5 Tetor 2022, 12:32
Nga DOSJA

ANGLI - Futbollisti legjendar i Arsenalit, Paul Merson, e ka përshkruar transferimin e Sadio Mané nga Liverpool te Bayern Munich me një marrëveshje që mund të arrijë në 40 milionë euro, si "një nga shitjet më të këqija në histori".
"E kam thënë që nga dita e parë, për mendimin tim shitja e Sadio Mané ishte një nga marrëveshjet më të këqija në histori. Po flasim për një lojtar që shënoi gola plotësisht vendimtar për Liverpoolin, ai ishte lideri i sulmit. Nuk e them këtë vetëm për shifrat e tij. Ata e shitën për 30 milionë, që në Premier League mjafton vetëm për një filxhan çaj. Nuk e kuptova",- ka analizuar Merson në 'Sky Sports' .
Merson shfrytëzoi rastin edhe për të kritikuar nënshkrimin e Darwin Núñez për të zëvendësuar Mané: "Ata shkuan të kërkonin Darvin Núñez, i cili për momentin nuk është as në të njëjtin nivel. A nuk do të kishte qenë më e vlefshme që Mané të mbahej dhe të humbiste atë me kosto zero në fund të sezonit?"
Paul Merson, mesfushori legjendar i Arsenalit nga viti 1985 deri në 1997, kohët e fundit foli për luftën e tij kundër varësisë së tij ndaj alkoolit dhe lojërave të fatit, që e çuan atë të shpërdoronte më shumë se 8.3 milionë euro. "Gruaja ime monitoron celularin tim dhe më jep vetëm pak para,"- shpjegoi ish-mesfushori. Paul Merson filloi të vinte baste në moshën 16-vjeçare dhe pagën e tij të pare me Arsenalin e shpenzoi në vetëm 10 minuta baste.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 Tetor 2022, 12:07
KATAR - Adidas ‘Al Rihla’ është topi zyrtar i Kupës së Botës FIFA 2022 të Katarit. P&e...
Sport
5 Tetor 2022, 11:52
SPANJE - Ndëshkimi i Antoine Griezmann me Atléticon duket se i ka ditët e numëruara. Barcelona dhe Atl&...
Sport
5 Tetor 2022, 11:34
GJERMANI - Këto janë kohë të këqija për Bayer Leverkusen, i cili, pas sezonit të tyre të suksesshëm t&e...
Sport
5 Tetor 2022, 11:20
DANIMARKE - Lojtarët danezë do të udhëtojnë drejt Katarit për Kupën e Botës pa familjet e tyre, njoftuan mediat lokale...
Sport
5 Tetor 2022, 11:09
INDONEZI - Presidenti indonezian Joko Widodo vizitoi stadiumin të mërkurën, ku të paktën 131 njerëz u vran&eum...
Sport
5 Tetor 2022, 10:51
PORTUGALI - Mbrëmë, Porto fitoi 2-0 ndaj Bayer Leverkusen. Por në këtë ndeshje, pati edhe dy minuta të çmendurisë: g...
Sport
5 Tetor 2022, 10:10
FRANCE - ‘Tërmeti’ i Messit, me perspektivën e një lamtumire për t'u rikthyer në Katalonjë, trondit orët para P...
Sport
5 Tetor 2022, 09:54
ANGLI - Vazhdon seria negative e Tottenhamit në një ndeshje europiane në transfertë. Pas barazimit të mbrëmshëm 0-0 n...
Sport
5 Tetor 2022, 09:42
ANGLI - Jurgen Klopp ka mbetur i impresionuar nga performanca e Liverpoolit në fitoren e së martës kundër Rangers (2-0), në një ...
Sport
5 Tetor 2022, 07:04
SPANJE - Indinjata e Xavit, trajnerit të Barcelonës, i mundur 1-0 nga Interi, ka vazhduar edhe pas përfundimit të ndeshjes: “Ja...