LIVE UPDATES
Bota

SHBA ndërmerr masa të rrepta sigurie në prag të tubimit “Drejtësi për 6 janarin” para Kapitolit

18 Shtator 2021, 13:28 Nga DOSJA
SHBA ndërmerr masa të rrepta sigurie në prag të tubimit

SHBA– Qindra policë do të jenë sot në gatishmëri rreth Kapitolit për të garantuar sigurinë gjatë një tubimi të mbështetësve të atyre qindra njerëzve që hynë me forcë në ndërtesën e Kongresit më 6 janar, në një përpjekje për të mos lejuar çertifikimin e rezultatit që shpallte fitues në zgjedhjet presidenciale demokratin Joe Biden.

Rreth e përqark ndërtesës është vendosur i njëjti gardh mbrojtës sikurse ai që u ngrit pas sulmit në Kapitol rreth 9 muaj më parë. 100 trupa të Gardës Kombëtare janë në gatishmëri dhe në një përpjekje për të parandaluar dhunën, zyrtarët e sigurisë po kryejnë kontrolle shtesë ndaj atyre personave që po mbërrijnë në kryeqytet përmes aeroportit më të afërt.

Organizatorët e tubimit “Drejtësi për 6 janarin” kanë thënë se presin një tubim paqësor, por shefi i policisë së Kapitolit J. Thomas Manger u tha gazetarëve të premten se “ka pasur disa kërcënime për dhunë” të lidhura me ngjarjen, dhe se policia do të punonte për të shmangur përplasjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të zotit Trump.

Më shumë se 600 persona janë akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, i cili pasoi një fjalim të ish-Presidentit Trump që përsëriste akuzat e pabazuara në fakte se humbja e tij në zgjedhje ndaj demokratit Joe Biden ishte rezultat i një manipulimi të gjerë. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga një numër i madh gjykatash, zyrtarë shtetërorë që janë marrë me administrimin e zgjedhjeve si dhe anëtarë të administratës së vetë zotit Trump.

Më 6 janar protestuesit arritën të futen me forcë në Kapitol duke vënë në rrezik ligjvënësit dhe nënpresidentin e atëhershëm Mike Pence.

Deri më tani, rreth 50 persona janë vetëdeklaruar fajtorë, të akuzuar për dhunë, nëntë kanë pranuar se kanë kryer vepra penale. Shumica dërrmuese e të pandehurve janë liruar në pritje të gjykimit, por rreth 75 janë ende në paraburgim, sipas dokumenteve të gjykatës.

Në mesin e të akuzuarve për sulmin ndaj Kapitolit janë anëtarë të grupeve të krahut të djathtë si “Proud Boys”, “Oath Keepers” dhe “Three Percenters”.

“Është ironike që tubimi quhet drejtësi për 6 janarin. Mendoj se drejtësi për 6 janarin do të kishte qenë ngritja e akuzave dhe shkarkimi i Donald Trump-it” tha në një intervistë për rrjetin televiziv MSNBC ligjvënësi Adman Kinzinger, një nga 10 republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që votuan pro ngritjes së akuzave ndaj ish-Presidentit për nxitje të dhunës më 6 janar.

Senati i atëhershëm i kontrolluar nga republikanët e liroi ish-Presidentin prej akuzave.

Është koha që ne të ndalemi si parti apo udhëheqës e të mos pranojmë si diçka normale idetë e ‘Oath Keepers’, që në thelb është një organizatë që dëshiron të përmbysë qeverinë“, tha zoti Kinzinger.

Organizatori i tubimin, Matt Braynard, një nga mbështetësit e pretendimeve të pabazuara në fakte të zotit Trump mbi zgjedhjet, tha se shpresonte që protesta të çonte në lirimin e të akuzuarve për pjesëmarrje në ngjarjet e 6 janarit.

“Ajo që duam të bëjmë është të vëmë në qendër të vëmendjes keqtrajtimin e këtyre individëve e të inkurajojmë ligjvënësit që të kërkojnë që Departamenti i Drejtësisë të bëjë drejtësi lidhur me këta njerëz. Kjo do të thotë që në shumë raste akuzat të hidhen poshtë“, tha zoti Braynard në një intervistë për rrejtin C-SPAN.

Qindra vetë janë arrestuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, një ngjarje nuk ka marrë ende asnjë përgjigje. Deri tani nuk është arritur të identifikohet asnjë i dyshuar si autor i mundshëm për vendosjen më 5 janar të bombave artizanale në selitë kombëtare të partisë demokrate e republikane që ndodhen pranë Kapitolit./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dhuna ne kapitol joe biden mike pence thomas manger dhuna ne kapitol joe biden mike pence thomas manger

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet