Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KORÇË– Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm në një mjet të cilën e drejtonte pa patentë.
Policia njofton se janë proceduar edhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar të tij, njëri prej të cilëve u arrestua në flagrancë dhe tjetri u shpall në kërkim.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë:
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. U kap duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, me një mjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 1 shtetas.
Procedohen edhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar të tij, njëri prej të cilëve u arrestua në flagrancë dhe tjetri u shpall në kërkim.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve P. M., 17 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq; K. R., 24 vjeç, banues në Korçë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç., 24 vjeç, banues në Maliq.
Shërbimet e Policisë, kanë kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, në Maliq, mjetin furgon tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin P. M., i cili kundrejt shpërblimit po transportonte në drejtim të Tiranës, 26 emigrantë të paligjshëm. Nga kontrolli i dokumentacionit të 17-vjeçarit, rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet që shtetasit K. R.,(i arrestuar) dhe R. Ç., (i shpallur në kërkim) ishin bashkëpunëtorët e shtetasit P. M., në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË–Qeveria ka miratuar aktin normativ që i hap rrugë përdorimit të vaksinave ruse dhe kineze në Shqipëri.Akti normativ është publikuar mnë në fletoren ...
BULQIZË– Në Bulqizë janë rikthyer reshjet e dendura të dëborës, një ditë pas ‘Ditës së Verës’.Reshjet e dendura të dëborës janë regjistruar në Njësit...
TIRANË– Epidemiologu, Ilir Alimehmeti teksa ka qënë i ftuar ditën e sotme në ‘Abcnews’ është shprehur se mjekët kanë çaluar pasi nuk e futën kurrë n...
DIBËR-Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Dibrës.Zonat në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit janë zbardhur nga bora, ndonëse në sasi të vogël....
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 80-vjeç në stadiumin ‘Air Albania’. Të moshuarit do të marrin dozën e dytë të vaksinës ‘...
SARANDË– Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Ksamil pasi është kapur me 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë...
KUKËS– Policia e Kukësit ka vënë në pranga 5 persona pasi ndodheshin në një lokal jashtë orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ata k...
TIRANË– Dëbora ka zbritur sërish në Tiranë. Mëngjesin e sotëm mali i Dajtit është zgjuar i zbardhur nga dëbora. Siç shihet edhe në fotot e mëp...
PËRRENJAS– Territori i Shqipërisë është mbuluar ditën e sotme nga reshjet e shiut, të cilat do të zgjasin për ditë me radhë. Mjegulla ka shkaktuar pr...
TIRANË– Një 20-vjeçar me shtetësi lebaneze, me iniciale M. B., është vënë në pranga pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri. Sipas n...