LIVE UPDATES
Sport

Angli-Gjermani, ëndrra e një nate vere…

Finalja e Europianit të Femrave, 'Angli 2022', sot, në orën 18:00, në stadiumin ‘Wembley’. Anglia kërkon kurorën e saj të pare, ndërsa Gjermania synon të rifitojë hegjemoninë kontinentale...

31 Korrik 2022, 11:25 Nga DOSJA

Angli-Gjermani, ëndrra e një nate vere…

ANGLI - Kur biletat për Kampionatin Europian të Femrave dolën në shitje, më 28 marsin e kaluar, ato për finalen u shitën në më pak se një orë. 87.200 biletat e nxjerra në shitje fluturuan me një goditje, duke siguruar një shitje historike në stadiumin ‘Wembley’. 

Anglia dëshiron të jetë një profet në tokën e saj, siç ishin më parë Norvegjia (1987), Gjermania (1989, 2001) dhe Holanda (2017), por teutoniket duan të rikuperojnë hegjemoninë kontinentale, të thyer pesë vjet më parë. Një luftë mes dy skuadrave më të mira të turnout, që do të zgjidhet sot në orën 18:00, me kurorëzimin e njërës prej tyre si ‘mbretëreshë’ e Europës m’u në zemër të Londrës.

Trajnerja holandeze Sarina Wiegman ka zgjedhur të njëjtin formacion në pesë ndeshjet e luajtura në këtë kampionat europian dhe nëse përsëritet edhe në finale, do të jetë rasti i parë që ndodh si në rrafsh meshkujsh ashtu edhe te femrat. Sarina ka përdorur 18 nga 23 lojtaret e saj, me Earps dhe Williamson që janë të vetmet që i kanë luajtur të gjitha ndeshjet. Ndër emrat e skuadrës angleze spikat ai i Mead, golashënueses më të mirë (6) dhe asistueses (5) në kampionatin e deritanishëm.

Gjermania ka fituar 8 nga 12 Kampionatet Europiane të luajtura deri më sot. Që kur fitoi titullin e parë kontinental në vitin 1989, edicioni në të cilin luajti në shtëpi, i ka munguar vetëm dy herë vendi i parë në podium: në vitin 1993, ku përfundoi i katërti pas humbjes në gjysmëfinale kundër Italisë dhe në luftën për vendi i tretë kundër Danimarkës në vitin 2017.

Ruli gjerman i qëndron sërish besnik nofkës së tij, duke qenë e vetmja skuadër që ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij Europiani në 90 minutat e rregullta. Skuadra e drejtuar nga Martina Voss-Tecklenburg mezi ka pësuar një gol gjatë gjithë turneut dhe ka gjetur përzierjen perfekte në përzierjen e përvojës dhe rinisë. Ndër emrat e tij spikasin ai i Popp, golashënueses më të mirë (6) dhe e cila për kuriozitet jeton kampionatin e saj të parë europian, pasi ka humbur dy të fundit për shkak të dëmtimit.

Anglia dhe Gjermania janë përballur në shumë beteja, por kjo e dielë (18:00) do të jetë padyshim një nga më të rëndësishmet. Dueli më domethënës ishte finalja e Kampionatit Europian 2009, ku Gjermania fitoi 6-2 në stadiumin Olimpik të Helsinkit. Precedenti i fundit daton në shkurtin e kaluar, kur Anglia fitoi 3-1 në stadiumin Molineux në Wolverhampton në një ndeshje që korrespondon me Kupën Arnold Clark.

Angli-Gjermani, ëndrra e një nate vere…

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet