23 Prill 2024, 16:39
Nga DOSJA
GJERMANI - Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi Alonsos e Nagelsmann, i radhës që i mbyll dyert rekordmenëve bavarezë është Unai Emery.
Spanjolli që drejton Aston Villën në Premier League nuk dëshiron të largohet nga anglezët për shkak të historisë së suksesit që po “korr” me klubin nga Birminghami, ndërsa ndjen të gjithë vlerësimin nga strukturat e klubit, teksa ka edhe një lidhje të ngushtë me drejtorin Monchi që e njeh prej kohës kur bashkëpunonin te Sevilla.
Në këtë formë, Unai Emery është i prirur të vijojë aventurën e tij me Aston Villën, skuadër që po e udhëheq drejt një kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm, pa harruar edhe faktin se është në gjysmëfinalen e Conference League.
Në këtë formë, Emery ka refuzuar ftesën e Bayern Munich, me drejtorin e përgjithshëm Eberl që i duhet të mendojë për një tjetër alternativë si dhe për të shmangur një refuzim për të katërtën herë që më pas do të ishte i tepërt për një klub prestigjioz si bavarezët.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Prill 2024, 16:20
ITALI - Prej disa javësh, e ardhmja e Olivier Giroud ka qenë në lajme në Itali. Në moshën 37-vjeçare, ai është ...
Sport
23 Prill 2024, 16:06
ANGLI - Edhe pse prej disa sezonesh është një lojtar i njohur, Phil Foden është stratosferik këtë sezon me fanelën e M...
Sport
23 Prill 2024, 15:39
FRANCE - Paris Saint-Germain është në prag të fitimit të Ligue 1. Skuadra franceze kryeson ndaj Monacos me 11 pikë me 15 t&...
Sport
23 Prill 2024, 15:24
FRANCE - Fundi i historisë që duhet të çojë Kylian Mbappe të veshë fanelën e Real Madrid verën e ardhshme duket...
Sport
23 Prill 2024, 15:06
Gjyqtari i njohur italian Daniele Orsato
ZVICER - Tetëmbëdhjetë gjyqtarë kryesorë ndeshjesh janë përzgjedhur nga komisio...
Sport
23 Prill 2024, 13:15
ITALI - ‘Scudetto’ të bën të bukur, por ‘scudetto’ të bën edhe të pasur. Fitimi ju ndihmon të fiton...
Sport
23 Prill 2024, 12:28
BRAZIL - Me krahun e djathtë të mobilizuar, pas një rënieje të keqe gjatë skateboardit të dielën, John Texto...
Sport
23 Prill 2024, 11:46
TIRANE - Të mërkurën do të luhen takimet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përc...
Sport
23 Prill 2024, 11:20
MAQEDONI - Trajneri Ernest Gjoka është trajneri i ri i Shkupit, teksa pritet që lajmi të zyrtarizohet. Është portali “Spor...
Sport
23 Prill 2024, 10:33
ITALI - Në festën e titullit të zikaltërve, që njëkohësisht shënon edhe yllit të dytë në fanelë, n...