LIVE UPDATES
Politike

“S’kam qejfmbetje personale”/ Arta Dade sulmon ashpër Ramën: Shkelësi më i madh i demokracisë në PS

30 Tetor 2019, 16:42 Nga DOSJA
“S’kam qejfmbetje personale”/ Arta Dade sulmon ashpër

TIRANË- Për Arta Daden demokracia e brendshme në Partinë Socialiste tashmë është mbytur. E ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Dade, një prej figurave kryesore të së majtës në Shqipëri, akuzoi kryetarin e PS, Edi Rama, njëkohësisht kryeministër, se është shkelësi më i madh i demokracisë brenda forcës politike që drejton.

Dade theksoi se këtë qëndrim e ndajnë edhe shumë anëtarë të tjerë të PS, të cilëve nuk u merret mendimi kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë apo për deputetë.

“Vazhdoj të mbetem mikeshë me shumë anëtarë të PS që kanë të njëjtin shqetësim se strukturave nuk u merret mendimi në asnjë rast, as më pak kur është rasti i emërimeve të kryetarëve të bashkive apo deputetëve. Këtu kemi një shkelje flagrante të demokracisë së brendshme”, tha Dade.

Sipas Arta Dades, demokracia në PS funksiononte edhe në vitet e para me Edi Ramën kryetar, por pas vitit 2008, situata ka ndryshuar për keq. Ajo bëri Ramën direkt përgjegjës për përfshirjen e personave me rekorde kriminale brenda strukturave të socialistëve.

“I takonte PS të kishte flamurin e luftës kundër elementëve me rekorde kriminale, fatkeqësisht ata u bashkëngjiten pranë PS gjatë kohës që Rama është kryetar sepse PS nuk ka patur asnjëherë individë me rekorde kriminale. Ishte për të ardhur keq që flamurin e dekriminalizimit e mori një parti që edhe në opinionin publik rezultonte një parti e kriminalizuar dhe këtu e kam fjalën për ngjarjet e ‘96, ‘97 dhe ‘98”, tha Dade.

E pyetur nëse kritikat e saj lidhen me ndonjë qejfmbetje personale me Ramën, Dade tha: “Unë me Edi Ramën nuk kam asnjë qejfmbetje personale, kam mbajtur të njëjtin qëndrim kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar dhe veçanërisht kur isha kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme. Kam qenë kundërshtare dhe kam refuzuar të jem anëtare e Kryesisë për mbytjen e demokracisë së brendshme. Rasti konkret ka qenë gara për kryetarin e partisë, patjetër që unë isha mbështetëse që Rama duhet të rikonfirmonte mandatin si kryetar, duke qenë kundërshtare e krijimit të artificave brenda partisë duke bërë paralelizma me statute të vendeve të tjera demokratike. Në mjaft elemente kam qenë ndoshta zëri i vetëm në grupin parlamentar, përveç personaliteteve që u shkëputën dhe më pas krijuan partitë e tyre. Mendoj se prandaj u largova nga grupi sepse isha një zë kundër”, tha Dade.

“Jam kritike në mënyrën se si bëhet politika e jashtme, se si bëhet politika dhe se si nuk zgjidhet konfliktualiteti. Pse duhet të flasë ambasadorja e re amerikane se do të vijë këtu dhe të zgjidhë krizën?!”,- shtoi ajo.

Arta Dade nuk kurseu kritikat as ndaj anëtarëve të Grupit Parlamentar të PS, për të cilët tha se nuk kontrollojnë në asnjë moment Qeverinë për arsye se ndihen në borxh me Ramën.

Është imponimi i Ramës, është një grup që padyshim i ndjehet borxhli Ramës sepse i gjithë grupi dhe lista janë favoritët e Ramës dhe aq më pak nëse flitet për zgjedhje të parakohshme. Jam e bindur se edhe dikush që mund të artikulonte ndonjë kritikë tashmë me siguri që nuk do të flasë”, theksoi Dade.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta dade edi rama arta dade edi rama

Sondazh

Poll
Politike 30 Tetor 2019, 11:10

TIRANË– Kreu i qeverisë Edi Rama ka shijuar paraditen duke ngarë një makinë automatike. Duke qënë se Rama e ka deklaruar gjithmonë se nuk ka patentë ka zgj...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj