LIVE UPDATES
Politike

Putin e dinte që negociatat për Shqipërinë s’do të hapeshin, ftesa e fshehtë në MPEJ, diplomati rus: Ne ju kuptojmë!

30 Tetor 2019, 12:49 Nga DOSJA
Putin e dinte që negociatat për Shqipërinë s’do

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu mbyll dera nga Bashkimi Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, por ende pa u zyrtarizuar ky vendim në samitin e liderëve të 17 dhe 18 tetorit, Tiranës i është “hapur një dritare” nga Rusia. Në një sfidë të drejtëpërdrejtë ndaj BE-së, pas mos hapjes së negociatave, Moska i ka bërë një ofertë të papritur Tiranës dhe Shkupit, duke i ftuar të bëhet pjesë e Bashkimit Euro-aziatik.

Deklarara erdhi publikisht nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, i cili ka ftuar dy vendet që të anëtarësohet në Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik (EEU) gjatë një forumit të këtij bashkimi ekonomik në Verona, Itali të premten.

Por Gazeta Si ka mësuar se ftesa zyrtare i ka ardhur Shqipërisë 1 muaj më parë dhe kërkesa ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gazeta mëson se Ministria e Jashtme është kapur në befasi nga ftesa zyrtare dhe po shqyrton prej një muaji këtë ofertë, për të cilën nuk nuk ka ende një qëndrim publik.

Por do të ishte diplomati Chizhov ai që do ta artikulonte publikisht këtë ftesë, duke i kujtuar Tiranës zyrtare se oferta është ende të tavolinë. Ai u ndal tek shtyrja e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit, duke thënë se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut do ta gjejnë gjuhën e përbashkët më shpejt me Rusinë sesa me BE-në.

“Jam i sigurt që vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE së fundmi janë zhgënjer nga Brukseli, por mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik”, tha Chizhov.

Unioni Ekonomik Euro-aziatik është një bashkim ekonomik i udhëhequr nga Rusia. Ai është nënshkruar në vitin 2014 nga Bjellorusia, Kazakistani, Armenia, Kirgistani dhe Rusia.

Rusia sheh vendndodhjen gjeografike të Ballkanit Perëndimor, si udhëkryqin mes saj dhe një Europe të bashkuar, si dhe pasurinë e saj kryesore. Kjo është arsyeja pse Moska i kushton rëndësi të veçantë situatës në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, dhe sigurisht edhe arsyeja e ofertës së guximshme nga qeveria ruse.

Ftesa e Rusisë vjen ndërkohë që Serbia u bë zyrtarisht disa ditë më parë pjesë e këtij unioni, duke u bërë kështu vendi i dytë evropian që i bashkohet EEU-së. Edhe pse Komisioni Europian paralajmëroi Beogradin që të qëndronte larg këtij unioni, kryeministrja serbe Ana Brnabiç nënshkroi të premten marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik në Moskë. Përveç Brnabiç, marrëveshja u nënshkrua nga Kryeministrat e Rusisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Armenisë.

Marrëveshja e Serbisë me EEU-në është cilsëuar nga ekspertët si pasoja e parë e mos hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, vendim i cili ka shuar shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ky vakum duket se i ka lënë terrenin e lirë Rusisë, e cila, si hapin e parë për t’u përfshirë në rajon, ka ftuar vendin tonë si edhe Maqedoninë që t’i bashkohet Serbisë në nismën e saj, edhe pse shanset janë pothuajse zero.

Kjo marrëveshje ofron pak të mira ekonomikisht, por në këtë moment merr një rëndësi të jashtëzakoshme gjeostrategjike, pasi tregtia e lirë më pesë ish-vendet Sovjetike do të ishte prova më e mirë se mospërfshirja e BE-së lë derën e hapur për ndikimin rus dhe kinez.
Për shembull, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrja Brnabiç, Serbia do të negociojë shitjen pa tarifa të djathit, rakisë së frutash dhe cigareve me Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Armeninë dhe Kirgistanin. Në një sfidë të drejtëpërdrejtë ndaj BE-së,Ambasadori i Rusisë në Bruksel i ka ofruar të njëjtën perpektivë edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Por cilat janë marrëdhënit tregtare që Shqipëria ka me Rusinë dhe a është kjo ftesë thjesht një provokim ndaj BE-së?

Shqipëria prej 2014-ës ka humbur një treg të rëndësishëm ku eksportonte prodhimet bujqësore si pasojë e bërjes bashkë me vendimin e Këshillit Europian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Madje katër vjet pas sanksioneve të para ndaj Rusisë, qeveria shqiptare ka vendosur që ti shtyjë ato deri në janar të vitit 2020.
Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, deklaroi se përfshirja e Shqipërisë me vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës po dëmtonte marrëdhëniet ekonomike dhe politike mes Shqipërisë dhe Rusisë. Karpushin i sugjeronte Shqipërisë që të ndjekë të njëjtën rrugë si Serbia, Maqedonia dhe Turqia, të cilat bashkëpunojnë me Rusinë pa dëmtuar aspiratat europiane. “Fqinjët e Shqipërisë, si Maqedonia dhe Serbia, dhe krahas tyre edhe Turqia, demonstrojnë qartë se bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe dinamik me Rusinë është i mundur dhe aspak nuk bie në kundërshtim me aspiratat evuropiane”- shprehej Karpushin.

Aktualisht ne eksportojmë në tregun rus ushqime, pije, duhan, produkte kimike dhe plastike, prodhime druri dhe letre, tekstile dhe këpucë, materiale ndërtimi dhe metale, makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Po ashtu, shumë eskpertë, si Alban Zusi nga Qendra e Eksporteve Shqiptare, thonë se Shqipëria ka humbur një treg të rëndësishem.

“Humbja është se tregu rus është një treg shumë i mirë për produktet tona bujqësore, por natyrshëm ne kemi orientim gjeostrategjik me Europën. Gjithsesi marrëdhëniet tona po të duam të bëjmë një bilanc ne kemi marrëdhënie tregtare shumë më shumë me Europën se sa me Rusinë. Nëse duhet të vendosemi përpara një zgjedhjeje, ne zgjedhim Europën. Natyrshëm ekonomikisht jemi më të lidhur me Europën, vetëm nga produktet industriale, industria e lehtë, tekstile jemi 500 mln euro eksporte”, deklaronte Zusi një vit më parë për Gazetën “Si”.

Në Shqipëri nuk ka kompani të mëdha ruse dhe i vetmi shembull i investimeve ruse është blerja e pasurisë së paluajtshme në bregdetin shqiptar, në Vlorë, Sarandë dhe zona të tjera. Por Ambasadori rus në vendin tonë thotë se Shqipëria nuk është duke e shfrytëzuar potencialin e marrëdhënieve tregtare me Rusinë.

Megjithatë, për ekspertin Lisen Bashkurti ftesa e Rusisë që vendi ynë t’i bashkohej forumit ekonomik Euro-Azitatik, ishte e pritshme dhe fajtorja e vetme është BE-ja.
“Ashtu siç e kishim parashikuar, vakumi që la BE me mos hapjen e negociatave për Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut po shndërrohet në avantazhe nga Rusia, e cila fton këto dy vende të dëshpëruara që t’i bashkohen Unionit Ekonomik Euro-Aziatik”, shkruan ai. “As në politikë dhe as në gjeopolitikë nuk ka zona të zbrazura, palet rivale shfrytëzojënë çdo moment për të shtrirë praninë, ndikimin dhe interesat e tyre. Rusia me veprimet e saj po ndihmon Ballkanin dhe BE për të qartësuar më mirë për tektonikat gjeopolitike të shkaktuara nga dobësitë e të dy paleve: vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së”, shton ai.

Por për Bashkurtin, problemi më madh i ftesës së Rusisë dhe vendimit të Serbisë për t’iu bashkuar këtij unioni është mini- Shengeni Ballkanik, i nënshkruar nga presidenti serb dhe kryeministrat Rama dhe Zaev, i cili i mundëson Rusisë dhe vendeve të tjera anëtare të EEU-së te eskportojnë nëpëmjet Serbisë, produktet e tyre në vendin tonë dhe e anasjellta.
“Shengeni Serbo Centrist – Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi është një ‘paradhomë’ hyrëse për në këtë Union Rus”, thotë eksperti. “Këmbana bie për t’u degjuar. Ariu polar nuk fle edhe kur i mban sytë mbyllur, ndërkohë që Ballkani dhe BE duket se flenë edhe kur i mbajnë sytë hapur.

Po ashtu, edhe media amerikane “Bloomberg” shkruan sot se vendimi i Vuçiç për t’iu bashkuar këtij unioni është nxitur nga vendimi i Presidentit francez Emmanuel Macron për të bllokuar përspektivën europiane të Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ajo sjell në vëmendje edhe Shengenin Ballkanik, të cilin e konsideron si një nismë të vendve të rajonit për të ndihmuar njëra-tjetrën.

“Përballë pasigurisë, shtetet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë zotuar të krijojnë tregun e tyre të përbashkët, ndërkohë që presin të anëtarësohen në BE. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë njoftuar planet për të forcuar tregtinë, një shfaqje e rrallë uniteti pas konflikteve etnike të viteve 1990. Ata gjithashtu ftuan Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën të bashkohen”, thekson “Bloomberg”.

“Nëse BE-ja dëshiron të ndihmojë rajonin, duhet ta ftojë Ballkanin në shtëpinë e vet,” thotë Timothy Less, ekspert i Qendrës Amerikane për Gjeopolitikë. “Por BE nuk ka më një plan për stabilizimin e Ballkanit, duke i lënë kështu terrenin e lirë Rusisë”. Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ndikimi rus ne ballkan vladimir putin edi rama ndikimi rus ne ballkan vladimir putin


Sondazh

Poll
Politike 30 Tetor 2019, 11:10

TIRANË– Kreu i qeverisë Edi Rama ka shijuar paraditen duke ngarë një makinë automatike. Duke qënë se Rama e ka deklaruar gjithmonë se nuk ka patentë ka zgj...

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit