"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Aktualitet
29 Mars 2020, 13:21Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
ANGLI– Një shqiptar i dënuar me 23 vite burg në mungesë, për vrasje, i ka shpëtuar ekstradimit nga Anglia. Sipas Top Channel, mediat angleze shkruajnë se gjykata e ekstradimeve në Londër ka vendosur për mos të ekstraduar Arjan Hoxhajn, 50-vjeçarin nga Fieri që është një prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli. Hoxhaj iu iu fsheh mjeshtërisht drejtësisë shqiptare për plot 24 vite nga kryesja e krimit dhe gjykatësi i kësaj çështje Tan Ikram, tha se nëse do të lejonte ekstradimin atëherë do të ishim përpara shkeljes së të drejtave të njeriut pasi Hoxha ishte dënuar në mungesë 20 vite më parë.
Avokatët e vrasësit fierak i argumentuan gjykatës se dënimi i tij tashmë sipas legjislacionit shqiptarë ishte parashkruar dhe rjedhimisht gjykata e la të lirë Arjan Hoxhajn.
Hoxhaj ishte dënuar në mungesë nga gjykata shqiptare për vrasjen e Ramdan Bregut dhe plagosjen e Nefail Bregut në një fshat të Fierit në vitin 1995. Menjëherë pas vrasjes Hoxhaj mbërriti në Angli duke kërkuar azil me identitet të rremë si refugjat lufte. Hoxhaj ra në pranga në muajin tetor të vitit 2019 dhe atij iu zbulua identiteti i tij i vërtetë. Autoritetet britanike të emigracionit kanë nisur procedurën e heqjes së nënshtetësisë dhe dëbimin nga Anglia.
Njësoj si Arjan Hoxhaj mund ti shpëtojnë ekstradimit edhe shumë shqiptarë të tjerë që fshihen në Angli deh që dënimet për krimet i kanë marrë 20 vite më parë. Duke përdorur argumentit e parashikimit të dënimit parashikuar në legjislacionin shqiptarë ata mund të bllokojnë çdo ekstradim të mundshëm dhe të jetojnë të lirë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Hapet spitali i dytë COVID. Që nga dita e sotme spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend, në të cilin është realizuar edhe një ndërh...
Lezhë- Bashkia Lezhë ka njoftuar së fundmi se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, të moshuarit nuk do dalin më nga shtëpia për asnjë motiv. Në njoft...
Tiranë-Ambasada amerikane në vendin tonë ka njoftuar se po përpiqet që të gjejë mundësinë që të largohen nga Shqipëria qytetarët amerikanë që duan të lëvizin.“A...
Mirditë- Harta e COVID-19 në vendin tonë është zgjeruar, pasi një person rezulton i infektuar në Mirditë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i infekt...
Fier-Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në qytetin e Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar edhe një nëpunëse e Drejtorisë Arsimore...
Tiranë- Policia e Shtetit në 24 orët e fundit ua ka hequr patentën 25 shoferëve dhe u ka bllokuar mjetet, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalin qarkullimit. Polici...
Tiranë- Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë ndodhet në izolim. Por në rrjetet sociale ai është aktiv dhe së fundmi k...
Tiranë- Shkon në 212 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar ditën e sotme se në 24 orët e fundit j...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një tjetër video, ku shfaqet një grua e huaj shtatzënë, e cila është infektuar me COVID-19. Grua...