LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali me KLP/ Njihuni me anëtarin me nota 5 dhe deftesë të falsifikuar. Kërcënon gazetarin Çani: Të marr gjak në…(I

28 Maj 2019, 08:02 Nga DOSJA
Skandali me KLP/ Njihuni me anëtarin me nota 5 dhe deftesë të

Tiranë- Emisioni investigativ ‘Ajsberg’ që transmetohet në ekranin e Fax News me gazetar Artur Çanin ka zbardhur mbrëmjen e djeshme një mega skandal që ka përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një nga organet kryesore për Reformën në Drejtësi.

Bëhet fjalë për një nga anëtarët e këtij organi, Tartar Bazaj, i cili në bazë të investigimeve ka falsifikuar dokumentet e arsimit të tij të mesëm. Bazaj ka bërë një falsifikim të diplomës së shkollës së mesme, pasi në të njëjtën vit ai rezulton që të ketë qenë në dy shkolla të ndryshme në Sevaster të Vlorës dhe në Krrabë të Tiranës.

Falsifikimi lidhet me vitin shkollor 86-87, që Bazaj pretendon se e ka kryer në Krrabë, po në amzë rezulton se ai ka qenë në Sevaster. Edhe në bazë të dëshmive të miqve të tij, emrat e të cilëve vetë anëtari i KLP-së ja ka dhënë Çanit, Bazaj rezulton që të ketë kryer tre vite arsim të mesëm në shkollën bujqësore në Vlorë, dhe jo dy siç ai pretendon më pas.

Sikur të mos mjaftonte kjo notat e Bazajt linin shumë për të dëshiruar, dhe mesatarja ishte 5-6.

‘’Nisur me një vërtetim të lëshuar nga vetë Tartari ne nisëm kërkimet në amzë. Na rezultoi diçka që na krijoi dyshime, në amzën me numër 438 të Bazajt në Sevaster, shkollë bujqësore, ai ishte regjistruar në këtë shkollë dhe ka bërë 3 vite, nga 84-87. Në të treja këto vite notat e tij kanë qenë nën mesatare, por nuk ka ngelur. Në fund të vitit të tretë ka një shënim që është larguar. Notat janë kryesisht 5-6, në vitin e tretë i ka të gjitha 5 dhe 7. Në karakteristika thuhet që është i urtë dhe i sjellshëm me shokët e klasës, por që duhet të mësojë më shumë.  Në shkollën e Krrabës ai është regjistruar në vitin 86-87, dhe një vit më pas ai ka mbaruar shkollën. KËTUtu mua më lind pyetja, në këtë vit ka qenë në Sevaster apo Krrabë? Vetë Bazaj thotë se ai ka bërë dy vite në Sevaster dhe dy vite në Krrabë”, deklaroi Çani në nisje të emisionit.

Për këtë ekipi i Ajsberg ka udhëtuar drejt Sevasterit në Vlorë, ku ka pyetur ish-drejtorin e shkollës Baftjar Sulçaj .

“Tartaj Bazaj ka qenë nxënës në shkollën e Sevasterit, e ka filluar në 84-trën. Në atë kohë që kam qenë unë 84-86 kanë qenë dy klasa paralele, ndaj dhe di disa gjëra më shumë për këta nxënës. Ka bërë vitin e parë dhe vitin e dytë në këtë shkollë, në shtator të 1986 unë kalova në shkollën 9-vjeçare, ndaj smund të them më tej”, u shpreh Sulçaj.

Drejtori nuk di të thojë se sa vite shkollë ka bërë Bazaj në Sevaster, duke qenë se vetë Sulçaj është larguar për një shkollë tjetër. Në këtë pikë Çani ka takuar disa prej shokëve të klasës së anëtarit të KLP-së, një prej tyre Granit Kasaj. Miqtë tregojnë se Bazaj është larguar nga shkolla në vitin e katërt, dhe tre vite i ka kryer në Sevaster.

Në këtë pikë flet dhe shoqja e Tartarit, me të cilën ishin dhe nga i njëjti fshat, Ollga e cila thotë se anëtari i KLP-së ka bërë 3 vite në Sevaster dhe është larguar prej aty në vitin e katërt.

Sefer Pecani, drejtor i shkollës në Krrabë thotë se Tartar Bazaj ka ardhur në shkollën e tij në vitet 87-88. ‘’Ka qenë nxënës shumë i mirë, ka mbaruar shkollën e mesme dega miniera, për çdo qartësi të shikohen deftesat e tij”, shprehet Pecani, duke rrëzuar sërish pretendimet e Bazajt, që thotë se në Krrabë ka ardhur në vitin mësimor 86-87.

“Nuk mbulohet dot dielli me shoshë, kemi amzën e Sevasterit ku janë tre vite të plota. Kemi amzën e shkollës në Krrabë, ku ekzistojnë dy vite, është e habitshme sesi Tartari ka qenë në të njëjtin vit në dy shkolla të ndryshme, njëherë për bujqësi dhe njëherë tjetër për agronomi. Kemi shoqen e klasës që thotë se Tartari ka bërë 3 vite në Sevaster, deftesa e tij ka disa lëndë që nuk fugurojnë në asnjë prej amzave, vizatim teknik, makina miniere, nuk funksionojnë në asnjë amzë, po figurojnë në deftesën përfundimtare. Sigurisht që këtu kemi të bëjmë me falsifikime, ka ndryshime të shkrimeve në diplomë, kjo u takon ekspertëve që ta vërtetojnë”,shprehet gazetari Çani.

Për ti shkuar deri në fund çështjen Çani ka ftuar në takim Bazajn, i cili duket se e ka humbur paska fillin, duke thënë se çështja tashmë do të kthehej në personale. Ai debaton ashpër me gazetarin Çani, madje dhe duke e kërcënuar në mënyrë personale.

Pjesë nga debati i zhvilluar mes Çanit dhe Bazajt:

Bazaj: Kam hedhur provime ekuivalente në Krrabë, unë e mbaj mend si tani

Çani: Ku janë në deftesa? Ti mund të mbash mend shumë gjëra. Këtu kemi dokumentet e shtetit.

Bazaj: Po më re në qafë  do ta marr personale

Çani: Më sqaro se çfarë janë këto, lëri personalet. Fol me ndonjë tjetër jo me mua.

Bazaj: Unë jam anëtar i KLP-së, kam një integritet

Çani: Ke gënjyer atëherë këtu

Bazaj: Në rast se unë nuk kam gënjyer do të shkosh në burg. Mua do më nxjerësh pa shkollë ti, unë kam qenë nxënësi më i mirë. Ik ore shiko punën tënde, do ta shikosh ti, kujt ia bën këto presione ti. Ti do kesh punë me mua, po më re në qafë do të kesh punë me mua

Çani: Ti po më kërcënon mua, a ke mundësi që të ma thuash këtë mua

Bazaj: Pse unë do çmendesha dhe do kandidoja për anëtar të KLP-së

Çani: Kam folur me të tre shokët që më ke dhënë numrat

Bazaj: Mos më cëno, kush jam unë që të prononcohem ty. Kam kaluar njëmijë filtra, edhe të FBI-së. Ti ke thënë në Sevaster që ti nuk kam mbaruar as shkollën 8-vjeçare.

Çani: Mos u merr me thashetheme. Këto që kam unë përpara janë dokumentet e shtetit shqiptar

Bazaj: Po ç’janë këto mor burrë i dheut, kështu punoni ju me njerëzit?! Unë jam nga ata njerëz që të marr gjak në vetull.

Çani: Kujt i kujton gjakun këtu ti? Kë kërcënon?!

Në fund të emisionit gazetari Çani tha se gjetjet e tij do ti depozitojë në Prokurori, dhe kë Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku Bazaj është anëtar, pasi është e papranueshme që një person me dokumente të falsifikuara të arsimit të jetë pjesë e këtij isntitucioni të lartë drejtues në sistemin e prokurorisë në vend.

Marrë nga Fax web

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kërcënimi ndaj artur çanit skandali me klp tartar bazaj me dëftesë të falsifikuar kërcënimi ndaj artur çanit skandali me klp tartar bazaj me dëftesë të falsifikuar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj