Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dënuar dhunën e shkaktuar tek sheshi “Skënderbej” ndaj protestuesëve të shoqërisë civile. Në fjalën e tij, Basha është shprehur se dhuna e ushtruar ishte tipike e një regjimi, duke shtuar se po shkelej e drejta kushtetuese për të protestuar.
Gjatë një konference me gazetarët, Basha shtoi se asnjë faqkeqësi natyrore nuk mund të hiqte të drejttat dhe liritë e njeriut.
PJESË NGA BISEDA:
Pyetje: Në këto momente në sheshin “Skënderbej” policia po ushtron terror ndaj disa bashkëqytetarëve të cilët po protestojnë kundër ndryshimeve në Kodin Penal. Është ushtruar dhunë ndaj disa personave, janë shoqëruar disa të tjerë. Keni një koment, pasi këta persona rrezikojnë të ndëshkohen me ndryshimet e reja në Kodin Penal?
Lulzim Basha: Dua ta dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë sjellje prej regjimi. Kjo është një shkelje e të drejtave elementare të njeriut. Ky lloj trajtimi që i bëhet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore njerëzve që po protestojnë për të drejtat dhe liritë e tyre themelore kushtetuese, nuk ka vend, nuk ka gjasë të ndodhë në një vend që pretendon të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Kjo është një ngjarje tipike për një regjim, i cili edhe shtetin, edhe ekonominë e ka vendosur në funksion të një grushti njerëzish. Protesta e qytetarëve është një liri e patjetërsueshme. Asnjë gjendje e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtën për të protestuar. Natyrisht si kudo tjetër qytetarët marrin masa për të respektuar distancën dhe për të siguruar kushtet e higjienës personale në mënyrë që të mos shkelen ato udhëzime që kanë të bëjnë me shëndetin. Por nëse këto kushte zbatohen asnjë shtet përveç diktaturave nuk ka të drejtë të kufizojë liritë dhe të drejtat e njeriut, ku e drejta për të protestuar, e drejta për t’u mbledhur dhe për të ngritur zërin është elementare. Ndaj dua ta dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë që po raportoni se po ndodh dhe ju siguroj që menjëherë pas kësaj konference për shtyp do ta ndjekim hap pas hapi.
Shpërndahet me dhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët janë mbledhur për të protestuar, kanë mbërritur disa furgona policie. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe juristen Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Me rastin e “Ditës së Europës”, kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca kanë zhvilluar sot një konferencë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në konferencën me ambasadorin e BE-së në Shqipëri në kuadër të Ditës së Europës, është pyetur lidhur me takimet për dyert e ...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot në ambientet e selisë blu një bashkëbisedim me gazetarët. I pari ky pas pandemisë, me masa...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë emrin se kush do të jetë kryenegociatori i Shqipërisë për Intregrimin në BE. Rama ka bërë me dije se bëhet djalë për...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur të gjitha akuzave lidhur me ndërhyrjen në fondet e BE-së. Në fjalën e tij, Rama tha se ato para nuk mund t...
TIRANË- Lulzim Basha e quajti sot bashkinë e Tiranës, ”lavatriçen e parave të pista të drogës”. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e politikës, B...
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur pas procedimit nga policia për takimin me fermerët në Divjakë ditën e djeshme. Në një lidhje ‘skype’ Salianji tha p...