4 Korrik 2022, 13:39
Nga DOSJA
Rolf Bantle
ITALI- Një histori e çuditshme është publikuar ditët e fundit. Kjo është historia e një tifozi zvicerian i humbur në tualetin e stadiumit ‘San Siro’.Tifozi Rolf Bantle udhëtoi në Itali për të parë Baselin të përballet me Interin në një ndeshje kualifikuese të Champions League në vitin 2004.
Gjatë ndeshjes, e cila përfundoi në një fitore 4-1 për skuadrën vendase, Bantle shkoi në tualet, por u çorientua dhe nuk mundi të gjente miqtë e tij pas përfundimit të ndeshjes.Ai vendosi të qëndronte në Milano pasi "nuk kishte asnjë angazhim" dhe përfundoi duke qëndruar për një dekadë, duke fjetur i vetëm në rrugët e qytetit.
Duke folur për gazetën zvicerane ‘Schëeiz am Sonntag’ në vitin 2015, Bantle tha se ai "gëzonte lirinë" e stilit të tij të pazakontë të jetesës në Itali."Isha papritmas në një sektor tjetër. Kisha rreth 20 euro në xhep dhe pa telefon, kështu që u futa në Milano," tha Bantle. "Njerëzit më dhanë ushqim dhe cigare, dhe një student më ofroi një çantë gjumi."
Bantle u raportua i zhdukur pas ndeshjes, por nuk kishte të afërm dhe kishte jetuar në një qendër rehabilitimi për shkak të konsumit të tepërt të alkolit para udhëtimit të tij në Itali. Pasi vendosi të qëndronte në Milano, Bantle bënte dush një herë në javë në një banjë publike dhe vizitonte shpesh bibliotekën lokale, tha ai për gazetën zvicerane.“Nuk kisha më asnjë arsye për të shkuar në shtëpi. E shijova lirinë e Milanos”, shtoi ai.
Bantle më në fund u kthye në Zvicër pasi ra dhe theu këmbën.Punonjësit e spitalit italian e kuptuan se ai nuk kishte sigurim shëndetësor dhe kontaktuan konsullatën zvicerane, e cila e dërgoi atë në shtëpi.Në kohën e publikimit të lajmit në vitin 2015, Bantle jetonte në një shtëpi të moshuarish në Zvicër dhe me sa duket i kënaqur që nuk ishte në rrugë.“Më pëlqen këtu”, shtoi ai. “Dhjetë vite janë të mjaftueshme dhe këtu ndihem shumë mirë tani”.
E.Ç (Dosja.al)
inter basel
Sport
4 Korrik 2022, 13:39
Monza
ITALI- Monza ambicioze. Skuadra që këtë sezon arriti për herë të perë në Serie A nuk po ndalet në merkat...
Sport
4 Korrik 2022, 13:24
Robert Lewandowski
GJERMANI- Bayern Munich luan me dy porta: nga njëra anë i reziston shitjes së Robert Lewandowskit, nga ana tjetër po...
Sport
4 Korrik 2022, 13:04
ITALI- Nga këtu fillon. Në të vërtetë, Milan kampion fillon nga Adli. Futbollisti është i pari lojtar i afruar që zbre...
Sport
4 Korrik 2022, 13:04
Igli Tare
ITALI-Igli Tare mban postin e drejtorit sportiv të Lazios prej vitit 2008. Kontrata me bardhekaltrit i përfundon në verën e v...
Sport
4 Korrik 2022, 12:19
ANGLI - Pasi ka njoftuar për largimin nga Manchester United, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm të hënën n&eum...
Sport
4 Korrik 2022, 12:06
ANGLI - Manchester City njoftoi të hënën nënshkrimin e mesfushorit të Leeds, Kalvin Phillips për gjashtë sezone (ka shë...
Sport
4 Korrik 2022, 11:53
AFRIKE - Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) do të nisë, në gusht 2023, një Superligë afrikane, me një portofol me 100 milion...
Sport
4 Korrik 2022, 11:31
Agron Smakiqi (majtas) dhe Anthony Joshua në një çast relaksi
ANGLI - Agron Smakiqi, ndodhet në kampin stërvitor të kampion...
Sport
4 Korrik 2022, 11:02
ANGLI - Arsenali zyrtarizoi të hënën ardhjen e numrit të ri ‘9’, brazilianit Gabriel Jesus, për “një kont...
Sport
4 Korrik 2022, 07:30
ITALI - Pas pushimeve të merituara, stafi kuqezi që punon në Milanello ka zënë vendet e tij dhe gjithçka ë...