LIVE UPDATES
Editorial

“Sokol Berberi Vs Ardian Dvorani, dy anët e së njëjtës medalje”, Klodiana Lala: Pse gjyqtari qëndron peng i një karrig

6 Maj 2020, 13:41 Nga DOSJA
“Sokol Berberi Vs Ardian Dvorani, dy anët e së njëjtës

Më duhet të sqaroj që në fillim, që Sokol Berberin se kam takuar asnjëherë personalisht dhe skam njohje direkte me të. Sigurisht, që e kam njohur atë si profesionist përmes vendimeve, sidomos në ato raste kur ka dalë pakicë, sepse aty kupton (gjithmonë sipas meje) edhe më qartë mendimin e një gjyqtari kushtetues. Ditët e fundit, teksa shfletoja dokumenta, shkresa, ligje, etj etj, për të kuptuar më shume rreth insistimit të Ardian Dvoranit, për të qëndruar me çdo kusht në karrigen e anëtarit të gjykatës së Lartë, e për rrjedhojë edhe në krye të KED, më doli përpara syve letra e dorëheqjes së Sokol Berberit nga anëtar i gjykatës Kushtetuese në 2017. Ja çfarë thotë ai konkretisht: “Largimin tim nga detyra e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese e mbështes në arsyet si më poshtë vijojnë: Siç jam shprehur me mendimin në pakicë në vendimin e GJ-së, 41/2012, neni 125 i Kushtetutës, duke vendosur në mënyrë të qartë një kohëzgjatje të caktuar të mandatit kushtetues, përbën një nga faktotët që garantojnë pavarësinë e gjykatës.

Një mandat kushtetues i parashikuar specifikisht në kohëzgjatje shmang rrezikun e influencës dhe presioneve politike ndaj gjyqtarit, duke qenë se këtij të fundit i garantohet kohëzgjatja dhe paprekshmëria e mandatit. Rregulli i vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të gjyqtarit Kushtetues, deri në emërimin e pasardhësit të tij, i parashikuar ne nenin 125/7 të Kushtetutës, garanton mbi të gjitha funksionimin e normal të gjykatës.

Në përputhje me frymën e Kushtetues, qëndrimi në detyrë i gjyqtarit Kushtetues deri në emërimin e pasardhësit te tij, nënkupton respektimin e tre parakushteve: së pari, organet kushtetues, duhet të ushtrojnë vullnetin e tyre nëpërmjet akteve përkatëse, brenda kompetencave që u janë dhënë nga Kushtetuta; së dyti, këto organe duhet të veprojnë brenda një kohe të arsyeshme, dhe sipas një procedurë transparente ku janë të përcaktuara në mënyrë të qartë afatet kohore të domosdoshme për mbylljen normale të procedurës së emërimit të gjyqtarit të ri; dhe së treti, vazhdimësia e gjyqtarit në detyrë duhet të kuptohet dhe zbatohet si një vazhdimësi, brenda një kohëzgjatje të arsyeshme.

Unë, vlerësoj se deri në këto momente, nuk janë respektuar kushtet e mësipërme dhe nuk ka një situatë të parashikueshme për përfundimin e këtij procesi. Mosveprimi në kohë i organeve përkatëse të ngarkuara nga Kushtetuta, mund të bëhet shkak për krijimin e një ndikimi të papërshtatshëm të gjyqtarët kushtetues. Në këto kushte, duke patur bindjen se vazhdimi i qëndrimit në detyrën e gjyqtarit kushtetues nuk mbështetet në kërkesat dhe frymën e dispozitave kushtetuese përkatëse dhe në përkushtimin për ruajtjen e legjitimitetit dhe të autoritetit të Gjykatës Kushtetuese, jap dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit Kushtetues”.

Të kthehemi të rasti “Dvorani”. I emëruar në detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë në 2005, Ardian Dvoranit, i ka përfunduar mandati në 2014. Prej 6 vitesh, ai qëndron në detyrë pa mandat, duke argumentuar se po zbaton pikë për pikë Kushtetutën dhe ligjin, në pritje të zëvendësuesit të tij. Nisur nga letra e Berberit, kupton se nuk mjafton vetëm zbatimi pikë për pikë i neneve të Kushtetutës, pasi akti themeltar i shtetit ka edhe frymë, që shpesh tejkalon normat e ngurta. Në këto 6 vite kanë rrjedhur shumë ujëra, janë artikuluar akuza dhe kundër akuza mes palëve duke patur në fokus Ardian Dvoranin, duke e çuar atë deri në dyert e SPAK. Personalisht hyj në listën e atyre personave që mendoj se Ardian Dvorani duhet të largohet.

Më këtë nuk u jap të drejtë akuzuesve të tij (në rastin konkret Presidenti Ilir Meta apo dhe të tjerë), të cilët mund të ndodhë të kenë edhe interesa okulte. Po përpiqem ta shoh çështjen pak më gjerë. Është e vërtetë, që jo për fajin e Dvoranit, ai nuk është zëvendësuar nga një gjykatës i ri. Por, kjo nuk i jep apsak të drejtë të zaptojë një karrige. Sepse siç shkruan Berberi: “Mosveprimi në kohë i organeve përkatëse të ngarkuara nga Kushtetuta, mund të bëhet shkak për krijimin e një ndikimi të papërshtatshëm të gjyqtarët kushtetues”. Me të drejtë mua më lind dyshimi, se Ardian Dvorani mund të ndikohet në mënyrë të papërshtatshme në ushtrimin e detyrës. duke qëndruar në detyrë në kushte të tilla, mes akuzash dhe dyshimesh të forta, qëndrimi i Dvoranit në detyrë, më shumë po e dëmton punën në Gjykatën e Lartë dhe KED, sesa po e çon përpara atë. Por më së shumti po dëmton ecurinë e Reformës në Drejtësi.

“Vazhdimi i qëndrimit në detyrën e gjyqtarit kushtetues nuk mbështetet në kërkesat dhe frymën e dispozitave kushtetuese përkatëse dhe në përkushtimin për ruajtjen e legjitimitetit dhe të autoritetit të Gjykatës Kushtetuese, jap dorëheqjen nga funksioni”, arsyeton Berberi.

Në fakt, a nuk duhej që edhe Ardian Dvorani të arsyetonte në këtë mënyrë sigurisht në zbatim të Kushtetutës e ligjit? Këtë përgjigje duhet ta japë vetë ai, sikurse duhet të shpjegojë dhe arsyet përse qëndron peng i një karrigeje duke kryer një detyrë dhe “shërbim” ta pakërkuar, siç tha dje në mbledhjen online, një nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Derisa Ardian Dvorani të flasë, një gjë duhet kuptuar: vërtetë është LIGJI, por është edhe MORALI. Disa zgjedhin të ikin më kokën lart, të tjerë….!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ardian dvorani klodiana lala sokol berberi ardian dvorani klodiana lala sokol berberi

Sondazh

Poll
Editorial 2 Maj 2020, 05:46

Falënderimi i takon Vuçiqit

Kosovë- Ia gërditën shtetin popullit sa ta kujtojë me mall Jugosllavinë, apo ta dëshirojë atë! U arsyetuan investimet e Shërbimit Sekret Serb, që nëpërmjet lake...

Editorial 25 Prill 2020, 12:58

“Bravo i koft valla!” – Merkelmania

“Mediat në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë atë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë b...

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën