bashkimit Europian, prej 2576 euro. Shqipërisë në rajon ia kalon vetëm Mali i Zi (2613 euro), por që ka paga gati 40% më të arta se në Shqipëri. Më pak në vlerë për tu ushqyer shpenzojnë maqedonasit (1666), Bosnjë Hercegovina (1620), Serbia (1735)./MONITOR
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emrin e personit që paraqitet si pronar përfitues. Projektlig...
Foto ilustruse VLORA- Moti në vendin tonë ka marrë një kthesë prej 360 gradësh, duke kaluar nga temperatura të larta dhe...
Foto ilustruse TIRANA- Policia ka nisur një aksion për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar të automjeteve që ja...
Furra e bukës në Krushevc që është në pronësi të një shqiptari. Prokuroria e Lartë Publike në Krushe...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën th...
Meçan Zotaj TIRANA- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj ishte një nga folësit në protestën e 52-t&e...
Qytetari TIRANA- Një protestues ka deklaruar këtë mbrëmje para Kryeministrisë se klasa politike 35-vjeçare duhet të fu...
Protestuesi TIRANA- Qytetarët po vijojnë fjalimet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa njëri prej tyre u shpreh se populli ...
Andi Tepelena TIRANA- Aktivisti Andi Tepelena i bëri thirrje SPAK që të hap një hetim për kryeministrin e vendit, Edi Rama. Duke f...
Aktivisti TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur tashmë para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet. I pari që e mori fjalën ...