23 Prill 2024, 15:06
Nga DOSJA
Gjyqtari i njohur italian Daniele Orsato
ZVICER - Tetëmbëdhjetë gjyqtarë kryesorë ndeshjesh janë përzgjedhur nga komisioni i arbitrave të UEFA-s për të gjykuar 51 ndeshjet e “Euro 2024” që do të zhvillohen në Gjermani midis qershorit dhe korrikut, përveç asistentëve të fushës dhe dhe gjyqtarëve të VAR-it.
Në listën me 18 gjyqtarëve kryesorë spikat prezenca e argjentinasit Facundo Tello me dy asistentë, të zgjedhur si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes UEFA-s dhe CONMEBOL-it.
Kjo është lista e gjyqtarëve të “Euro 2024”:
Artur Soares Dias (Portugali)
Jesús Gil Manzano (Spanjë)
Marco Guida (Itali)
Istvan Kovacs (Rumani)
Ivan Kruzliak (Sllovaki)
François Letexier (Francë)
Danny Makkelie (Holandë)
Szymon Marciniak (Poloni)
Halil Umut Meler (Turkiye)
Glenn Nyberg (Suedi)
Michael Oliver (Angli)
Daniele Orsato (Itali)
Sandro Schärer (Zvicër)
Daniel Siebert (Gjermani)
Anthony Taylor (Angli)
Clément Turpin (Francë)
Slavko Vinçiq (Slloveni)
Felix Zwayer (Gjermani)
Gjyqtari argjentinas Facundo Tello
Shefi Roberto Rosetti komentoi: "UEFA Euro 2024 është kulmi i futbollit evropian për ekipet kombëtare, me ekipet më të mira që konkurrojnë, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur gjyqtarët më të mirë për të arbitruar këto ndeshje.
Të gjithë gjyqtarët e zgjedhur kanë ruajtur vazhdimisht standardet e tyre më të larta në garat kryesore të UEFA-s dhe gjithashtu në garat e tyre vendase janë përgatitur jashtëzakonisht mirë për të qenë në këtë pozicion dhe ne kemi besim të plotë tek ata për të treguar cilësinë e tyre në turneun final.
Ekipet e arbitrave për çdo ndeshje do të përbëhen nga një arbitër, dy ndihmës gjyqtarë, një gjyqtar i katërt, një ndihmës gjyqtar rezervë në stadium dhe një ekip prej tre gjyqtarësh në VAR. Gjyqtari i caktuar mbështetës do të veprojnë si gjyqtari i katërt.
Përgatitja e zyrtarëve për ‘UEFA Euro 2024’ do të përfshijë një kurs për të gjithë gjyqtarët, ndihmësit e gjyqtarëve dhe video-arbitrat, i cili do të zhvillohet në Frankfurt, Gjermani, në mes të majit. Gjatë turneut, gjyqtarët, ndihmësit e gjyqtarëve dhe zyrtarët mbështetës do të kenë kampin e tyre bazë në Frankfurt. Gjyqtarët e VAR-it do të vendosen në Leipzig, ku do të operojnë nga Qendra Ndërkombëtare e Transmetimeve gjatë ndeshjeve.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Prill 2024, 13:15
ITALI - ‘Scudetto’ të bën të bukur, por ‘scudetto’ të bën edhe të pasur. Fitimi ju ndihmon të fiton...
Sport
23 Prill 2024, 12:28
BRAZIL - Me krahun e djathtë të mobilizuar, pas një rënieje të keqe gjatë skateboardit të dielën, John Texto...
Sport
23 Prill 2024, 11:46
TIRANE - Të mërkurën do të luhen takimet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përc...
Sport
23 Prill 2024, 11:20
MAQEDONI - Trajneri Ernest Gjoka është trajneri i ri i Shkupit, teksa pritet që lajmi të zyrtarizohet. Është portali “Spor...
Sport
23 Prill 2024, 10:33
ITALI - Në festën e titullit të zikaltërve, që njëkohësisht shënon edhe yllit të dytë në fanelë, n...
Sport
23 Prill 2024, 10:30
ANGLI - Gabriel Jesus (27 vjeç) u erdhi në “Emirates”, dy vite më parë, për të zgjidhur problemet në sul...
Sport
23 Prill 2024, 10:00
ZVICER - Shumica e anëtarëve të Komisionit të Garave në UEFA votuan për idenë që skuadrat të kenë një n...
Sport
23 Prill 2024, 09:30
FRANCE - Ai nuk ishte driblues, shënonte rrallë gola, rrallë asistonte, por ishte jashtëzakonisht punëtor dhe inteligjent dhe atë...
Sport
23 Prill 2024, 09:00
GJERMANI - Ralf Rangnick aktualisht është favoriti për të zëvendësuar Thomas Tuchel në krye të Bayern Munich sezonin e...
Sport
23 Prill 2024, 08:30
ANGLI - José Mourinho është i papunë që kur u shkarkua nga Roma në janar të këtij viti, por trajneri portugez dë...