Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sonte në Torino Juventus do të luajë ndaj Maccabi Haifa-s, përballje e vlefshme për raundin e tretë të Grupit H të Champions League.

ITALI- Sonte në Torino Juventus do të luajë ndaj Maccabi Haifa-s, përballje e vlefshme për raundin e tretë të Grupit H të Champions League. Pasi dolën të mundur në dy ndeshjet e para kundër PSG dhe Benfica-s, bardhezinjtë nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të fitojnë dy ndeshjet e ardhshme kundër skuadrës izraelite, dhe më pas të luajnë për gjithçka në Lisbonë.
Në çdo rast, Allegri ka opsione të ndryshme për të zgjedhur formacionin, ndërsa kolegu i tij Barak Bakhar shfaqet në Torino me probleme të mëdha.Arsyeja nuk është diçka që lidhet me dëmtimet apo skualifikimet, por me fenë. Sipas parimeve të judaizmit, në fakt, sot është dita e Yom Kipur.
Dita e pendesës është dita më solemne e vitit, kushtuar shlyerjes së mëkateve dhe pajtimit, dhe fillon në muzg të ditës së dhjetë të muajit hebre Tishri (ky vit bie në 4-5 tetor), duke vazhduar derisa të shfaqen yjet e parë të nesërmen në mbrëmje. Prandaj, kohëzgjatja mund të jetë deri në 25-26 orë.
Në këtë periudhë kohore është e ndaluar të hahet dhe të pihet, një urdhër që edhe lojtarët izraelitë e kanë ndjekur që nga muzgu i djeshëm. Një çështje që ndoshta do të ndikojë shumë në zgjedhjet stërvitore të Maccabi Haifa-s kundër Juventusit, siç e pranoi në prag edhe trajneri Bakhar: “Unë do të agjëroj dhe do ta bëjnë edhe disa lojtarë, por nuk përjashtohet që ata që agjërojnë të duan të luajnë gjithsesi.
Është një përvjetor i rëndësishëm për Judaizmin që do të përfundojë para fillimit të ndeshjes dhe ndoshta dikush do të jetë ende në gjendje të ushqehet mjaftueshëm."Lojtarët më të mirë të ekipit, nga golashënuesi më i mirë sezonal, Atzili, te mesfushorët Lavi dhe Haziza dhe sulmuesi David, ka të ngjarë të jenë jashtë formacionit.
E.Ç (Dosja.al)
GJERMANI- Vjen oferta e parë për të drejtuar një klub për Thomas Tuchel pas shkarkimit nga Chelsea. 49-vjeçari, është...
SPANJË Mungon një javë, numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Duke lënë mënjanë polemikat, Barcelona i thërre...
ITALI- Barcelonës nuk i pëlqeu humbja 1-0 nga Inter në ndeshjen e raundit të tretë të fazës së grupeve të Champio...
ITALI- Zemërim, zhgënjim dhe indinjatë. Barcelona zien pas humbjes ndaj Interit në Champions League. Vendimet e arbitrit slloven Vincic s&...
ANGLI - Futbollisti legjendar i Arsenalit, Paul Merson, e ka përshkruar transferimin e Sadio Mané nga Liverpool te Bayern Munich me...
KATAR - Adidas ‘Al Rihla’ është topi zyrtar i Kupës së Botës FIFA 2022 të Katarit. P&e...
SPANJE - Ndëshkimi i Antoine Griezmann me Atléticon duket se i ka ditët e numëruara. Barcelona dhe Atl&...
GJERMANI - Këto janë kohë të këqija për Bayer Leverkusen, i cili, pas sezonit të tyre të suksesshëm t&e...
DANIMARKE - Lojtarët danezë do të udhëtojnë drejt Katarit për Kupën e Botës pa familjet e tyre, njoftuan mediat lokale...
INDONEZI - Presidenti indonezian Joko Widodo vizitoi stadiumin të mërkurën, ku të paktën 131 njerëz u vran&eum...