Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GREQI- Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka provokuar me deklaratën e tij, teksa fliste në zyrën turke në Libi. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se pavarësisht nga gjendja e dobët ekonomike e Turqisë, Greqia është angazhuar në një garë armatimesh, por numri i avionëve dhe anijeve që ka në plan të marrë nuk është i mjaftueshëm për t’u përballur me Turqinë.
“Pavarësisht nga problemet edhe nuk kanë për të ngrënë, pirë, veshur, pavarësisht nga ulja e pagave dhe kostoja e jetesës së popullit grek, ata janë kënaqur në një mënyrë të furishme për armatimet. Blini sa të dëshironi anije, aeroplanë dhe nëndetëse, ato nuk mjaftojnë. Nuk janë të mjaftueshme.”-tha ai.
Ndë të tjera ai ka thënë se Turqia po përpiqet të gjejë zgjidhje politike brenda kornizës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mbi bazën e ligjit ndërkombëtar në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro. Sipas mediave greke ai ka vënë në dukje se Turqia është e gatshme për bisedime me Greqinë, përsa i përket kontakteve eksploruese, bisedimeve ushtarake mbi masat e ndërtimit të besimit dhe brenda NATO për të mos përshkallëzuar tensionet.
“Çfarëdo që të ndodhë me popullin e dashur grek, do të ndodhë. Fqinjët tanë Grekë po ndjekin një politikë të gabuar që do t’i shtojë edhe më shumë peshë ekonomisë së saj tashmë të keqe, do të jetë në dëm të prosperitetit dhe do të përkeqësojë jetën e njerëzve të saj. Turqia po përpiqet të gjejë zgjidhje politike brenda kornizës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe mbi bazën e ligjit ndërkombëtar në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro. Synimet mbi këtë çështje janë jashtëzakonisht të mira”.- është shprehur ministri turk.
Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ndërkohë në muajin tetor anija turke ka filluar sërish lundrimet në Egje, por tashmë është kthyer në port. Sakaq, çështja e Turqisë do të diskutohet në samitin e BE ku Athina ka kërkuar të vendosen sanksione ndaj Ankarasë.
(a.k;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Vaksinat anti-COVID-19 kanë filluar të injektohen në Gjermani. Personat e parë që morën vaksinën në Berlin ishin disa të moshuar në një azil. Mjeku që...
EUROPË– Kreu i agjencisë së BE-së për zbatimin e ligjit “Europol”, Cathrine De Bolle ka paralajmëruar se krimi i organizuar tani do të pë...
BRITANI– Erëra me shpejtësi mbi 100 km/h janë regjistruar Mbretërinë e Bashkuar, teksa stuhia Bella solli rrebeshe shiu dhe përmbytje.Sipas mediave të hua...
GREQI– Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou është vaksinuar sot me dozën e Pfizer. Pasi është injektuar me vaksinën, ajo ka qëndruar për rreth 15 min...
BRUKSEL– Kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier i informoi ambasadorët e 27 vendeve anëtare në Bruksel për rezultatin e negociatave, sipas n...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti, kanë gjasë të bëhen më shumë se 65 dep...
RUSI-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të vaksinohet ndaj Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili ka dek...
KOSOVË-Humbje tragjike ka pësuar familja Bytyqi nga Suhareka në Kosovë. Sipas raportimit në media, familja ka humbur dy anëtar si pasojë e infektimit me Co...
KOSOVË-Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 215 të tjer...
BRITANIA E MADHE-Djali i vogël kryeministrit britanik Boris Johnson, është shfaqur në media, duke treguar talentin e tij në pikturë. “The Sun” ka publikuar foto...