LIVE UPDATES
Bota

Skema e Davide Pecorellit, gazetarja e “La Nazione”: U zbulua rastësisht se iu dogj motori i gomones, s’di të them nëse

18 Shtator 2021, 16:04 Nga DOSJA
Skema e Davide Pecorellit, gazetarja e “La Nazione”: U zbulua

TIRANË– Gazetarja e ‘La Nazione’ Erika Pontini ka raportuar se biznesmeni Davide Pecorelli është zbuluar shumë rastësisht i gjallë në Itali, vetëm pasi iu dogj motori i gomones me të cilën po udhëtonte. Në një intervistë për Report TV, Pontini u shpreh se Pecorelli u gjet nga karabinierët në një ishull të mbrojtur nga autoritetet pasi kërkoi ndihmë pas djegies së motorit. Gazetarja shton se mbi Pecorellin nuk rëndon asnjë akuzë dhe ai tashmë është një person i lirë në Itali. E pyetur nëse biznesmeni Italian e kishte thurur këtë skemë për borxhet që kishte në Itali, gazetarja Pontini tha se ai ka pasur disa sipërmarrje që kanë ecur keq, por që nuk mund të thotë asgjë për borxhet e pretenduara.

Intervista e plotë:

Si e zbuluat që Davide Pecorelli ishte gjallë?

Erika Pontini: Dje zbuluam se së shpejti Davide Pecorreli do të kthehej në shtëpi. Prej disa javësh ishte zbuluar nga hetimet se pista e vrasjes së Shqipëri po fillonte të binte dhe dukej më shumë si një stimulim dhe jo si diçka që kishte ndodhur vërtet. Dhe hetuesit italianë kishin gjetur prova se Pecorreli ishte gjallë dhe nuk kishte vdekur i vrarë në makinën e djegur në Shqipëri. Dje pasdite ne zbuluam këto informacione që Pecorelli kishte rrezikuar të mbytej me varkën e tij afër ishullit të Montekristos që është një ishull i mbrojtur nga autoritetet në arkipelagun toskan që për më tepër nuk lejohen vizitat e askujt në këtë ishull për arsye turizmi. Ne mësuam se po dje Pecorelli kishte marrë me qira një gomone në ishullin e Xhilios që është një zonë turistike dhe ishte nisur drejt ishullit të Montekristos. Për më tepër mbi këtë ishull ka një legjendë për një thesar të fshehur nga murgjit që jetonin aty.

A është zbuluar arsyeja se përse ndodhej në këtë ishull Pecorelli?

Erika Pontini: Nuk dihet se përse ishte aty. Motori i gomones së tij u prish ndërkohë dhe në po punojmë për të zbuluar sa më shumë detaje mbi këtë çështje. Pecorellin e gjetën dhe e ndihmuan karabinierët të komandos komunale të Grosetos që janë të vetmit që jetojnë në atë zonë. Pra e gjetën atë e ndihmuan të dilte ën breg bashkë me varkën dhe e morën të flinte me të na kazermë. Këtë mëngjes u identifikua në portin e Piombinos ku dhe u shoqërua por që dje në darkë ai vetë u identifikua me emrin e vërtetë Davide Pecorreli. Ndërkohë që gomonja ishte marrë me qira me një identitet të rremë dhe më shumë gjasa me dokumente false.

Ku gjendet tani Davide Pecorelli dhe në ç’gjendje është, a është ndaluar nga policia?

Erika Pontini: Nuk është absolutisht i arrestuar pasi Pecorelli është një njeri i lirë përsa i përket autoriteteve gjyqësore italiane por gjithsesi do të verifikohen dokumentet false që i janë gjetur por mbi të nuk rëndon asnjë krim dhe thjesht ishte zhdukur dhe tani është gjetur. Ndërkohë që familjarët kishin bërë një denoncim për humbjen e tij pasi nuk kishin lajme nga ai prej janarit të shkuar. Ai vetë ka thënë se do të flasë me prokurorët.

Kur e morën vesh familjarët e tij se ai ishte gjallë.

Erika Pontini: Dje pasdite kur u gjet nga karabinierët. Ai telefonoi familjarët dhe ju tha se ishte gjallë duke kuptuar dhe gjithë gëzimin e familjarëve. Ish gruaja e tij me fëmijët bashkëjetuesja e tij me fëmijët aktual pra të gjithë u gëzuan për gjetjen e tij. Por dhe babi i tij më të cilin kemi folur dhe në dje.

A dihet arsyeja përse u zhduk për gjithë këto muaj Davide Pecorelli?

Erika Pontini: Arsyen do ta zbulojë ai kur të flasë me prokurorët, nëse ai do të dojë ta shpjegojë arsyen sepse siç e thashë më lart mbi Pecorellin nuk rëndon asnjë akuzë. Pra nuk ka një hetim mbi atë që ai ka bërë dhe se çfarë ka ndodhur në Shqipëri. në fillim autoritetet italiane hetonin për vrasje duke marrë shkas dhe nga hetimi i policisë shqiptare. Më pas për ato mbetjet që u gjetën në makinën e djegur por që nuk rezultuan të vlefshme për të nxjerrë ADN-në ra pista e vrasjes dhe nisi hetimi për stimulim të një vrasje por që gjithsesi ky krim nuk është kryer në Itali. Mësohet se Pecorelli kishte borxhe kjo është një nga pistat që po përqendrohen të gjithë dhe dyshohet se është larguar pikërisht për këtë arsye.

A duhet ndonjë detaj mbi mbetjet kockore që u gjetën të djegur në makinën në Shqipëri?

Erika Pontini: Mbetjet kockore të gjetura nga autoritetet shqiptare dhe më pas të verifikuara edhe nga autoritetet italiane nuk gjetën asnjë lloj ADN-je njerëzore. Pra dyshohej se më shumë ishin kocka kafshësh dhe jo njerëzish. Për këtë çështje janë autoritetet gjyqësore shqiptare që dinë më shumë. Kujtoj ndërkohë që në makinën e djegur plotësisht u gjet telefoni që dyshohet se ishte i Pecorellit por që çuditërisht nuk ishte djegur fare. Një fakt shumë i çuditshëm sepse kur flakët kanë djegur një trup sim und të mos djegin farë një telefon.

A dihet se Pecorelli ka ardhur në Shqipëri dhe më pas si ka ikur në Itali, pra a keni informacion?

Erika Pontini: Ne këtë gjë nuk e dimë sepse ai Akoma nuk ka ardhur në shtëpi dhe nuk ka folur me asnjë nga familjarët. Nuk e dimë nëse ka ardhur në Shqipëri në janar dhe se çfarë ka bërë në këto tetë muaj e gjysmë. Ky është një mister që duhet ta zbardhë ai vetë.

Po pecoreli në Shqipëri ka kryer ndonjë krim?

Erika Pontini: Këtë duhet të na e thotë policia shqiptare.

Po në Itali çfarë ka bërë Pecorelli?

Erika Pontini: Në Itali ai është një njeri i lirë. Por duhet të sqarojë për dokumentet false që i janë gjetur por aktualisht mbi të nuk rëndon asnjë akuzë.

A dihet se sa para ka pasur borxh Pecorelli në Itali dhe se a ka përfituar nga ndonjë lloj siguracioni?

Erika Pontini: Nëse më pyet për siguracion për vdekje nuk është deklaruar asnjë herë vdekja e tij kështu që nuk mund të ketë asnjë përfitues për këtë siguracion. Pra deri tani nuk ka dalë në dritë që mund të këtë qenë ai qëllimi i zhdukjes së tij. Përsa i përket borxheve nuk është e lehtë të zbulosh se sa para ka pasur borxh. Ai ka pasur disa sipërmarrje që kanë ecur keq por që nuk e dimë sa borxhe kanë prodhuar

Misteri për zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli mori fund sot. Ai është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana të Italisë, tetë muaj pasi u raportua i zhdukur. Pecorelli ka dhënë deklarimet në polici dhe më pas është lënë i lirë, por nuk dihen ende arsyet se çfarë i ka ndodhur biznesmenit gjatë kësaj kohe.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota davide pecorelli davide pecorelli


Sondazh

Poll
Bota 18 Shtator 2021, 13:50

ZELANDA E RE- Tashmë marrëveshja e re midis SHBA-së, Britanisë dhe Australisë ka shkaktuar jo pak pakënaqësinë botë me Francën e cila tërhoqi ambasadorët e saj ...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara