“Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë projektin e Zvërnecit”/ Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
“Rama tradhtar kombi”/ Protestuesi: Avokati i Popullit ku je? 12 Qershor, 19:25 “Shqipëria ësht&eu...
Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje 12 Qershor, 13:06 ...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Prej vitesh Toti dhe Ilari konsideroheshin si një nga martesat më harmonike në skenën publike, ndaj shumë u tronditën kur në fillim të vitit 2022 doli lajmi se ata po divorcoheshin pas gati dy dekadash jetë së bashku.

ITALI - Ish-bashkëshortja e futbollistit të famshëm italian Francesco Totti, Ilari Blasi, ka folur për divorcin me futbollistin e njohur dhe ka prezantuar versionin e saj të historisë.
Prej vitesh Toti dhe Ilari konsideroheshin si një nga martesat më harmonike në skenën publike, ndaj shumë u tronditën kur në fillim të vitit 2022 doli lajmi se ata po divorcoheshin pas gati dy dekadash jetë së bashku.
Princi i Romës pretendoi se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia e saj bashkëshortore. Sipas versionit të tij të historisë, Ilari kishte të dashur dhe ai ra në depresion kur e mori vesh. Megjithatë, ish-zonja Totti tregon se futbollisti nuk ishte një lule.

Ajo pretendon se divorci ndodhi për shkak se e kapi me një të dashur të re, prezantuesen televizive Naomi Bocchi. “Në tribunat e stadiumit filluan të shfaqen disa foto të Françeskos dhe Naomi Bochi. Ai më tha: “Nuk e di kush është, ndoshta më është prezantuar në klubin e tenisit. Shikoni foton! Ajo është pesë rreshta pas meje, jo pranë meje.” Ai u betua se historia ishte e sajuar”, tha Ilari.
Krimbi i dyshimit po e hante, ndaj vendosi të zbulonte të vërtetën e vërtetë. “Doja ta shihja me sytë e mi, doja prova sepse Francesco nuk do ta pranonte kurrë. Pasdite, më 2 korrik, më tha se do të dilte për të ngrënë. Mësova se ku jeton ajo, arrita atje dhe ishte makina e tij përpara. Kam bërë foto i thashë, por heshta. Hetimi u ndal aty, Françesko e dinte që e mora vesh lidhjen e tyre”, tregon Ilari.

Në fund, ajo e detyroi të pranonte të vërtetën. “Ai nuk ma rrëfeu dhe i thashë: “Mjaft! Unë di gjithçka!”. Në fund ai e pranoi por tha se nuk ishte një lidhje serioze. Nuk mund ta besoja se një burrë që kishte qenë me mua për 20 vjet, i cili më thoshte se më donte, i cili u betua se nuk mund të jetonte pa mua, mund të bënte diçka të tillë. U ndjeva budallaqe, ndjeva neveri dhe inat”, thotë Ilari dhe shton:

"Më poshtëroi si grua dhe nënë. Në të gjithë rrëfimin më sulmuan gazetarët. Ai ishte kampion, ajo që më lëndoi më shumë ishte se askush nuk më kuptonte. Nuk e dija që ishte i tillë. U martova me të për dashurinë jo për para. Gjithmonë e kam treguar këtë gjë”.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Sipas informacioneve të “RMC Sport” që “L'Équipe” mund të konfirmojë, Achraf Hak...
FRANCE - Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka autorizuar pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë në...
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për Superkupën ...
ITALI - Milani i Stefano Piolit po përgatitet të përballet me Atalantën me synimin për t'i dhënë vazhdimësi fitoreve nda...
TIRANE - Edhe Shqipëria U19 për vajza mësoi këtë të premte emrat e rivaleve që do të ketë përballë në...
ANGLI - Qendërmbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor në Premier L...
ARGJENTINE – Duket e paqartë e ardhmja e stolit të kampionëve të Botsës së Argjentinës. Këtë gjë e kompl...
FRANCE - Parisi ka vendosur të godasë udhëtimin për tifozët e futbollit në Francë pas incidenteve të rënda që ...
SHBA - Lionel Messi tashmë është një fenomen në Amerikë dhe çfarëdo ai bën dhe prek merr një tjetër vle...
ZVICER - Nuk kanë të ndalur mrekullitë kuqezi në këtë vit europian, jo vetëm me kombëtaren por edhe me klubet. Sëri...