Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
“E dimë vështirësinë dhe forcën e këtyre kundërshtarëve, por ne do të bëjmë përpjekjet tona dhe do të hyjmë në fushë për të bërë më të mirën tonë.”

TIRANE - Kombëtarja shqiptare e vajzave njohu sot kundërshtaret në raundin e parë dhe të dytë të fazës play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Pas shortit të hedhur në selinë e UEFA-s, vajzat kuqezi mësuan se do të përballen me Uellsin në raundin e parë dhe në rast kalimi, do të përballen me fituesen e çiftit Rumani - Norvegji në raundin e dytë.
Pas shortit, trajneri i Kombëtares Armir Grima, në një prononcim për fshf.org komentoi kundërshtaren e raundit të parë, mundësitë e ekipit për të avancuar më tej, si edhe arritjen e rëndësishme të kualifikimit të përfaqësueses shqiptare në fazën play-off.
Shorti dhe përballja me Uellsin - Na ra një kundërshtar që e njohim. Ndeshjen që kemi bërë në Elbasan e kemi bërë mjaft dinjitoze. Do të luajmë shanset tona, do të bëjmë përpjekjet tona për ta kaluar dhe ndoshta do të kemi edhe pak fat për ta kaluar këtë kundërshtare.
Arritja e përfaqësueses shqiptare në fazën play-off - Është e vërtetë. Duhet thënë që të gjithë kundërshtarët janë shumë të fortë, kushdo që do të na binte. E dimë vështirësinë dhe forcën e këtyre kundërshtarëve, por ne do të bëjmë përpjekjet tona dhe do të hyjmë në fushë për të bërë më të mirën tonë.
Përballja me fituesen e çiftit Rumani - Norvegji në raundin e dytë, në rast kalimi me sukses ndeshjen ndaj Uellsit - Mendoj që është mirë t’i marrim me radhë dhe pastaj të mendojmë për aq larg. Të shohim dhe të bëjmë atë që është për t’u bërë për këtë ndeshje, e më pas kemi kohë për të folur për turin tjetër. Të dyja janë kundërshtare me të cilat kemi luajtur. Norvegjia është mjaft e fortë, por fillimisht e kemi mendjen te Uellsi.
Mesazhi për vajzat pas arritjes në fazën play-off – Unë jam shumë i kënaqur me vajzat, jam i lumtur që i kanë arritur këto rezultate. E meritojnë, kanë dhënë shumë. Por kemi prapë për të dhënë dhe duhet të bëjmë një sforco për të treguar se Kombëtarja jonë ka rritje dhe cilësi.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Lotët e Leo Messit pasi shënoi golin e parë që i hapi rrugën fitores së Argjentinës në Kup&...
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, ka publikuar gjetjet e raportit “UEFA Grow Market Research”, një...
SHBA - Edhe pse Kylian Mbappé u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Les Bleus me dy gola në fito...
SHBA - Zlatan Ibrahimovic nuk zhgënjen kurrë, madje as përballë nisjes dërrmuese të Norvegjisë në Kupën e Bo...
SHBA - Knicks do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për të festuar titullin e tyre të NBA-së. Duke u shfaqur n&...
BRAZIL - Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva bëri shaka në lidhje me punësimin e Lionel Messit në ekipin kombëtar b...
FRANCE - Ai e priste, ishte përgatitur për të dhe madje mendonte se Kylian Mbappe në fund të fundit i ishte dashur më shum&...
SHBA - Kombëtarja e Kroacisë e nisi me humbje aventurën në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht 4-2 nga Anglia në ndeshjen e p...
SHBA - Brezi i vitit 2018 te Kroacia, ai që arriti në finale kundër Francës, po zhduket ngadalë, ashtu si edhe madh&eu...
SHBA - Ndeshja hapëse e Kupës së Botës FIFA 2026 midis Anglisë dhe Kroacisë përfundoi 4-2 , me “Tre Luanët&rdquo...