Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj që aktualisht po kurohet psi rezultoi i infektuar me Covid-19, ka shprehur emocionin dhe krenarinë që ka ndjerë në lidhje me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali. Në një status në profilin e tij në facebook, Brataj shkruan se është ndjerë njësoj si ditën e tërmetit kur ekspertë italianë erdhën t’i ndihmonin. Ai shkruan gjithashtu që ky është një mision ficnik që ata mjekë e kanë skalitur në zemër.
Postimi i plotë
JU JENI KRENARIA JONË, SHEMBULLI, VIRTYTI! Ju jeni ajo traditë e bukur, që gjithmonë vetëm e kemi thënë me fjalë, ndërsa sot është konkrete, e prekshme reale; tradita e bukur e shqiptarit, ajo e ndihmës së personave në nevojë. Ju betohem se ishte e njëjta sken, ndjesi, emocion si atë ditë te këneta në Durrës, kur pashë ekipet e shpëtimit të Italisë në periudhën e tërmetit. Është e njëjta skenë para avionit, kur ekipet mjeksore italiane dhe Protezine Civile Italiana mernin bashkomasit tonë për ti kuruar në Itali. Sot niseni ju për të kurar qytetarët italianë! Ëau,ëau! Unë kam punuar 22 vjet mjek për ata njerëz të mrekullueshëm dhe sot e ndjej veten në çdo njërin prej jush. Atje ka me qindra mjekë dhe infermierë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë. Në këtë moment po japin maksimumin e tyre, por JU sot na sillni emocione, na sillni ndjesinë dhe krenarinë e të qënit mjek, bluza të bardha, humanist, por akoma më shumë të qenit SHQIPTAR! Ju po shkoni në luftë me vetëdije, kundër një armiku sa të njohur, aq të pa njohur, por me vendosmërinë e pa tundur, objektivin për të cilin keni studiuar. Pra, JU SHKONI TË SHPËTONI JETË! Këtë mision fisnik ju e keni të skalitur në zemrat tuaja dhe tonat. Kurajo, forca, dhe suksese çuna e goca! Me këtë solidaritet dhe vendosmëri që shohim në sytë tuaj, nuk ka virus të na ndalë! Jeta është shumë më e bukur dhe gjithmonë fiton! PUNË DHE KTHIM TË MBARË MANTELBARDHË! Dr. Skender Brataj
Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Briken Fejzullai, aktivist i shoqërisë civile dhe ish-kryebashkiaku i natës në Tiranë ka shkruar nga karantina, se si po shkon dita e nëntëmbëshjet...
TIRANË– Dy organizata të shoqërisë civile i kanë dhënë zë nëpërmjet një letre të hapur dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, shqetësimit të qindra paci...
TIRANË– Mjeku Myftar Barbullushi shprehet se i vetmi ilaç që premton ndalimin e veprimit të virusit Covid-19 është Remdesivir. Në një shkrim k...
TIRANË– Pandemia e shkaktuar nga Covid 19 ka nxjerrë në skenë dhe një tjetër ”sëmundje”, siç është ajo e varfërisë dhe urisë, që prej shekujsh, marr...
TIRANË– Humoristi i njohur Zef Deda ka emocionuar përsëri shqiptarët ditën e sotme. Nëpërmjet një komunikimi përmes mjë lidhje me Skype për Fax News ai ka ...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është treguar e gatshme për të ndihmuar familjet shqiptare që kanë nevojë për ushqime dhe për ndihmë në këto ditë të...
TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri është shprehur se në Shqipëri po ndodh diçka e mirë pasi nuk ka një shpërthim të rasteve të infektimeve. Në n...
Vlorë-Rastet e fundit të dyshuara me COVID-19 në Vlorë kanë rezultuar negative. Burime për Dosja.al pranë spitalit të Vlorës bëjnë me dije se personat e dyshuar...
Tiranë-Kreshnik Çollaku ka publikuar së fundmi një mesazh që i ka ardhur nga një punonjës fasonerie, i cili shpreh shqetësimin se çdo ditë fle me ...