LIVE UPDATES
Editorial

Analiza/ Trump tregon anën e tij të ‘pashpirt’ gjatë COVID-19, a do ta falin amerikanët?

8 Maj 2020, 08:56 Nga DOSJA
Analiza/ Trump tregon anën e tij të ‘pashpirt’ gjatë

Të ekzistosh në këtë moment është të lundrosh mbi (ose të përpiqesh të shmangësh) përmbytjen e pikëllimit që kërcënon të zhytë edhe momentet e rralla pluskuese. Ne vajtojmë për vdekjen e miqve dhe të afërmve, mungesën e kontaktit njerëzor dhe kënaqësive të përditshme që dikur i morëm si të mirëqena. Nuk mund të ndalemi së menduari për dhjetëra mijëra familje që përballen me urinë, falimentimin dhe të qënit të pastrehë, ndërsa përpiqen të durojnë humbjen e dikujt që e donin shumë.

Ajo që është goditëse, ose dhe befasuese, është se kjo përmbytje pikëllimi është tharë në derën e Zyrës Ovale.

Simpatia e çdokujt shkon per gazetarët që kanë shoshitur njoftimet për shtyp të Donald Trump mbi pandeminë aktuale – pas orësh deklaratash bombastike, vetë-promovimi, kritikash, gënjeshtrash dhe spekulimesh të pamatura nga ana shkencore – për çdo dëshmi të simpatisë për ata që janë në dhimbje . Nuk është shokuese që shprehjet e kujdesit dhe dhembshurisë nga presidenti kanë zënë gjithsej më pak se pesë minuta, gjatë gjithë asaj kohe.

Në fund të fundit, një burrë që tallte një gazetar me aftësi të kufizuara dhe mburrej për kapjen e grave nuk u zgjodh për thellësinë e mirësisë së tij dhe pastërtinë e ndërgjegjes së tij morale. Dhe duket jorealisht optimiste të shpresosh që ekstremiteti i kësaj krize të ketë frymëzuar, për udhëheqësin tonë, një ndryshim të thellë dhe thelbësor të zemrës.

Me sa duket, pak politikanë kërkojnë (dhe janë zgjedhur për) postin prej një dhembshurie të tepërt. Edhe ata që i përgjigjen katastrofës në mënyra më të përshtatshme “njerëzore” – George W Bush duke mbajtur zi për viktimat e 11 shtatorit, Obama duke u përlotur në vendin e sulmit të shkollës Sandy Hook – kanë qenë të kufizuar në simpatitë e tyre; pati një ceremoni tw vogwl pikwllimi për viktimat e pafajshme të sulmeve tona të bombave dhe dronëve në Lindjen e Mesme.

E megjithatë nuk mund të pushojmë së menduari se sa më pak të shqetësuar do të ishim nëse një i rritur humanist, kompetent e i informuar mirë do të ishte duke marrë vendime që na prekin të gjithë ne. Megjithëse kemi mësuar që Franklin Delano Roosevelt largoi refugjatët nga Evropa e Hitlerit, ne ende mund të imagjinojmë se sa ngushëlluese ishte, për ata që jetuan gjatë Depresionit të Madh, të dëgjonin fjalimet e tij në radio duke përvetësuar mesazhin e tyre të sigurimit dhe shpresës, vendosmërinë e tij për kuptuar dhe zbutur vuajtjet e kombit.

Përçartjet e zemëruara të Trump janë e kundërta e vendosmërisë së qetë të Roosevelt. Megjithatë, në fund të fundit, dështimi i empatisë së presidentit është më pak shqetësues sesa mënyrat të cilat duket se kanë efekt te përkrahësit e tij. Ai dhe aleatët e tij e kanë përshtatur përgjigjen tonë ndaj krizës në drejtim të politikës partizane, për të nënkuptuar (pasaktësisht, siç sugjerojnë sondazhet) që konservatorët e ashpër janë të etur për t’u rikthyer në punë më shpejt sesa progresistët frikacakë që duan të qëndrojnë në shtëpi.

Protestuesit armëmbajtës që sulmuan ndërtesat e kapitolit në Michigan dhe Wisconsin duke valëvitur flamuj e duke mos mbajtur maska në menyrë sfiduese duket se e mbështesin këtë pikëpamje. Kjo, gjithashtu, është një situatë që mund të ishte qetësuar nga një president i cili lëshon simpati, i cili i bind dëgjuesit e tij, siç bëri Roosevelt, që dhimbja e atyre që kanë humbur punën dhe biznesen ndahet me të gjithë. Në vend të kësaj, ne shohim përpjekjet e Trump për të ushqyer zemërimin dhe hidhërimin, sepse ai mendon se kjo mund të ndihmojë në forcimin e bazës së tij.

Mund të jetë që polarizimi i thelluar në vend – dyshimi, padrejtësia dhe tërbimi që presidenti po deklamon dhe inkurajon – është më pak politik sesa shpirtëror. Këto ndarje shkojnë më thellë se sa mënyra si votojmë; ato shprehin bindjet tona thelbësore për përgjegjësinë tonë ndaj atyre me të cilët ndajmë këtë periudhë ​​të shkurtër në këtë planet të dëmtuar. Ashtu sic redaktori i Slate, Tom Scocca postoi në Twitter: “Konservatorët tani janë kushtëzuar të besojnë se të menduarit për nevojat apo interesat e njerëzve të tjerë në çfarëdo mënyre është tirani sipas përkufizimit,” një mendim i përsëritur nga Emily Raboteau në Huffington Post: “Unë nuk mund të debatoj me dikë që ta detyroj t’i interesojë për atë që ndodh me qeniet e tjera njerëzore.”

Kjo ide se empatia dhe altruizmi janë shprehje dobësie dhe naiviteti nuk është asgjë e re; është themeli i Objektivizmit të romancierit Ayn Rand dhe mori një nxitje të madhe gjatë viteve të Reagan-Bush, kur ekonomia “rrëzimi poshtë” bëri pak për të frenuar problemin në rritje i mungesws sw strehimit. Por kurrë nuk është dukur kaq virulente sa sot, mbase sepse asnjëherë nuk është mbrojtur aq hapur – demonstruar aq qartë – nga Presidenti ynë. Është e vështirë të mendosh për ndonjë gjë më të korruptuar apo korruptuese sesa të krenohesh me suksesin e dikujt kur (në kohën që shkruaj këtë) më shumë se 60,000 amerikanë kanë vdekur nga Covid-19.

Ajo që është më e frikshme për mua është se mungesa e empatisë – egoizmi, pakënaqësia, shpresa se të tjerët do të vuajnë edhe më shumë sesa ne po vuajmë – është në vetvete një lloj virusi: ngjitës, i rrezikshëm, ndoshta edhe vdekjeprurës. Kam dëgjuar njerëz që thonë se protestuesit e Wisconsin dhe Michigan – duke bërtitur krah për krah, duke refuzuar të respektojnë rregullat e thjeshta të distancimit shoqëror – nuk do e kuptojnë se sa thellë Trump i ka tradhtuar ata derisa ata vetë të kontraktojnë virusin të cilin janë inkurajuar ta minimizojnë. Unë madje kam dëgjuar të thuhet se sa e padrejtë është që politikanët tanë mbipeshë, jo ne formë – shumë mendjemëdhenj për të mbajtur një maskë, duke kundërshtuar hapur këshillat shkencore dhe parimet e  – kanë rezultuar imun ndaj sëmundjes që ka vënë poshtë shumë njerëz të mirë, bujarë.

Por deklarata të tilla jehojnë mungesën e dhembshurisë që Trump, me tweet dhe me shembull, po na inkurajon të ndiejmë. Është bërë diçka tjetër për t’u shmangur. Nuk dua të uroj që dikush ta mësojë atë mësim të veshtirë, në atë mënyrë veçanërisht të vështirë: as qeveritarët që hapin shtetet e tyre për biznes para se të jenë të sigurt, as demonstruesit në hapat e kapitolit shtetëror, as presidenti ynë. Megjithë zemërimin tim, zhgënjimin dhe frikën time, unë ende nuk mund ta bëj veten të pretendoj se vuajtja është sukses.

Është e vështirë të imagjinohet ndonjë gjë më groteske sesa përdorimi i pandemisë si një justifikim për të çuar më tej fushatën në vazhdim për të ndarë familjet dhe për të përjashtuar azilkërkuesit dhe imigrantët e tjerë.

Marrë dhe përkthyer nga The Guardian

(DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll
Editorial 2 Maj 2020, 05:46

Falënderimi i takon Vuçiqit

Kosovë- Ia gërditën shtetin popullit sa ta kujtojë me mall Jugosllavinë, apo ta dëshirojë atë! U arsyetuan investimet e Shërbimit Sekret Serb, që nëpërmjet lake...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj