LIVE UPDATES
Editorial

Skandali në Zyrat Arsimore në Peshkopi, drejtori qëndron në Londër por vijon të paguhet që nga marsi

9 Shtator 2020, 20:37 Nga DOSJA
Skandali në Zyrat Arsimore në Peshkopi, drejtori qëndron në

Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të mërkure është ndalur në Peshkopi pas shumë problemesh të raportuara që lidhen me Zyrën Arsimore dhe drejtuesen e këtij institucioni, Brikena Dani.

“Stop” pas një investigimi të bërë ka zbuluar disa problematika për emërimet që janë bërë në këtë zyrë arsimore, por dhe për drejtuesit e shkollave në këtë rreth.

Brikena Dani nga ana tjetër rezulton se është komanduar në krye të ZA Dibër, edhe pse nuk plotëson kriteret, pasi është diplomuar për gjuhë-letërsi me sistemin part-time. Edhe pse vijon detyrën në kundërshtim me ligjin, Dani ka lënë pa punë dhe 300 mësues, pasi u ka ndërprerë kontratat.

Për këtë problem, Selami Kaza, kreu i Sindikatës së Arsimit Dibër, thotë se mësuesve u është ndërprerë kontrata e punës pa të drejtë. Kaza është shprehur se do e ndjekë këtë çështje dhe do e dërgojë në gjykatë.

“Stop” ka zbuluar një tjetër problem në shkollën “Selim Aliu”, pasi ky institucion prej kohësh ka mbetur pa drejtor, sepse Brikena Dani ka marrë ish-drejtorin Mezin Shehu, si specialist në ZA. Problemet në Peshkopi nuk kanë fund pasi në shkollën e fshatit Selishtë, drejtori Avni Delishi është larguar për në Londër që në Mars 2020 dhe ZA-ja nuk e ka zëvendësuar, duke e paguar gjatë gjithë kohës.

Gazetarët e emisionit investigativ kanë shkuar në zyrën e Brikena Danit në lidhje me këtë problem, por ajo ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve. Dani ka premtuar se të gjitha shpjegimet e saj do i japë vetëm me shkrim dhe i ka mbyllur derën gazetarit, duke mos pranuar që të flasë.

Zyra Arsimore 1

Gazetari: Është shumë e thjeshtë. E kupton?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: S’është e thjeshtë.

Gazetari: Ju po e anashkaloni këtë problem.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Nuk e anashkaloj, absolutisht.

Gazetari: Si është paguar, kur ka qenë në Angli?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Jeni të mirëpritur në çdo kohë.

Gazetari: Po pra, ja erdha.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Për gjithçka, që keni.

Gazetari: Mund të na vesh në dispozicion financieren të paktën të na sqarojë?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Por neve do jemi të koordinuar, jo kshu..

Gazetari: Si të koordinuar?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Jo kshu…

Gazetari: Zonjë..!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Do na drejtoheni me një kërkesë, do na drejtoheni me…

Gazetari: Me çfarë?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Lidhur me problematikën.

Gazetari: Po ja, unë po të them ai ka, që në mars, që jeton në Angli. Si është paguar? Kaq!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë dua, që gjithçka të shkojë mirë!

Gazetari: Ne duam një kopje të vendimit të shkarkimit të atij, që është bërë, që në korrik!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë dua, që gjithçka të shkonte…!

Gazetari: Po shumë mirë po shkon. Ne punën po bëjmë, ju po bëni punën.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Ju falenderoj!

Gazetari: S’mund të ikni kështu!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Uroj, që të jemi ditë tjetër të koordinuar!

Gazetari: Nejse, mospërgjigje…

Zyra Arsimore 2

Gazetari: Si jeni?

Financierja ZVA, Dibër: Mirë! Si jeni ju?

Gazetari: Mirë! Ne interesohemi në lidhje për dy problematika ktu, por njëra na duhet financa. Kemi të dhëna, që një drejtor i shkollës Selishtë, i shkollës 9-vjeçare, zoti Avdi Delishi, na figuron nëpërmjet sistemit TIM-s, që jeton në Angli, që në mars dhe unë kam listë-pagesat këtu, që është paguar si drejtor.Si ka mundësi, një drejtor, ose një person, që nuk është në një punë, të paguhet? Dhe si ka firmosur listë-prezencat e mësuesve të shkollës, që drejton? Sepse muaj për muaj, mesa di unë, bëhen listë-prezenca. Më kupton? Duhet firma e drejtorit!

Financierja ZVA, Dibër: Për këtë, për çdo problem, që mund të keni, jo vetëm për këtë, por dhe për probleme të tjera, që mund të keni, do na bëni një kërkesë!

Gazetari: Jo,s’mund ta anashkaloni zonjë me atë çfarë të dha instruksione drejtoresha, sepse ne kemi ardhë nga Tirana, jemi profil investigativ, nuk jemi njëë…,e dimë mënyrën e kërkesës, për të anashkaluar.

Financierja ZVA, Dibër: Kërkesën, që ne të përgatitemi!

Gazetari: Po jo, s’ka përgatitje, a është..?

Financierja ZVA, Dibër: Kërkesën me shkrim ma le aty, ose çoja atje!

Gazetari: Zonjë! Ajo është, ça të kërkoj. Unë i kam…

Financierja ZVA, Dibër: Mirë! Kërkoje dhe hajde mbas nja 10 minutash, të të kthej përgjigje!

Gazetari: Ok! Mirë!

Financierja ZVA, Dibër: Është larguar nga puna.

Gazetari: Po, në korrik.

Financierja ZVA, Dibër: Ka figuruar, sepse ka qenë, ka punuar online në Angli, në Gjermani, a në Angli, nuk e di, se ku ka qenë ky.

Gazetari: Ka punuar online?

Financierja ZVA, Dibër: Ka punuar online, si gjithë të tjerët.

Gazetari: Po si i ka firmos listë-pagesat?

Financierja ZVA, Dibër: Jo ,nuk i ka firmos listë-pagesat. Çdo gjë, që ka qenë e rregullt, ne financat nuk i kalojmë, jemi shumë të saktë dhe shumë të rregullt në veprimet, që ne bëjmë.

Gazetari: Nuk mund të paguhet dikush, që s’është! A më kupton?

Financierja ZVA, Dibër: Ka qenë online, online.

Gazetari: Zonjë! Nuk funksionon online.

Financierja ZVA, Dibër: Online dhe çdo gjë me porosi dhe…

Gazetari: Sidomos drejtues institucioni.

Financierja ZVA, Dibër: Çdo gjë me porosi dhe çdokush ka qenë.

Gazetari: Unë e di, pse funksionon kështu ëë…, hyn politika në mes, hyjnë dhe kushërinjtë…

Zyra Arsimore 3

Drejtori, Avni Delishi: Mirë! Si kalove ti?

Drejtori, Avni Delishi: Mirë! Si jeni juve?

Drejtori, Avni Delish: Ëëëë…besoj mund të merrni informacion, ka vende të tjera boll. Ok?

Drejtori, Avni Delishi: Ëëëë.., atëherë nuk kam pse, sepse unë i kam bërë gjërat, siç është për të bërë: dokumentacionet, lejen, çdo gjë. Kështu që, tani nuk jam në detyrë më si drejtor dhe nuk besoj se ka…

Drejtori, Avni Delishi: Po,po,po! Kam marrë leje edhe pastaj kam bërë dorëheqjen edhe kshu që jam okej me pjesët e mija.

Zyra Arsimore 4

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: Përshëndetje! Mirë! Si jeni juve? Duhet t’ia drejtoni këtë pyetje Drejtorisë Rajonale të Durrësit, se ata janë dhe drejtoria, që emëron drejtorët!

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: Po unë tani po e dëgjoj këtë, që po më thoni ju, këtë shqetësim. Të lutem bëni kërkesë te Drejtoria Rajonale Durrës!

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: O zotëri! Të lutem tani! Unë po ju drejtoj si.., që rrugën që ju të merrni një përgjigje korrekte dhe transparente. Duhet t’i drejtoheni Drejtorisë Rajonale të Durrësit! Unë po e mbaj shënim si rast edhe mund të vini këtu, të merrni informacion një ditë, kur ta keni të mundur!

Gazetari: Dhe diçka tjetër zonja Dani! Juve jeni me vendim këtu si drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Peshkopi?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Një ditë tjetër do jepen të gjitha përgjigjet, për të gjitha meraqet, që ju keni!

Gazetari: Po kur? Ditën na e thuaj të paktën, që ta dimë!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Ditën, kur juve të jeni të interesuar!

Gazetari: Ne jemi nesër!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Nesër unë nuk jam, e thashë, që unë po lëviz. Nesër jam në një takim në Tiranë. Do na drejtoheni me një kërkesë, me një shkresë dhe do zgjidhet gjithçka!

Gazetari: Po s’mund të funksionojë kështu hallkat e shtetit, me një kërkesë, duke anashkaluar problematikën! Më kupton? Sepse nuk jemi sot në këtë profesion dhe e kuptojmë fare mirë logjikën e shkresës ose asaj gjësë zyrtare është shumë e thjeshtë.

Marrë nga tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial brikena dani peshkopi zyra arsimore ne peshkopi brikena dani peshkopi zyra arsimore ne peshkopi

Sondazh

Poll
Editorial 7 Shtator 2020, 12:25

Dy marioneta në fushatën e Trump

Që kur në skenën diplomatike të Ballkanit ka hyrë një diplomat kaubojs si Riçard Grenell, opinioni Shqiptar është ndarë më dysh.Nga njëra anë u renditën ...

Editorial 5 Shtator 2020, 16:35

Tradhtia e Erdoganit ndaj Ataturkut

Nuk harrohen replikat e shkëmbyera midis Rexhep Tajip Erdoganit, asokohe kryeministër i Turqisë, dhe presidentit izraelit, Shimon Peres, në Forumin Ekonomik Bot...

Editorial 5 Shtator 2020, 10:41

Një ngjarje që u harrua, ndodhi dje në Washington

Në Washington, në ditën e katërt të shtatorit të vitit 2020, nga ekranet televizive dilte pamja e zyrës ovale të presidentit të SHBA-së. Në tavolinën e tij isht...

Editorial 4 Shtator 2020, 20:10

Marrëveshjet vazhdojnë…Kosova humbet

Marrëveshjet vazhdojnë…– Avdullah Hoti sot ka pranuar, që hatri i serbëve, shqiptarët të mos lobojnë më për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është turp për ...

Editorial 3 Shtator 2020, 11:14

Drejt një apokalipsi demokratik?

Në 1947, dy vjet pasi Hiroshima dhe Nagasaki u shkatërruan nga bombat bërthamore, Buletini i Shkencëtarëve Atomikë nisi Orën e Apokalipsit për të treguar se sa ...

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve