31 Korrik 2022, 07:20
Nga DOSJA

SHBA - Real Madridi mposhtën me autoritet Juventusin 2-0, me golat e Benzema dhe Asensios, për të shënuar fitoren e parë të parasezonit dhe për t'i dhënë fund turneut në Shtetet e Bashkuara. Në provën e parandeshjes për Superkupën e Europës më 10 gusht kundër Eintracht Frankfurt, Carlo Ancelotti pati të njëjtët lojtarë që mundi Liverpool-in në finalen e Parisit për Champions Leagues dhe testi kaloi pa problem.
Skuadra ‘los blancos’, pa u dukur, shfaqi më shumë shkëndijë, ritëm dhe kohezion se në dy miqësoret e mëparshme dhe e kontrolloi pothuajse të gjithë ndeshjen me aftësi. Përtej fitores, Madridi dha shenja gatishmërie për t'u përballur me Eintracht-in.
Të ‘qepur’ mirë nga Modric dhe Kroos , skuadra e Ancelottit shpejt futi në orbitë Benzema dhe Vinicius, të cilët kishin më shumë se sa duhet për të gjeneruar kaos në mbrojtjen rivale. Në një kundërsulm, Danilo, i ngathët në tërheqjen e tij, rrëzoi bashkëkombasin e tij brenda zonës. Benzema (19’) nuk fali nga njëmbëdhjetë metra për të shtuar golin e dytë tij të parasezonit dhe për të konfirmuar se është ende i ëmbël.
Në pjesën e dytë, Hazard dhe Asensio, i dhanë një intensitet dhe ritëm plus Realit që Juventusi nuk ishte në gjendje ta kundërshtonte. Mes belgut dhe balearit, me ndihmën e Vallejo (mbrojtës i majtë i improvizuar) gatuan 2-0. Pas një kombinmi të bukur midis tyre, Asensio (69’) e pati të lehtë të shtynte topin në rrjetë për 2-0.
Që atëherë, dhe me të dy skuadrat të deformuara nga ndryshimet, ndeshja humbi rendin dhe interesin. Për Madridin, pas një pjese të parë shumë serioze, gjëja e rëndësishme ishte bërë tashmë. Bardhezinjtë janë gati të përballen me titullin e parë të sezonit.
B.T (Dosja.al)
Sport
31 Korrik 2022, 06:42
Guus Til feston një nga tre golat e tij kundër Ajax-it në finalen e Superkupës
HOLANDE - Një hat-trick nga Guus Til...
Sport
30 Korrik 2022, 22:29
GJERMANI-Bayern Munchen ka fituar me shifrat 5-3 ndaj Leipzig në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Një ndeshje me ritëm e ...
Sport
30 Korrik 2022, 19:52
ANGLI- Liverpool fiton Community Shield. Përballë Manchester City-t ekipi drejtuar nga Jurgen Klopp ia del të marrë një sukses me shi...
Sport
30 Korrik 2022, 19:41
Partizani-Dinamo
POGRADEC- Partizani dhe Dinamo po zhvillojnë mini fazën përgatitore në Pogradec. Dy ekipet e kryeqytetit zhvilluan nj&...
Sport
30 Korrik 2022, 19:27
GJERMANI- Do të ishte sezoni në të cilin pritej të bëhej një hap më cilësor, por për Bayer Leverkusen nuk rezulto...
Sport
30 Korrik 2022, 19:16
ITALI- Leo Sena nuk mund të luajë më në Itali. Lojtari i cili prej një viti nuk luante për shkak të problemeve me Covid-19 ...
Sport
30 Korrik 2022, 17:58
GJERMANI- Robert Lewandowski rikthehet për të fajësuar Bayern Munich. Në një intervistë për Espn, sulmuesi polak i Barcelon...
Sport
30 Korrik 2022, 17:47
NORVEGJI - Fundi i serialit për Erik ten Hag dhe njerëzit e tij. Manchester United humbi këtë të shtunë, për herë...
Sport
30 Korrik 2022, 17:43
ANGLI- Debutimi i sezonit për Liverpool dhe Manchester City, të cilët të shtunën pasdite në orën 18:00 do të përf...
Sport
30 Korrik 2022, 17:35
HUNGARI- George Russell do e nisë i pari garën për Çmimin e Madh të Hungarisë. Për pilotin e Mercedes ky ishte pole posit...