LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’jam malësor…Shoferi më shau me nderin e familjes”/ Stjuart Smakaj “zbërthehet” për vrasjen e shokut: Gledisi

22 Gusht 2020, 08:23 Nga DOSJA
“S’jam malësor…Shoferi më shau me nderin e

SHKODËR- Zbardhet dëshmia e plotë e Stjuart Smakaj, 23-vjeçarit që vrau me armë zjarri gabimisht shokun e tij, Gledis Kraja. Gazetari Elton Qyno ka publikuar sot në Shqiptarja.com dëshminë e plotë të Smakajt, i cili ai ka treguar gjithë ngjarjen, që nga momenti që Kraja i dha pistoletën dhe deri tek vrasja.

Sipas Smakajt, pas sherrit të parë me punëtorët e mobilerisë, shoku i tij Gledis Kraja i dha një pistoletë që të vetëmbrohej.  “Mbaje ta kesh aty, e të ruash veten…”, mësohet se i ka thënë Kraja shokut të tij në momentin që i ka dorëzuar armën. Smakaj, i është përgjigjur me fjalët “…nuk na duhet gjë arma, se nuk vjen kush…”. Më pas ai e ka marrë pistoletën dhe futur në një çantë të bardhë, duke e mbajtur të fshehur në banesë.

Ai ka treguar më tej se sherri nisi mes vëllait të tij, Sebastianit dhe punëtorit të mobilerisë, për parkingun e kamionit. Sapo ka parë të vëllain që është goditur nga punëtori ai ka marrë armën dhe ka gjuajtur nga kati i dytë i banesës, por disa nga plumbat zunë shokun e tij.

Pas ngjarjes së rëndë, autori është larguar për në mal, por kur mori vesh se kishte vrarë shokun ai vendosi të vetëdorëzohej. Duke iu referuar dëshmisë i riu ka mbërritur i përlotur në Polici dhe ka treguar se sherri nisi pasi punëtori i mobinerisë e shau nga familja.

Rrëfimi: 

Pyetje: Më datën 17 gusht 2020 rreth orës 21:40 keni vrarë me armë zjarri Gledis Krajën, në afërsi të banesës suaj në “Qafëardhi” në lagjen “Danjel Matlija” të qytetit të shkodres, çfarë di ti personalisht në lidhje me këtë fakt për të cilin pyetesh?

Përgjigje: Pyetjen e dëgjova dhe e kuptova, dhe në lidhje me këtë fakt për të cilin pyetem shpjegoj se: “…në datën 17 gusht 2020 vëllai im Sebastian Smakaj, kishte porositur disa mobilje për shtëpinë tonë ”karrige”. Rreth orës 19:00 firma që vëllai im kishte porositur mobilje, erdhi tek pallati jonë ku ne jetojmë, e cila ishte një kamjonçin me ngjyrë jeshile e të bardhë, dhe shoferi i kësaj makine nuk e parkoi mjetin ashtu siç duhet. Dhe shoferit të cilit nuk ja di emrin por me shoferin ka folur vëllai im Sebastjan Smakaj, i cili ndër të tjera me sa kujtoj unë, i ka thënë shoferit parkoje mjetin ashtu siç duhet se këtu kalojnë edhe makina të tjera dhe ke bllokuar rrugën. Më pas shoferi filloj duke bërtitur me zë të lartë e duke thënë se unë nuk jam malsor. Më pas shoferi filloj duke folur përsëri me zë të lartë dhe në atë kohë ka ardhur një femër, e cila ishte e shoqëruar me ta dhe i ndau vëllain tim Sebastianin me shoferin, të cilit nuk ja di emrin. Pasi shkarkuam pakon e mallit (mobiljet) u nisën dhe nuk e di adresën e saktë se ku shkuan dhe kur shikuam me vemëndje e kontrolluam mallin, pamë se kishim mangut dhe na mungonin dy karrige nga porosija që kishte bërë vëllai im, Sebastjan Smakaj. E me sa kujtoj unë pronarët e mobiljeve kanë ardhur edhe një herë tjetër, ku në këtë makinë, me sa kujtoj unë kanë qenë dy persona shoferi që ishte herën e parë dhe një djalë tjetër, të cilin nuk e njofta. Kanë ulur karriget në tokë dhe më pas kanë hipur në makinë. Në atë kohë unë po parkoja motorin dhe shoferi rrinte duke më parë mua, e më tha: “…pse më sheh…”.Unë ju përgjigja shoferit, “…a e ke seriozisht…?”. Ai më pas më shau me nderin e familjes sime, në këtë moment unë e ndieva veten të ofenduar dhe nga mosha ime e re dhe në gjaknxehtësi, e sipër ju turra shoferit dhe e godita dy herë me grushta. Në kohën e momentin të goditjes me grusht shoferi ishte në makinë, e më tha: “…më prit se erdha këtu, e keni për të më njohur mua…” dhe iku. Gjatë kësaj kohe shoku im, Gledis Kraja më solli armën e zjarrit e më tha ruju mos të vrasin. Gledisi ma solli armën pasi unë dhe Gledisi ishim shokë të ngushtë, pasi jemi rritur bashkë me njëri-tjetrin.Unë i thash Gledisit: “…nuk na duhet gjë arma se nuk vjen kush…” dhe Gledisi më tha përsëri: “…mbaje ta kesh aty, e të ruash veten…”. Më pas mora armën e zjarrit dhe e futa në banesë në katin e dytë pa më parë pjestarët e familjes, dhe rreth orës 21:30, ka ardhur një grua e cila ka qenë në fillim në momentin e parë që na ka ndarë, dhe kjo gruaja ishte e shoqëruar me një djalë të ri. Gruaja kërkonte të fliste me ne për konfliktin e ngatresën që kishte ndodhur më parë, në atë kohë ka dalë vëllai im Sebastiani, i cili është më i madh se unë e më tha mua: “…mos del ti se po dalë unë, se jam më i qetë sesa ti…”. Në atë kohë doli vëllai im Sebastiani, e foli me atë gruan që erdhi tek banesa jonë, e nuk e di se çfarë ka folur vëllai im me ta, pasi unë isha në shtëpi. Në momentin që vëllai im Sebastiani, po fliste me atë gruan, ka ardhur një autoveturë “Ford” me ngjyrë të errët, ku targat nuk ja kujtoj dhe nga kjo makinë kanë dalë dy djem të rinj e shkuan në drejtim të vëllait tim Sebastianit. Unë nigjova zhurmë të madhe jashtë e duke më sharë vëllain tim, e duke shkuar në drejtim të makinës që kishin ardhur me të. Më pas mora armën e zjarrit, të cilën ma kishte dhënë më parë Gledis Kraja dhe e nxora nga një çantë me ngjyrë të bardhë, paditur se arma ishte e mbushur. Në atë kohë arma qëlloi me breshëri, dhe unë nuk kam parë gjë ma dhe nga tronditja kam filluar të dridhem, e nuk e dita si të shkoja aty. Më tej jam larguar nga vendi i ngjarjes e kam shkuar dhe kam fjetur në një mal që nuk ja di emrin, por kam fjetur aty. Sot në datën 18 gusht 2020 në mëngjes herët, kam mësuar faktin se kishte vdekur shoku im, Gledis Kraja, e duke qënë në këto kushte erda për tu dorëzuar në polici dhe ndihem shumë i penduar nga kjo vrasje, që më ndodhi. Gjë tjetër nuk kam për të deklaruar…

Stjuart Smakaj, më 17 gusht vrau gabimisht shokun e tij Gledis Kraja. Dy vëllezërit Smakaj u konfliktuan me shoferin e mobilerisë, Ardianin, për dy karrige dhe më pas për parkimin e kamionit. Gjatë sherrit të dytë, Sjuarti rrëmbeu armën dhe qëlloi në drejtim të shoferit të mobilerisë, plumbat zunë edhe Gledisin. Tashmë në kërkim janë shpallur edhe vëllai i Stjuartit, Sebastiani dhe babai i dy vëllezërve Smakaj. Këta të dy akuzohen se strehuan autorin pas krimit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet gledis kraja stjuart smakaj ekzekutohet gledis kraja stjuart smakaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj