LIVE UPDATES
Bota

Skadojnë përfitimet e papunësisë për 14 milionë amerikanë, Trump nuk firmos paketën financiare

27 Dhjetor 2020, 16:54 Nga DOSJA
Skadojnë përfitimet e papunësisë për 14 milionë

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk nënshkroi paketën për ndihmën për koronavirusin dhe buxhetin përpara mesnatës, duke sjellë si rezultat skadimin e përfitimeve për një numër në rritje të papunësh.

Në fillim të javës zoti Trump kritikoi ashpër projektligjin dhe la të kuptohej të shtunën se ende është kundër tij.

“Unë thjesht dua t’u jap 2000 dollarë njerëzve tanë të mrekulluesëm, në vend të shumës së vogël prej 600 dollarësh që është propozuar. Gjithashtu, ndalni shpenzimin e miliarda dollarëve në ‘përfitime’”, shkroi ai në Twitter.

Rritja e shumës së ndihmave u pa si një kritikë ndaj vetë anëtarëve të Partisë së tij Republikane, të cilët u kishin rezistuar përpjekjeve të demokratëve për të negociuar pagesa më të mëdha.

14 milionë amerikanë do të humbasin përfitimet e papunësisë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden i bëri thirrje zotit Trump të nënshkruajë projektligjin.

“Heqja dorë nga përgjegjësia sjell pasoja shkatërruese… Ky projektligj është jetik. Duhet të miratohet tani”, tha zoti Biden i cili ndodhet me pushime në shtetin Delauer.

Presidenti po kalon pushimet në rezidencën e tij në Florida, ndërsa demokratët dhe republikanët presin të shohin nëse ai do të nënshkruajë paketën prej 2.3 trilionë dollarësh, që përfshin 892 miliardë dollarë ndihmë për pandeminë. Projektligji është dërguar nga Uashingtoni në klubin e tij Mar-a-Lago, që ai ta nënshkruajë nëse vendos ta bëjë një gjë të tillë.

Zoti Trump nuk kërcënoi me përdorimin e vetos ndaj projektligjit, por ai befasoi ligjvënësit e dy partive kur e quajti atë “të turpshëm” pas miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, pas muaj negocitatash.

Një mbyllje e pjesshme e qeverisë federale mund të fillojë herët të martën nëse Presidenti Trump nuk e nënskruan projektligjin. Kongresi planifikon që të hënën të kthehet në punë, duke ndërprerë pushimin e zakonshëm të Krishtlindjes në përpjekje të arritjes së një marrëveshjeje që do të mundësonte zgjatjen e financimit të qeverisë për disa ditë ose javë ndërsa ngërçi të tejkalohet.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve pritet të votojnë të hënën për të rrëzuar veton e Presidentit Trump për një projektligj prej 740 miliardë dollarësh që autorizon programet e mbrojtjes së vendit. Nëse Dhoma e Përfaqësuesve e miraton, Senati mund të votojë mbi këtë masë që të martën. Procesi kërkon votat e dy të tretave në të dy dhomat në mënyrë që vetoja presidenciale të rrëzohet.

Presidenti Trump e ka kritikuar ligjin për mbrojtjen në disa aspekte, duke pretenduar pa dhënë shpjegime se ligji ndihmon Kinën, si dhe ka kërkuar heqjen e frazave që lejojnë ndryshimin e emrave të bazave ushtarake që nderojnë udhëheqësit e Konfederatës. Ai gjithashtu ka kërkuar shtimin e një klauzole që e bën më të lehtë paditjen e kompanive të mediave sociale për materiale të publikuara nga përdoruesit e tyre.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e quajti veton e Presidentit Trump “një gjest tronditës shpërfilljeje që dëmton trupat ushtarake të vendit”.

Megjithatë, zonja Pelosi e ka mirëpritur thirrjen e Presidentit Trump për pagesa të drejtpërdrejta prej 2 mijë dollarësh për të gjithë amerikanët që gjenden nën një nivel të caktuar të ardhurash dhe të enjten i nxiti republikanët ta sfidojnë Presidentin Trump, duke mos lejuar rritjen e pagesave.

Zonja Pelosi ka njoftuar se synon të organizojë një tjetër votim të hënën. është e mundshme të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku demokratët kanë shumicën, por nuk ka shumë gjasa të kalojë në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Shtëpia e Bardhë nuk dha hollësi për planet e presidentit gjatë Krishtlindjes.

“Gjatë sezonit të festave, Presidenti Trump do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për popullin amerikan. Planet e tij përfshijnë shumë takime dhe telefonata”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti u fotografua të enjten dhe të premten duke luajtur në fushat e tij të golfit pranë Mar-a-Lagos. Mediat njoftuan se Ditën e Krishtlindjes ishte me të edhe aleati i tij i afërt, Senatori republikan Lindsey Graham.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll
Bota 27 Dhjetor 2020, 16:03

27 vendet e BE shqyrtojnë marrëveshjen e Brexit

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier, i informoi ambasadorët e 27 vendeve anëtare në Bruksel për rezultatin e negociatave, sipas njoftimit të zëdhënësit të pres...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj