LIVE UPDATES
Aktualitet

“Musineja do ishte shumë krenare”, doktori shqiptar në SHBA: Në Shqipëri s’ka vend për Arbën, politika kontrollohet

28 Maj 2019, 06:31 Nga DOSJA
“Musineja do ishte shumë krenare”, doktori shqiptar në

SHBA- Sadik Elshani, Doktor i Shkencave të Kimisë dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro-amerikane në Philadelphia, ka reaguar për përzgjedhjen e Arba Kokalarit si eurodeputete.

Ai është shprehur ndër të tjera se në Shqipëri s’ka vend për Kokalarin pasi sipas tij politika kontrollohet nga klane.

‘Po të ishte ende diktatura në Shqiperi, Alba dhe shumë të tjerë/a si ajo ndoshta do të mbijetonin, por nuk do ta arrinin potencialin e tyre të plotë për shkak të “biografisë së keqe”. Por, kam frikë se edhe në Shqiperinë e sotme nuk ka vend në skenën politike për një vajzë të re si Arba, sepse politika shqiptare kontrollohet nga klanet mafioze antikombetare. Janë pikerisht këto klane, krerët e partive politike që i përpilojne listat e deputetëve dhe nuk lejojnë që ata të zgjidhen me votën e drejtëpërdrejtë të votuesve shqiptarë’ shprehet ai.

Më tej ai ka theksuar se Musine Kokalari do të ishte shumë krenare për mbesën e saj dhe i uron suksese, vajzës së re, Arba Kokalarit.

Shkrimi i plotë:

Te dielen, me 26 maj u mbajten zgjedhjet per Parlamentin Europian. Kete radhe ishte diçka e jashtezakonshme, sepse ne keto zgjedhje kandiduan edhe mjaft kandidate shqiptare, kryesisht vajza e djem te rinj, qe jetojne ne keto vende te Bashkimit Europian, te edukuar e te integruar mire ne shoqerite, jeten shoqerore e poltike te vendeve perkatese ku jetojne ato/ata. Dite me pare ne kete liste syte me hasen edhe ne nje mbiemer te njohur: Kokalari. Eshte kjo Arba Kokalari. e cila si anetare e Partise se Moderuar te Suedise fitoi nje vend ne Parlamentin Europian, e para nga te gjithe shqiptaret qe e arriti kete sukses. Eshte kjo nje fitore qe i ben te mburren te gjithe shqiptaret. Ajo fitoi si qytetare suedeze, por edhe perkatesia e saj kombetare nuk mund te lihet anash, sjell diçka pozitive per emrin dhe kombin shqiptar.

Sapo e lexova kete mbiemer menjehere me ra ndrmend Musine Kokalari dhe se mos kishin ndonje lidhje familjare. Pastaj lexova se ajo ishte stermbesa e saj, vajza e djalit te vellaut te saj, Hamitit (1909 – 1989), emrin e te cilit e kisha degjuar qysh ne rinine time te hershme, sepse ai ishte autori i librit “Kosova djepi i shqiptarizmit”. Ne keto raste nuk mund qe te mos kujtohet fati tragjik i Musinese e te mos reflektosh per dallimin e madh (kontrastin) me rastin e stermbeses se saj ne Suedi – dy kohera dhe dy bote krejtesisht te kunderta.

Ne janar te vitit 1938 vajti ne Rome per te studiuar letersi ne Universitetin “La Sapienza”. Studimet i perfundoi ne vitin 1941 me nje studim per Naim Frasherin. Qyteti i Romes me trashegimin shumeshekullore historike e kulturore i ofroi asaj nje bote magjepse, i hapi nje dritare per t’u takuar me nje bote te qyteteruar, me nje nivel te larte intelektual, i hapi asaj horizonte te reja per filozofine e jetes, frymezime per jeten, per letersine. Tani synimi i saj ishte qe kur te kthehej ne Shqiperi te behej shkrimtare, ta ndante pervojen e saj jetesore me te tjeret, te ndihmonte ne emancipin e gruas dhe te vendit. “Une u formova me bindjen e thelle kulturore humaniste qe e larteson njerine si individ si ne marredhenie me te tjetret ne shoqeri e ne pune” – shkruante Musineja per pikepamjet, botekuptimet e veta.

Ka botuar tri permbledhje me tregime: “Siç me thote nenua plake” (1941), “…sa u tunt jeta” (1944) dhe “Rreth vatres” (1944). Musineja ishte e para femer shqiptare qe kishte botuar ndonjehere nje permbledhje me tregime. Ka lene edhe nje doreshkrim per jeten e saj te titulluar: “Mbi jeten time”.

Aty nga fundi i Luftes se Dyte Boterore Musineja hapi nje library. Ishte antifashiste dhe u ftua te behej anetare e Lidhjes se Shkrimtareve, te themeluar me 7 nentor, nen kryesine e Sejfullah Maleshoves. Ajo ishte e mllefosur, e indinjuar dhe kerkonte drejtesi per dy vellezerit e saj te pushkatuar pa gjyq nga regjimi komunist. Per kete shkak dhe per shkakun se ajo me 1944 ishte themeluese e Partise Socialdemokrate Shqiptare dhe organit te saj, “Zeri i lirise”, ajo u arrestua me 17 janar 1946. U denua me 20 vjet burg nga Gjykata Ushtarake e Tiranes.

Per 18 vite qe burgosur ne burgun famekeq te Burrelit, e veçuar ne vezhgim te vazhdueshem dhe e ngacmuar nga zyrtaret injorante. U lirua me 1964 dhe u internua ne Rreshen, ku u caktua te punoje si fshesare. Aty edhe vdiq nga kanceri ne vitin 1983. Dikur e denuar si armike e popullit, ajo sot eshte shpallur Qytetare Nderi e qytetit te Gjirokastres, nga Presidenti i Shqiperise eshte shpallur Martire e Demokracise, ndersa nje shkolle fillore ne Tirane e mban emrin e saj.

Ne gjyq Musineja mbajti nje qendrim dinjitoz, te perjetesuar me ate foton me velin e zi mbi koke, vele qe nuk do t’i hiqej kurre gjate tere jetes se saj tragjike. Eshte ai qendrim i grave burreresha shqiptare. Ajo deklaroi ne gjyq: “Mbas Mbledhjes se Mukjes, kam marre pjese ne Ballin Kombetar si socialdemokrate dhe kam qene pergjegjese e gazetes “Zeri i lirise”, ne te cilen kam botuar artikuj ku flitet per çeshtjen e Kosoves ne baze te Kartes se Atlantikut…

Kriteri per lufte ishte jo per qellimin e perfitimit te disa klikave, por per demokratizimin e vendit…Une s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund te quhet faj. Ju fituat ne zgjedhje, por ne burg nuk duhet te jem… Une jam nxenese e Sami Frasherit. Me mua ju doni te denoni Rilindjen”.

Musine Kokalari ishte nje intelektuale te rralla, nje grua e jashtezakonshme, shembelltyre e intelektualit te angazhuar me ndergjegje te larte kombetare e vlera njerezore. Ishte nje yll qe u shua pa arritur shkelqimin e saj te plote. Eshte permendore ee qendreses, fisnikerise, trimerise shqiptare. Eshte misherim i fjales “burrneshe” qe ka krijuar populli yne per gra te tilla. Por, ja qe fatin e saj e kishin ne dore injorantet, te padijshmit, ciniket, kriminelet.
Fati i Arbes ne Suedi eshte krejtesisht ndryshe nga fati i halles se saj ne Shqiperine e diktatures komuniste.

Shoqerite e perparuara i çmojne njerezit e afte pa e paragjykuar prejardhjen e tyre racore, etnike, klasore, etj. Po te ishte ende diktatura ne Shqiperi, Alba dhe shume te tjere/a si ajo ndoshta do te mbijetonin, por nuk do ta arrinin potencialin e tyre te plote per shkak te “biografise se keqe”. Por, kam frike se edhe ne Shqiperine e sotme nuk ka vend ne skenen politike per nje vajze te re si Arba, sepse politika shqiptare kontrollohet nga klanet mafioze antikombetare. Jane pikerisht keto klane, kreret e partive politike qe i perpilojne listat e deputeteve dhe nuk lejojne qe ata te zgjidhen me voten e drejteperdrejte te votuesve shqiptare.

Sidoqofte, Arbes i urojme suksese!

Musine Kokalari do te ishte shume krenare me stermbesen e saj, ashtu siç duhet te jene te gjithe shqiptaret. Te shpresojme se ererat e ndryshimeve do te fryejne edhe ne peizazhin politik shqiptar, ku do te shohim fytra te reja me orientime demokratike europane.

Regjimi, pushteti qe eliminon eliten kombetare, qe denon personalitete si Sabiha Kasimati e Musine Kokalar e shume njerez te tjere te pafajshem, eshte nje regjim çnjerezor, i rrezikshem per ardhmerine e vendit. Regjime te tilla qe intelektualin e bejne fshesar e teneqexhiun e bejne shtetar, nuk gezojne jetegjatesi dhe jane te parapercaktuar te shkaterrohen.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arba kokaleri musine kokalari sadik elshani shqipëria në parlamentin europian arba kokaleri musine kokalari sadik elshani shqipëria në parlamentin europian

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës