LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDALI/ Ministria e Kulturës zhbën Mësonjëtoren e Parë Shqipe, zhduket emri, godina e re me banga laminat, obelisku histo

15 Mars 2021, 11:40 Nga DOSJA

KORÇË- Shkolla e parë shqipe nuk është më e njëjta. Zyrtarisht, “Mësonjëtorja e Korçës”, e para shkollë shqipe e hapur në qytetin e Korçës më 7 mars të vitit 1887 është kthyer në Muzeum, me një emër dhe fytyrë të re. Por sa i përshtatet kjo fytyrë godinës shekullore, simbol për përpjekjet për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe?

Ministria e Kulturës  e çeli për publikun godinën e re, për të cilën në këtë shkrim do të përpiqemi të krahasojmë sesa i përshtatet imazhit të fiksuar në histori të “Mësonjëtores së parë Shqipe”.

Mësonjëtorja e parë shqipe- Muzeu i Arsimit Korçë

Ndryshimi i parë që bie në sy është emri. Mësonjëtorja nuk do të ketë më të njëjtin emër. Ministria ka vendosur vetë që muzeu të ketë një emër të ri.

Zhvendoset obelisku ABC 

Rihapja e Mësonjëtores do të ketë një ndryshim thelbësor. Obelisku “ABC” me pendën simbol është zhvendosur nga pjesa qendore e oborrit për t’u vendosur në pjesën anësore. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë me një shprehje të saj ku indirekt e etiketon obeliskun si “beton” dhe thotë se ajo vetë është e kënaqur.

“Jam e kënaqur që ne çdo detaj kemi arritur të lidhim të bukurën artistike me simboliken e saj, unë e shikoj të lidhur ngushtë me rrënjët e tokës. Keq kur vë beton dhe keq kur heq beton”.-thotë ministrja Margariti.

Ministrja nuk sqaron pse Obelisku u hoq nga mermeri që ishte vendosur për tu vënë mbi baltë e pas hekurave.

As arsyen pse penda e obeliskut është ndryshuar, apo faktin se përse, siç shihet në video, restaurimin e veprës emblemë të këtij muzeu, e suvatojnë disa punëtorë ndërtimi të kompanisë “Fusha Sh.p.k”. A e kanë ekspertizën e nevojshme punëtorët e llaçit për një obelisk historik si ABC?

Mësonjëtorja pa identitet, hiqen bangat, në vend të dërrasës së zezë vendoset një projektor

Kushdo që do të vizitojë për herë të parë Muzeun asnjëherë nuk do e dijë, se për shumë dekada, atje kanë qendruar këto banga të zeza, të palëvizura e në krye një dërrasë e zezë.
Bangat janë ndryshuar. Në vend të tyre, janë vendosur tavolina melamine dhe karrige të ngjashme me ato të një biblioteke 2021. Por jo të një muzeu. Dërrasa e zezë është ndërruar me një projektor, ku si qershia mbi tortë, qëndron edhe një poltron ngjyrë mustardë.

Ndriçimi, as qiri e as shandanë… teknologji e fundit me spote

Pandeli Sotiri nuk do e mendonte kurrë që shtëpia e tij e parë e arsimit, do të kishte një ditë, një ndriçim si ky. As qiri dhe as shandanë nuk ka në asnjë cep të muzeut. Ndriçim “Hi-tech” me spote me shinë kombinuar me një tavan të bardhë. Një arredim elegant, por a duhet të ishte kështu një “Mësonjtore”?

Restaurimi i kësaj godine e harruar për 8 vite nga qeveria Rama dhe për vite me radhë nga paraardhësit e tij, në tërësi duhet të ishte një lajm i mirë, por kur sheh që çdo gjë që e mbante këtë muze si nostalgjinë e parë të kombit shqiptar dhe ruajtjen e gjuhës, një pyetje të vjen në mendje: A është ky identiteti ynë kombëtar? A janë këto spote, projektorë, tavolina me shkëlqim si banaqe lokalesh, ajo që duam t’ju tregojmë fëmijëve tanë. A do e besojë një fëmijë nesër që bangat e shkollës së parë shqipe kanë qenë të tilla, apo do të mjaftohet duke i parë në foto? Fatmirësisht, qeveria nuk mori përsipër të restauronte ndonjë kishë, pasi me gjasë në vend të këmbanave do të kishim një  “Usb”, për të dëgjuar thirrjen…megjithëse edhe në Muzeun “Mësonjëtorja”, kjo e fundit bashkë me kufjet me bluetooth me siguri nuk mungon.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mesonjtorja e pare shqipe muzeu muzeu i arsimit ne korce mesonjtorja e pare shqipe muzeu muzeu i arsimit ne korce


Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez